Presidentin francez Emmanuel Macron, i qëndron mendimit dhe nuk do të heq dorë nga reforma e pensioneve ndonse prej javësh protestat masive vijojnë. Presidenti dëshiron ta rrisë moshën e pensionit në 64 nga 62, sepse popullsia e aftë për punë duhet të paguajë për një numër në rritje pensionistësh.
“Njerëzit thellë-thellë e dinë se duhet të punojmë pak më gjatë, përndryshe nuk do të jemi në gjendje t’i financojmë pensionet tona siç duhet. Nëse nuk krijojmë pasuri, nuk kemi sesi e shpërndajmë atë“, tha Macron.
Reformat, shtoi Macron, nuk kanë alternative sepse publiku as nuk dëshiron të paguajë kontribute më të larta dhe as nuk pranon ulje të pensioneve, ndërsa shtoi se duhet të ketë përjashtime vetëm për njerëzit që fillojnë të punojnë në moshë të re ose që punojnë në punë të vështira.
Sondazhet e opinionit tregojnë se shumica e francezëve janë kundër një plani të tillë, i cili ka bërë që prej javësh tashmë, një numër i madh njerëzish të dalin nëpër rrugë për të shprehur pakënaqësinë tyre.
Pensioni mesatar në francë është 1.400 euro në muaj. Përveç rritjes së moshës së pensionit, qeveria dëshiron të rrisë pensionin minimal mujor në rreth 1 200 euro.