Author: gazetar_1
Holta Zaçaj, do të jetë kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Kjo është njoftuar sot nga Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të cilët zhvilluan raundin e tretë të votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj gjykate. Zaçaj mori pesë vota në garën ku merrnin pjesë Fjona Papajorgji dhe Marjana Semini. “Në përfundim të procesit të votimit, në bazë të parashikimeve ligjore, pasi mori shumicën e kërkuar ligjore, Mbledhja e Gjyqtarëve zgjodhi zonjën Holta Zaçaj në detyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim. Po ashtu, Gjykata Kushtetues bënë të ditur se,…
Kryeqyteti i Shqipërisë, qendra kryesore ekonomike, financiare, tregtare dhe kulturore e vendit, Tirana është një qytet në evolucion të vazhdueshëm, e gjallë dhe ideale për një fundjavë ndryshe nga zakonisht, shkruan Francasca Masotti për gazetën më të madhe italiane ”Corriere della sera”. Tirana është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Shqipërisë, si dhe qendra kryesore ekonomike, financiare, tregtare dhe kulturore e vendit ballkanik. Qyteti ndodhet në qendër të vendit, rreth 30 kilometra larg detit Adriatik. Popullsia urbane llogaritet në 912 190 banorë. Anglishtja flitet pothuajse kudo dhe shumë njerëz flasin dhe kuptojnë italisht. Klima e Tiranës është e butë,…
Komisioneri evropian për Drejtësinë, Didier Reynders në një konferencë shtypi me Prokurorin e Përgjithshëm të Ukrainës, Andiy Costin ka deklaruar se BE ka ngrirë 21,5 miliardë euro pasuri të subjekteve dhe oligarkëve rusë, që përfshihen në sanksionet e BE-së si rezultat i luftës në Ukrainë. ”Vazhdojmë punën në nivele të ndryshme si rezerva e Bankës Qendrore ruse, që u bë e mundur të bllokohej. Janë edhe disa transaksione të ngrira të disa institucioneve. Ne duam të sigurohemi që të gjithë autorët e këtyre krimeve të mbajnë përgjegjësi”, tha Reynders. “Është shumë e rëndësishme që ne të luftojmë pandëshkueshmërinë dhe të jemi të sigurt se asnjë…
Dy njësi të lëvizshme të shërbimit dentar do të jenë në dispozicion të zonave rurale, për të rritur aksesin në shërbimin dentar për fëmijët e shkollave. Ministrja Manastirliu gjatë prezantimit të tyre, tha se dy njësitë do kenë edhe stomatologët, infermierët, teknikët të cilët do të kujdesen për shëndetin oral të fëmijëve në zonat e thella. “Tashmë ne vijmë me një stad të ri të investimeve për sa i përket programit të dentistrisë për fëmijët në shkolla dhe janë pikërisht këto dy njësi të lëvizshme të kujdesit dentar që do të mundësojnë që jo vetëm të kemi një kujdes dentar…
Nga Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës duke u shprehur se duhet të bashkëpunojnë për stabilitet dhe paqe në rajon. “Në këtë ditë të shënuar, me mirënjohje kujtojmë Adem Jasharin, UÇK, luftëtarët e lirisë që edhe sot na frymëzojnë për të mbrojtur të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e një kombi. Kërkojmë sot liderin e forcës së durimin, shqiptarin që çoi përpara kauzën e Republikës së Kosovës dhe ruajti paqen, kujtojmë presidentin Rugova, president i paqes në rajon. Ju uroj sukses e hapa sa më të shpejtë për anëtarësim në…
Konkursi i hapur për ndërtimin e muzeut “Besa”, që i dedikohet historisë së shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore është cilësuar nga si një projekt që do të ngrejë lart historinë e shqiptarve. Kryeministri Edi Rama u shpreh se ky muze që do t’i shtohet kryeqytetit nuk do të ekspozojë vetëm dokumente e imazhe filmike por do u shërbejë atyre që duan të hyjnë më thellë në informacion. Rama i cilëson si arkiv të tërë skenarësh për filma të bazuara në historitë e vërteta të Holokaustit të tmerrshëm. Kreu i qeverisë thotë se pas muzeut të Vlorës, synohet…
Kryeministri Edi Rama ka uruar sot qytetarët e Kosovës në 15-vjetorin e Pavarësisë. “Gëzuar Pavarësinë”, shkruan Kryeministri në një postim në rrjetet sociale. Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla në mesazhin e urimit me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës theksoi se Kosova e lirë është rezultat i luftës çlirimtare të UÇK dhe popullit kosovar. “Si sot, 15 vjet më parë, në atë dimër shprese të vitit 2008, Kosova shpalli pavarësinë.Pergamena 200-vjeçare në të cilën janë “qendisur” teksti dhe nënshkrimet e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, është simboli i përpjekjeve titanike të vëllezërve kosovarë për çlirim, liri,…
Si sot 15 vjet më parë ora 15:39, Kosova shpalli pavarsinë e saj. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 deputet nga 120 gjithsej, Kuvendi shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Sot, monumenti New Born ka marrë një pamje krejt tjetër në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në “NO NEW BROKEN REPUBLIC”. Fisnik Ismaili, ideatori i NEW BORN thotë se me këtë pamje synohet të përçohet një mesazh politik se nuk e duan një republikë të copëtuar, duke lënë të kuptohet se kundërshton themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, pra jo një republikë të…
Administrata Tatimore identifikon individë të caktuar, që mashtrojnë bizneset duke u prezantuar si punonjës tatimorë, të cilët nuk janë të punësuar në strukturat e saj. Përmes një deklarate për shtyp, Tatimet sqarojnë se punonjësit e Administratës Tatimore ushtrojnë detyrat e tyre funksionale, në zbatim të legjislacionit tatimor në fuqi, duke u identifikuar në subjekte me elementet si: mjet identifikues (emër/mbiemër/foto/pozicioni i punës/emërtimi i drejtorisë); urdhrin e punës të firmosur nga drejtuesi i drejtorisë përkatëse dhe uniformat dalluese me mbishkrimin: Administrata Tatimore. Administrata Tatimore u bëri thirrje tatimpaguesve të bëjnë kujdes nëse përballen me persona të dyshimtë, që nuk i kanë…
Për të marrrë një leje drejtimi të kategorisë B qytetarët këtë vit do duhet të paguajnë minimum nga 85 mijë lekë. Ky dyfishim i çmimit vjen pas një marrëveshjeje të nënshkruar nga DPSHTRR, DPT dhe shoqata e autoshkollave, që kanë dakordësuar çmimet minimale të unifikuara për orët teorike dhe praktike. Sipas DPSHTRR, ndryshimi bëhet për të eleminuar sekserët dhe konkurrencën e pandershme që ka përfshirë tregun e autoshkollave. “Kjo marrëveshje ndihmon që ne të fuqizojmë autoshkollat e ndershme, të mbrojmë autoshkollat e ndershme. Duhet të pranojmë që jo të gjithë janë të tillë. Kemi sot ende fenomenin e sekserëve të cilët…
