Pas 20 vitesh diskutimesh, Greqia ka vendosur pro ndërtimit të autostradës Janinë – Kakavijë, duke shpallur kështu tenderin. Ky projekt ka qënë pjesë e diskutimeve në institucionet greke, por për ndërtimin e saj nuk ishte marrë kurr një vendim final. Ministri grek i Transporteve, Kostas Karamanlis tha se “ky është një projekt emblematik, i cili filloi të planifikohej dhe diskutohej para vitit 2005, por më së fundi u bë realitet.”
Autostrada 70 km e gjatë do të lehtësojë trafikun mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa një kilometër i saj do të kushtojë 4.5 milionë euro. Ajo është planifikuar për tu ndërtuar me të njëjtat standarde si autostrada e Kapshticë – Selanik, me dy korsi nga të dyja krahët, për të qenë një rrugë e nivelit A1 me pagesë.