Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    18:06 - Korrik 17, 2025

    Grupi OTP renditet ndër bankat me performancën më të mirë në Evropë për të dytin vit radhazi

    16:39 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Politika shqiptare përcjell urime për pavarsinë e Kosovës

    09:51 - Shkurt 17, 2023 Uncategorized
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Kryeministri Edi Rama ka uruar sot qytetarët e Kosovës në 15-vjetorin e Pavarësisë.

    “Gëzuar Pavarësinë”, shkruan Kryeministri në një postim në rrjetet sociale.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla në mesazhin e urimit me rastin e 15-vjetorit të shpalljes  së Pavarësisë së Kosovës theksoi se Kosova e lirë është rezultat i luftës çlirimtare të UÇK dhe popullit kosovar.

    “Si sot, 15 vjet më parë, në atë dimër shprese të vitit 2008, Kosova shpalli pavarësinë.Pergamena 200-vjeçare në të cilën janë “qendisur” teksti dhe  nënshkrimet e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, është simboli i përpjekjeve titanike të vëllezërve kosovarë për çlirim, liri, pavarësi e drejtësi. Pavarësia e Kosovës është vijimi logjik i Kosovës së lirë. Kosovës e lire është rezultat i luftës çlirimtare të UÇK dhe popullit kosovar. Rezultat i rezistencës dhe përpjekjeve paqësore të popullit dhe udhëheqësve kosovarë për të sensibilizuar ShBA, BE dhe vendet e tjera të botës së qytetëruar.Të gjithë këta faktorë bënë të mundur çlirimi dhe liria e Kosovës të bëhej provë e ndërgjegjes së botës së lirë ndaj një populli të shtypur. Kuvendi i Shqipërisë është në mbështetje të së vërtetës dhe të së drejtës për luftën çlirimtare të UÇK, integrimeve evro-atlantike,  rritjes së njohjeve dhe anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, dialogut të këshilluar nga ShBA e BE  dhe ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe rritjes së kontributit të Kosovës për paqen dhe sigurinë në rajon, kontinent e më gjerë. Në këtë ditë historike i shpreh urimet e mia dhe të Kuvendit të Shqipërisë Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kryetarit Glauk Konjufca si edhe  popullit të Kosovës”, shkruan Nikolla.

    Ministrja e Punëve të Jashtme, znj. Olta Xhaçka e quan një ditë që I bën të ndihen krenarë të gjithë.

    “Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës  vëllezërve e motrave tona në Kosovë dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë! Një ditë për t’u ndjerë krenarë për sa shumë është arritur në këto 15 vjet dhe për të kujtuar me nderim të gjithë ata që punuan e luftuan duke sakrifikuar gjithçka për Kosovën  e pavarur”<, shkruan Xhaçka.

    Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka uruar Pavarësinë e Kosovës me punime të veçanta të përgatitura nga duart e nxënësve të gjithë Shqipërisë, ku përcjellin mesazhe atdhedashurie dhe vëllazërie për Kosovën.

    “Në këtë ditë të shënuar, zgjodha të uroj vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë me disa nga punimet e realizuara nga nxënës të shkollave nga e gjithë Shqipëria, të cilat do të jenë pjesë e ekspozitës së përbashkët, më datë 21, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, Prishtinë. Ndihem krenare për mesazhet kuptimplotë që përcjellin nxënësit tanë nëpërmjet talentit të tyre dhe është detyra jonë e përbashkët që të ushqejmë tek ata ndjenjat e atdhedashurisë, vëllazërisë dhe krenarisë kombëtare. Gëzuar Pavarësinë, Kosovë”, sipas Kushit.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    nikolla olta xhaxhka pavarsia e kosoves rama urim
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Paketa e Maleve, Rama: Në 5 ditë janë bërë 787 aplikime

    13:36 - Korrik 16, 2025

    Bitcoin nuk po ndalet, kalon vlerën e 122 mijë dollarëve

    09:38 - Korrik 14, 2025

    Kryeministri: Nga e hëna, konfiskim për çdo shishe qumështi apo bulmet pa faturë

    10:33 - Korrik 12, 2025
    Komento

    Comments are closed.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    gazetar_218:06 - Korrik 17, 20250

    Nëse planet e tij ecin përpara, Kushner do të presë që qeveria të gjejë burime…

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025

    Rriten me 45% bizneset e huaja të regjistruara në Shqipëri në 3-mujorin e dytë të vitit

    13:11 - Korrik 17, 2025

    Trendet e tregtisë, rriten eksportet në drejtim të Kosovës dhe importet nga Kina

    11:50 - Korrik 17, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    18:06 - Korrik 17, 2025

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    15:40 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    13:11 - Korrik 17, 2025

    Rriten me 45% bizneset e huaja të regjistruara në Shqipëri në 3-mujorin e dytë të vitit

    Të Fundit

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    18:06 - Korrik 17, 2025

    Grupi OTP renditet ndër bankat me performancën më të mirë në Evropë për të dytin vit radhazi

    16:39 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter