Rezerva Federale e SHBA-se, sistemi bankar qendror amerikan, ka rritur për të tetën herë radhazi normën bazë të interesit, me 0,25 pikë përqindje. Aktualisht, norma bazë e interesit është në rangun nga 4,5 deri në 4,75%, ka njoftuar Rezerva Federale.
Rezerva Federale e rriti normën bazë të interesit me 0,75 pikë përqindjeje disa herë, por ngadalësoi ritmin në fund të vitit të kaluar, me një rritje të normës prej 0,5 pikë përqindjeje.
Të dhënat e fundit tregojnë se inflacioni i lartë në ekonominë më të madhe në botë është në tërheqje.
Rezerva Federale ka qenë e ashpër në trajtimin e inflacionit të lartë, i cili shpesh ka qënë më i larti në dekada. Së fundmi, norma e inflacionit në SHBA vazhdoi të bjerë, një shenjë e sukseseve të para të politikës strikte monetare.
Në dhjetor, çmimet e konsumit u rritën me 6,5% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.