Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

“Shikoni protestat që Jared Kushner ka shkaktuar në Shqipëri. Kjo mund të jetë një dritë shprese për Evropën”

16:12 - Qershor 8, 2026

Tatimet: Deri më 30 qershor dorëzoni deklaratat e padorëzuara për të shmangur gjobat

15:23 - Qershor 8, 2026

Hyjnë në fuqi rregullat e reja për aktivitetet kulturore në kala, parqe arkeologjike dhe qendra historike

14:11 - Qershor 8, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Tatimet: Deri më 30 qershor dorëzoni deklaratat e padorëzuara për të shmangur gjobat

15:23 - Qershor 8, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Pas përfundimit më 5 qershor të afatit për aplikimet në kuadër të Paqes Fiskale për biznesin e madh, Administrata Tatimore ka kthyer vëmendjen te një tjetër mundësi lehtësuese që ofron ligji i miratuar në fund të vitit të kaluar për fshirjen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore të papaguara.

Në një njoftim zyrtar, Tatimet u kanë bërë thirrje të gjithë tatimpaguesve që kanë deklarata tatimore të padorëzuara për periudha deri më 31 dhjetor 2024, t’i dorëzojnë ato jo më vonë se data 30 qershor 2026, për të përfituar nga fshirja e gjobave të vendosura për mosdeklarim në afat.

Sipas Administratës Tatimore, në zbatim të ligjit nr. 86, datë 12 dhjetor 2025, si dhe të Udhëzimit nr. 11, datë 14 maj 2026, objekt i fshirjes janë edhe dënimet administrative të lidhura me deklaratat e padorëzuara, me kusht që këto deklarata të paraqiten brenda afatit të përcaktuar.

Kjo do të thotë se bizneset dhe individët që kanë lënë pa dorëzuar deklarata të ndryshme tatimore për periudha të kaluara, mund të eliminojnë penalitetet e krijuara ndër vite nëse formalizojnë situatën e tyre deri në fund të këtij muaji.

Administrata Tatimore thekson se pas datës 30 qershor 2026, gjobat për mosdeklarim në afat nuk do të përfitojnë më nga skema e fshirjes apo shuarjes së detyrimeve, edhe nëse deklaratat dorëzohen më vonë. Për këtë arsye, tatimpaguesit ftohen të verifikojnë situatën e tyre në sistemin elektronik e-Filing dhe të identifikojnë çdo deklaratë të padorëzuar.

Njoftimi vjen në një moment kur pritet që Administrata Tatimore të publikojë edhe bilancin e parë të zbatimit të Paqes Fiskale. Afati për aplikimet e biznesit të madh përfundoi më 5 qershor dhe tashmë interesi është përqendruar te numri i aplikimeve të depozituara dhe vlera e detyrimeve që pritet të përfshihen në këtë proces.

Ligji nr. 86/2025 është konsideruar si një nga ndërhyrjet më të gjera fiskale të viteve të fundit, pasi përveç skemës së Paqes Fiskale, parashikon edhe fshirjen ose shuarjen e një sërë penalitetesh, gjobash dhe detyrimesh të vjetra, me synimin për të pastruar marrëdhëniet fiskale mes administratës dhe tatimpaguesve.

Me më pak se një muaj nga mbyllja e afatit, Tatimet po kërkojnë të nxisin bizneset dhe individët që të përfitojnë nga kjo mundësi e fundit për të rregulluar detyrimet deklarative dhe për të shmangur kostot shtesë që do të mbeten në fuqi pas 30 qershorit. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
deklaratat gjobat shmangur tatimet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Hyjnë në fuqi rregullat e reja për aktivitetet kulturore në kala, parqe arkeologjike dhe qendra historike

14:11 - Qershor 8, 2026

Inflacioni po tejkalon rritjen e pagave në Evropë: Ku po humbasin më shumë punëtorët?

12:09 - Qershor 8, 2026

Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!

12:03 - Qershor 8, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tatimet: Deri më 30 qershor dorëzoni deklaratat e padorëzuara për të shmangur gjobat

gazetar_115:23 - Qershor 8, 20260

Pas përfundimit më 5 qershor të afatit për aplikimet në kuadër të Paqes Fiskale për…

Hyjnë në fuqi rregullat e reja për aktivitetet kulturore në kala, parqe arkeologjike dhe qendra historike

14:11 - Qershor 8, 2026

Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!

12:03 - Qershor 8, 2026

Inflacioni ngjitet në 3% në maj, transporti dhe qiratë shtyjnë çmimet lart

11:07 - Qershor 8, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:23 - Qershor 8, 2026

Tatimet: Deri më 30 qershor dorëzoni deklaratat e padorëzuara për të shmangur gjobat

14:11 - Qershor 8, 2026

Hyjnë në fuqi rregullat e reja për aktivitetet kulturore në kala, parqe arkeologjike dhe qendra historike

12:03 - Qershor 8, 2026

Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!

“Shikoni protestat që Jared Kushner ka shkaktuar në Shqipëri. Kjo mund të jetë një dritë shprese për Evropën”

16:12 - Qershor 8, 2026

Tatimet: Deri më 30 qershor dorëzoni deklaratat e padorëzuara për të shmangur gjobat

15:23 - Qershor 8, 2026

Hyjnë në fuqi rregullat e reja për aktivitetet kulturore në kala, parqe arkeologjike dhe qendra historike

14:11 - Qershor 8, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter