Pas tërmetit shkatërrues, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur gjendjen të jashtëzakonshme për 10 qytetet e prekura, si në Gaziantepi, Kahramanmarashi, Hatai, Osmanije, Adijamana, Malatia, Shanliurfa, Adana, Dijarbakër dhe Kilisi.
Gjendja e jashtëzakonshme do vijoj për tre muaj pasi lekundjet sizmike kanë lënë pas mijra të vdekur e të plagosur. Në Turqi e Siri, deri më tani raportohen të kenë humbur jetën rreth 4800 persona dhe mbi 18 mijë raportohen të plagosur. Turqia ka numrin më të lartë të viktimave, me 3.381 të vdekur dhe 15.834 të plagosur. Ndërsa në Siri, raportohet për 1444 viktima dhe mbi 3000 të plagosur. Operacioni i kërkim shpëtimit po punon pa ndalim me shpresën që të shpëtohen sa më shumë qytetar.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se deri më tani, 70 shtete kanë ofruar ndihmë për të kërkuar të mbijetuar të tërmeteve. Ai tha se shteti po planifikon të hapë hotelet në zonën e Antalisë për të strehuar njerëzit e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Bashkimi Evropian njoftoi se do të dërgojë mbi 1.000 shpëtimtarë dhe qen për të kërkuar të mbijetuar në Turqi. Njësitë janë nga 19 shtete evropiane, përfshirë edhe dy shtete që nuk janë pjesë e BE-së, Shqipëria dhe Mali i Zi.