Author: gazetar_1
Norma mesatare e interesit të depozitave në lekë ka shënuar rritjen më të lartë në 7 vitet e fundit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit për të gjitha depozitat me afat, në dhjetor arriti në 1.89%, në rritje për të gjashtin muaj radhazi. Krahasuar me një vit më parë, interesi i depozitave me afat në lekë është rritur me 1.22 pikë përqindje ose 182%. Ndërsa krahasuar me muajin mars, kur Banka e Shqipërisë nisi ciklin rritës të normës bazë, interesi mesatar i depozitave me afat në lekë është rritur me 1.19 pikë përqindje ose 170%.…
Pas tërmetit shkatërrues, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur gjendjen të jashtëzakonshme për 10 qytetet e prekura, si në Gaziantepi, Kahramanmarashi, Hatai, Osmanije, Adijamana, Malatia, Shanliurfa, Adana, Dijarbakër dhe Kilisi. Gjendja e jashtëzakonshme do vijoj për tre muaj pasi lekundjet sizmike kanë lënë pas mijra të vdekur e të plagosur. Në Turqi e Siri, deri më tani raportohen të kenë humbur jetën rreth 4800 persona dhe mbi 18 mijë raportohen të plagosur. Turqia ka numrin më të lartë të viktimave, me 3.381 të vdekur dhe 15.834 të plagosur. Ndërsa në Siri, raportohet për 1444 viktima dhe mbi 3000 të…
Janari ka qënë i mbarë për Gjirokastrën pasi ka shënuar rritje të numrit të vizitorve. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Gjirokastër njoftoi se “vizitat turistike në Kalanë e Gjirokastrës për periudhën 1-31 janar 2023 kanë ardhur duke u rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”. Gjatë këtij muaji kalaja e Gjirokastrës është vizituar nga 2,701 vizitorë ose 1,914 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2022. Kalaja e Gjirokastrës si histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës, përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336. Në këto vite, ajo ishte qendra e…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian do të mbështesin Shqipërinë kundër sulmeve kibernetike. Gjatë konferencës me temë “Sfidat e sigurisë kibernetike në Shqipëri”, ambasadoret e SHBA dhe BE, kanë garantuar mbështetje financiare me qëllim që Shqipëria të jetë e aftë te mbrojë veten ndaj sulmeve kibernetike. “Ju nuk jeni vetëm, SHBA janë me ju. Janë 50 milionë dollarë në mbështetje kundër sulmeve kibernetike të Shqipërisë dhe ky është vetëm fillimi. Ne kemi qenë duke punuar së bashku me sektorin e mbrojtjes për të forcuar këtë sektor me 25 milionë dollarë mbështetje. Ky është fillimi i asistencës”,- u shpreh…
Shfaqja “Antikiteti modern”, ka çelur sezonin artistik të baletit në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Spektatorët kanë ndjekur suitën nr. 3 të aries së mrekullueshme të Respighi-t dhe Pulcinella-ën e kompozitorit Igor Stravinsky. Koreografët e shfaqjes ishin Enada Hoxha dhe Gerd Vaso dhe përveç trupës së baletit, në shfaqje përcollën emocione të veçanta edhe këngëtarët lirikë Suada Gjergji, Xhieldo Hyseni dhe Matias Xheli. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti postoi në rrjetet sociale një album fotosh nga shfaqja e “Antikitetit modern”, duke e konsideruar si “suksesin më të fundit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit”. Kostumografia e “Antikitetit modern”…
Mbarë bota është solidarizuar me fatkeqësinë që ka përfshirë Turqinë e Sirinë, si pasojë e tërmetit të fuqishëm mëngjesin e kësaj të hëne. Liderët ndërkombëtarë janë shprehur se janë të gatshëm për t’iu gjendur pranë këtyre vendeve në këto momente të vështira. Grupet e para të kërkim-shpëtimit u nisën nga Holanda. Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden Biden shkruan se ka dërguar një ekip për të monitoruar situatën dhe për të dhënë ndihmën e nevojshme. “Jam thellësisht i pikëlluar për humbjen e jetëve dhe shkatërrimin e shkaktuar nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Unë e kam drejtuar ekipin tim që të…
Kadastra se shpejti do të nis edhe me dixhitalizimin e hartave krahas atij të arkivave. Është mbështetja e Bashkimit Evropian ajo që do të mundësoj edhe këtë projekt. Përfaqësues të Delegacionit të BE-së në Tiranë, Hubert Perr, drejtor i Bashkëpunimit dhe Peter Danis, menaxher i projektit “BE për të Drejtat e Pronësisë” vizituan këto ditë Qendrën e Kadastrës Dixhitale në ASHK. Përfaqësuesit e Delegacionit të BE-së u njohën nga afër me proceset e punës që realizohen në këtë Qendër, në mënyrë të veçantë me procesin e dixhitalizimit dhe skanimit të dokumentacionit dhe arkivit të pasurive të paluajtshme, proces i cili…
Parlamenti slloven bëhet i pari shtet në Evropën Lindore që i hap rrugë martesave brenda të njejtit seks, gjithashtu edhe birësimit të fëmijve për familjet e reja. Amendamenti i ligjit për familjen u miratua ditën e martë nga 48 deputetë, 29 kundër dhe 1 abstenim. Qeveria e Estonisë iu afrua më së shumti në vitin 2016 duke rënë dakord të njohë sindikatat e të njëjtit seks të krijuar në vende të tjera. Kroacia, Republika Çeke, Hungaria dhe Mali i Zi kanë ligje që krijojnë partneritete civile të të njëjtit seks – dhe në Hungari, madje edhe të folurit për homoseksualitetin para fëmijëve…
Manekini i një gruaje shtatëzënë dhe një shirit kartmonedhash, ishin simbol që disa aktivistë të shoqërisë civile kishin zgjedhur për të protestuar ndaj vdekjes së dy nënave të reja në martenitet. Vdekja e dy grave brenda një jave për aktivistët tregon se sistemi është në kolaps jo vetëm në kapacitete dhe shërbim, por edhe në një kolaps vlerash dhe mosrespektimi të të drejtave themelore të njeriut. Ndryshimet në nenin 96, të Kodit Penal në vitin 2019 me uljen e dënimit nga 5 vite në 2 vite për mjekim të pakujdesshëm për aktivistët duhen amenduar pasi rastet janë shtuar. “Pas ndryshimeve të…
Dëshironi të vizitoni një tjëtër destinacion turistik të Shqipqrisë ku flora e fauna është e larmishme? Mjafton që një fundjavë të udhëtoni drejt Maliqit, vetëm 10 km larg Korçës, për të parë nga afër pyllin e fazanëve. Pylli i fazanëve është një nga atraksionet më interesante në juglindje të vendit. Me një peizazh fantastik, ky pyll gëzon statusin e monumentit natyror, ndërsa fazanët janë simboli i monumentit të natyrës. Sot ky pyll është streha e fazanëve, sorkadheve, lepujve të egër, dhelprave, është pylli i plepave, shelgut, blirit, pishës dhe bredhit. Ajri i pastër, peizazhi mahnitës, gjelbërimi të shoqërojnë kudo në…
