Author: gazetar_1

Duke filluar nga 1 Prilli paga minimale në vend do të rriten në 40 mijë lekë, bëri me dije ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj. Vendimi është miratuar sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. “Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u mor sot vendimi për përcaktimin e pagës minimale, e cili shkon nga 34 mijë lekë në 40 mijë lekë. Për 9 mujorin 2022 pagat mesatare në sektorin privat janë rritur me 12.3 për qind. Rritja që sot u miratua është prej 6 mijë lekësh bruto, dhe është në nivel prej 17.6 për qind më e lartë se…

Read More

Interesi i fëmijvë për të njohur trashëgiminë kulturore po rikthehet çdo ditë e më shumë. Nxënës shkollash kanë vizituar nga afër muzeun Inonografik “Onufri”, Berat. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka përcjellë mëngjesin e sotëm pamje nga këta vizitor. “Emocioni dhe kurioziteti që fëmijët provojnë përballë trashëgimisë sonë kulturore është një ogur i mirë se po rritet një brez që do ta çojë më tej misionin tonë në ruajtjen dhe promovimin e kësaj trashëgimie”, u shpreh Margariti në postimin e saj në rrjetet sociale. Në janar muzeu u vizitua nga 1140 vizitorë kryesisht të huaj, 254 % më shumë krahasuar…

Read More

Një ditë pas aksidentit në Kroaci si pasojë e motit të keq janë zbuluar emrat e të gjithë pasagjerëve që ndodheshin në autobusin e aksidentuar. Pesë persona po trajtohen në spitalin e qytetit të Karlovacit, dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Tre të tjerë ndodhen në spitalin e Ogulinit, ndërsa një prej pasagjerëve ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. 5 pasagjerët që po trajtohen në spitalin e qytetit të Karlovacit: Veli Muca Armand Shaba Herman Gjeci Gjovalin Kola Adem Rexha (shoferi) 3 pasagjerët që po trajtohen në spitalin e qytetit të Ogulinit: Roland Kola Naile Bajraktari (në gjendje të…

Read More

Gjykata Kushtetuese ka pranuar sot kërkesën e bërë nga një grup i deputetëve të Partisë Demokratike dhe ka rrëzuar Bordin e Transparencës për çmimet e ushqimeve të shportës. Në njoftimin zyrtar, Kushtetuesja arsyeton se vendimi është marrë për shkak se aktet normative nuk plotësojnë kriteret kushtetuese të parashikuara në nenin 101 të Kushtetutës. Njoftim per shtyp: Gjykata Kushtetuese shqyrtoi në seancë plenare publike kërkesën e jo më pak se një të pestës të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, me objekt: “Shfuqizimin e ligjit nr. 41/2022, datë 21.04.2022 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 7, datë 18.03.2022…

Read More

Investimet në toka e troje të bizneseve shënuan një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2021. Të dhënat e INSTAT në Anketën Strukturore të Ndërmarrjeve tregojnë se në vitin 2021 bizneset në të gjithë vendin investuan në blerjen e tokave rreth 20 miliardë lekë (172 milionë euro), nga 9.3 miliardë lekë që ishin në vitin 2020 me një rritje 116%. Shumat që bizneset investuan në toka ishin gati dyfishi i mesatares sipas viteve nga 2010 me 2020. Pas krizës financiare të vitit 2008 që u pasua edhe një krizë të tregut të pasurive të paluajtshme bizneset i ulën ndjeshëm investimet në…

Read More

Autoriteti i Konkurrencës bëri të ditur sot se, ka nisur procedurat për vlerësimin e marrëveshjes ndërmjet grupeve të interesit përfaqësues të autoshkollave, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor mbi përcaktimin e kostos minimale fiskale. ”Nisur nga disa shqetësime të bëra publike nga medie në lidhje me marrëveshjen ndërmjet Grupeve të interesit përfaqësues të autoshkollave (shoqata “Kombëtare e autoshkollave” dhe shoqata e autoshkollave “Siguria në rrugë”), Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor mbi përcaktimin e kostos minimale fiskale (tarifat e pagesës) së përgatitjes për drejtues…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi sot se, ligji “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë” nuk ka kontribuuar për mirë në ekonominë dhe vendin tonë dhe është antikushtetues. Në Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, ndërsa diskutohej nisma e Tabakut për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, ajo tha se, “investimet Strategjike janë përfituar nga një grup i vogël biznesmenësh që nuk kanë ofruar ndonjë vlerë të shtuar në ekonominë shqiptare”. Në prezantimin e nismës së saj, Tabaku tha se, “ligji për investimet strategjikë…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, z. Ervin Mete, prezantoi para Komisionit për Ekonominë dhe Financat projektligjin e ri “Për fondet e pensionit privat”. Në fjalën e tij, z. Mete theksoi se drafti, i hartuar edhe me ekspertizën e Bankës Botërore, jo vetëm përafron kuadrin aktual me legjislacionin dhe direktivat evropiane, por edhe synon t’i japë një ritëm të ri zhvillimi tregut të fondeve të pensioneve private. Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv u shpreh se projektligji, i përafruar me Direktivën IORP II, zgjeron format e pensioneve private, si edhe politikat e investimit të shoqërive administruese, duke diversifikuar portofolin…

Read More

Presidentin francez Emmanuel Macron, i qëndron mendimit dhe nuk do të heq dorë nga reforma e pensioneve ndonse prej javësh protestat masive vijojnë. Presidenti dëshiron ta rrisë moshën e pensionit në 64 nga 62, sepse popullsia e aftë për punë duhet të paguajë për një numër në rritje pensionistësh. “Njerëzit thellë-thellë e dinë se duhet të punojmë pak më gjatë, përndryshe nuk do të jemi në gjendje t’i financojmë pensionet tona siç duhet. Nëse nuk krijojmë pasuri, nuk kemi sesi e shpërndajmë atë“, tha Macron. Reformat, shtoi Macron, nuk kanë alternative sepse publiku as nuk dëshiron të paguajë kontribute më…

Read More

Administrata Tatimore zhvilloi një takim me Shoqatën e Bankave dhe përfaqësues të të gjitha bankave në Shqipëri, me qëllim përmirësimin e protokollit të komunikimit mes palëve. Gjatë takimit u ra dakord për forcimin e bashkëpunimit, si edhe krijimin e një protokolli elektronik komunikimi, me qëllim shmangien e abuzimeve nga bizneset për të mos paguar detyrimet tatimore. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se zhvillimi i një sistemi të ri digjital me qëllim përmirësimin e komunikimit me bankat do të sjellë shmangien e abuzimeve nga subjekte të caktuara për pagesën e detyrimeve tatimore, përshpejtimin e veprimeve të zhbllokimit të…

Read More