Author: gazetar_1
Pas publikimit të lajmit në media për rritje të çmimit të produkteve të bulmetit, përkatësisht djathit dhe gjalpit, Autoriteti i Konkurencës ka nisur monitorimin në terren të tregut të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të qumështit. Në njoftimin zyrtar Autoriteti sjell në vëmendje të ndërmarrjeve të përpunimit të qumështit se, shkelja e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës” përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet me gjobë, në masën deri në 10 për qind të xhiros së vitit financiar paraardhës të ndërmarrjeve të përfshira në marrëveshje të paligjshme. Njoftimi i plotë: Autoriteti i Konkurrencës, nisur nga disa informacione të bëra publike…
Yield-et e obligacioneve 7 vjeçare pësuan një rënie të ndjeshme në ankandin e kësaj jave. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i uniform dhe kuponi i këtyre instrumenteve shënoi nivelin 6%, ndërkohë që në ankandin e mëparshëm, në dhjetor të vitit të kaluar, yield-i mesatar kishte qenë 7.98% ose gati dy pikë përqindje më i lartë. Kuponi i obligacionit rezultoi madje ndjeshëm më i ulët se kuponi indikativ prej 6.5%, i paraqitur para ankandit nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Pjesëmarrja e investitorëve në ankand ishte mjaft e lartë, me një shumë totale të kërkuar prej gati 5.3 miliardë…
Raportimet zyrtare tregojnë se numri i përkohshëm i viktimave të tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën tani tejkalon 11 000 persona. Në Turqi, 8 574 trupa janë nxjerrë nga rrënojat sipas AFAD-it, një organizatë turke ndihmash, dhe 2 547 të vdekur janë në Siri, sipas autoriteteve dhe mjekëve. Zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay, nga ana e tij, njoftoi se 380 500 persona të prekur u strehuan në konviktet e Ministrisë së Arsimit dhe të Ministrisë së Rinisë dhe Sporteve. Oktay tha se një personel prej 3 294 personash të kërkim-shpëtimit arritën në Turqi nga Azerbajxhani dhe Rusia. ”Ne po…
Për të ruajtur freskinë e perimeve, frutave apo dhe ushqimeve të tjera, na është bërë zakon që shpesh t’i fusim në frigorifer. Por disa ushqime nuk e kanë aspak vendin aty, ja cilat janë ato: Bananet Ato kanë nevojë që qëndrojnë në temperaturën e dhomës për dy arsye: Temperaturat e ngrohta ndihmojnë frutat të mbarojnë procesin e pjekjes (në rast se janë ende të gjelbërta) dhe drita dhe ajri ngadalësojnë kalbjen. Kafja Ka më shumë gjasa të marrë shije të tjera nga produktet përreth saj. Në vend të kësaj, mbajeni në një enë të mbyllur, në raft larg rrezeve të…
“Bëhuni gati! Fantazoni bukur kombinimin tuaj të karaktereve të targës”, këtë ka njoftuar në rrjetet sociale Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhja. Brenda muajit shkurt të këtij viti nis shërbimi risi i targave të personalizuara, kategoria me kompozim online dhe kundrejt tarifave speciale, ku do të mundësohen kombinime me 5 deri 7 karaktere, që do të përfshijnë minimumi 2 numra dhe hapësirat standarde, në formatet aktuale të targave të automjeteve, duke u konfirmuar së pari nga komisioni përkatës. Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhja bëri të ditur se, të ardhurat nga ky shërbim do të shkojnë për përballimin e…
Moti i ftohtë që ka përfshirë vendin ka shkaktuar problematika në shkolla për shkak se ato vuajnë nga mungesa e sistemit të ngrohjes. Në disa shkolla të qarkut Dibër si dhe në Devoll ku temperaturat kanë qënë më të ulta, orët e mësimit janë reduktuar me 10 minuta. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka kërkuar pajisjen me ngrohje për 28 shkolla. “Për sa i takon situatës në terren dhe raportimeve në mënyrë të vazhdueshme nga zyrat arsimore, kemi kërkuar në mënyrë urgjente pajisjen me sistem ngrohjeje të 28 shkollave nga ana e bashkive respektive. Ngrohja e institucioneve arsimore bëhet në disa…
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka njoftuar se për muajin janar ka refuzuar të kalojë 5 494 mjete nga 15780 që janë paraqitur për testim. Shkak për këtë refuzim janë bërë mangësitë funksionale në sistem drejtimi e frenimi, apo problematika në shkarkimin e gazrave, rrjedhje vaji, ulje kilometrazhi etj. Ndërkohë DPRRTSH theksoi se, në muajin janar, 553 mjete me vjetërsi mbi 22 vjet janë çrregjistruar përgjithmonë. DPRRTSH kujton drejtuesit e mjeteve se ndalohet rreptësisht, ulja e kilometrazhit, odometri jofunksional, ndryshimi konstruktiv dhe errësimi i xhamave pa certifikim, orvatjet për mitmarrje.
Në shënjë solidariteti për shkak të termetit tragjik që ra në Turqi, selia qëndrore e NATO-s në Bruksel, ka ulur gjysmështizë flamujt e 30 vendeve aleate. Flamujt do të qëndrojnë në mes deri nesër në mbrëmje. Në deklaratën e Misionit të Përhershëm të Turqisë në NATO në rrjetet sociale thuhet se “falënderojmë sinqerisht aleatët tanë për këtë mesazh domethënës dhe solidarizues dhe për ndihmën që i kanë dërguar vendit tonë që nga dje”. Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesku deklaroi se vendet anëtare të NATO-s kanë mobilizuar përpjekjet e ndihmës për të mbështetur ata që kanë nevojë për ndihmë në zonën…
Sot shënohet dita e tretë e portestave masive në Francë kundër reformës së pensioneve. Qindra mijëra njerëz janë organizuar për të protestuar sot në rrugët e qyteteve të Francës. Trenat dhe transporti urban do të ndërpriten dhe një në pesë fluturime në aeroportin Orly të Parisit do të anulohet. Disa shkolla do të mbyllen për shkak të grevës së mësuesve. Studentët po bllokojnë gjithashtu disa godina universitare në të gjithë Francën, shkruan The Guardian. Sondazhet vazhdojnë të tregojnë se shumica e francezëve nuk e miratojnë planin e Macron për të rritur moshën e daljes në pension në 64 vjeç dhe për të rritur…
Kompanitë e mëdha të përpunimit të qumështit kanë lajmëruar të gjitha pikat e shitjes me pakicë se, duke nisur që nga 15 shkurti, furnizimet e reja me gjalpë dhe djathë do të kenë çmime deri në 37% më të larta. Sipas listës bashkëngjitur që kompanitë kanë dërguar në pikat e pakicës, rritjen më të madhe e pësojnë djathi dhe gjalpi kryesisht i prodhuar nga qumështi i deles. Burimet nga kompanitë e përpunimit të qumështit pohuan se kjo rritje është aplikuar për shkak të shtrenjtimit të çmimit të qumështit nga fermerët gati me 50 për qind. Bëhet fjalë për qumështin e…
