Author: gazetar_1
Gjatë muajit shkurt janë regjistruar mbi 1.3 milionë aplikime për shërbime elektronike dhe rreth 570 mijë dokumente me vulë elektronike janë gjeneruar përmes e-Albania. Ky informacion është njoftuar nga Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi. Ekonomi bëri të ditur se, afro 2.3 milionë përdorime për shërbime dhe pothuajse 20 milionë transaksione u regjistruan gjatë shkurtit në Platformën Qeveritare të Ndërveprimit. “Në platformën e-Albania janë regjistruar 1 352 098 aplikime për shërbime. Nga këto 573 639 dokumente me vulë elektronike të gjeneruara; 2 270 692 përdorime të shërbimeve elektronike dhe 19 968 632 transaksione në Platformën Qeveritare të…
Pas shpalljes së lumit Vjosa Park Kombëtar, ka reaguar aktori amerikan Leonardo Di Caprio. Si një nga aktivistët më të njohur për mbrojtjen e këtij lumi, përmes një postimi në rrjetet sociale Di Caprio e cilëson historik këtë moment, ndërsa ka përshëndetur vendimin e marrë nga qeveria shqiptare. Ai thekson se bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe bizneseve ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Di Caprio shprehet se “lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Tani është një vizion i ri për…
Dollari amerikan blihet sot me 107.2 lekë dhe shitet me 107.9 lekë duke shënuar rënie të mëtejshme krahasuar me nisjen e javës. Të njëjtin trend ka ndjekur edhe euro, që është blerë sot me 114.4 lekë dhe është shitur me 115 lekë, duke pësuar një rënie të lehtë të vlerës krahasuar me ditën e djeshme. Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik gjithashtu ka pësuar humbje nga dje pasi blihet sot me 128.4 lekë dhe shitet me 129.5 lekë. Franga zvicerane ka qëndruar në të njëjtat vlera, me 114.4 lekë në blerje dhe 115.4 lekë në shitje.
Mbi 1 mijë abonentë kanë instaluar panele fotovoltaike, me qëllim vetëprodhimin e energjisë elektrike. Në një postim në rrjetet sociale, OSHEE bëri të ditur se “59% e konsumatorëve të energjisë elektrike nga panelet fotovoltaike ushtrojnë aktivitet në rajonet Tiranë dhe Durrës”. Sipas OSHEE-së, ky është tregues pozitiv i qasjes për energji të pastër, më pak kosto dhe kursim në kushtet e luhatjes së tregjeve. “Në 2022 ka pasur bum kërkesash, më shumë se gjysma e totalit në 3 vite nga miratimi i ligjit”, theksoi OSHEE. Diversifikimi i burimeve të prodhimit të energjisë po shihet me interes nga sipërmarrja private vendase…
IuteCredit Group (“IuteCredit”), një nga grupet e financave personale me zgjerimin më të shpejtë në Evropë gjatë viteve të fundit, ka njoftuar daljen me ofertë publike të obligacioneve me përparësi shlyerjeje, bazuar në prospektin e miratuar nga Komisioni i Sektorit Financiar të Luksemburgut (CSSF) dhe të publikuar edhe në faqen zyrtare të shoqërisë. Oferta i drejtohet të gjithë personave fizikë dhe juridikë në Estoni, Letoni, Lituani, si edhe Gjermani. IuteCredit, përmes filialit të zotëruar prej saj IuteCredit Finance S.a.r.l., ofron deri në 500,000 obligacione të reja, me vlerë nominale prej 100 euro, me një vlerë të përgjithshme prej 50…
Ndeshja e futbollit Partizani-Tirana, që do të zhvillohet në orën 19:00, të ditës së sotme, në stadiumin “Air Albania, ka vënë në lëvizje policinë. Policia e Tiranës ka hartuar plan masash për ruajtjen e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit dhe në këtë kuadër do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve rrugore, gjatë momentit të kalimit të tifozëve. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë: Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj…
Kostoja në ndërtim u rrit me 7 % në tremujorin e katërt të vitit 2022. Sipas raportit të publikuar sot nga INSTAT, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e katërt 2022 arriti 110.3 kundrejt tremujorit të katërt 2020 si periudha bazë. Ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e katërt 2022 është 7 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 3.1 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “shpenzime energjie” me 14.1 %, pasuar nga grupet, “shpenzime materiale” dhe “kosto të tjera”…
Mjekët specialist në sistemin shëndetësor do të marrin 50 mijë lekë më shumë mbi pagën duke nisur nga muaji prill. Lajmi është njoftuar nga vet Kryeministri Edi Rama gjatë Kongresit të Shëndetësisë. Nga rritja me 50 mijë lekë do të përfitojnë vetëm mjekët specialistë, ndërkohë që për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët do të aplikohet rritja me 7%, ashtu siç ishte premtuar nga qeveria. “Ne i kemi rritur pagat me 63% nga 2013. Kjo nuk mjafton dhe gara që bëhet gjithnjë e më e tashmë na dikton që të shpejtojmë. Siç ju e dini, jeta është ajo që ndodh kur…
Riviera shqiptare ka tërhequr edhe këtë vit vëmendjen e mediave ndërkombëtare, kësaj here është The Guardian ajo e cila ka përshkruar plazhet, shërbimin dhe çmimet që ofrohen në bregdetin shqiptar. Duke listuar plazhet që duhen vizituar në Shqipëri, media britanike sqaron turistët se çdo ditë mund të vizitosh dhe të shijosh plazhe të ndryshme, mjafton të marrësh një çadër pikniku për katër persona që kushton rreth 20 £. Ndërsa dreka në një restorant të këndshëm fillon nga 8 stërlina për person. “Shqipëria mund të mos jetë vendi i parë që të vjen ndërmend për pushime në plazh, por resortet vetëm…
Në zbatim të projektit në Unazën Lindore Loti 3, në datat 6 deri më 12 mars do të kryhen punimet e fundit për ndërtimin e mbikalimit të Shkozës, ku do të bëhet montimi i trarëve të këtij mbikalimi. Përmes një njoftimi për shtyp, Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se për kryerjen e këtyre punimeve do të bëhet devijimi i trafikut sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut. Konkretisht, trafiku që vjen nga rrethrrotullimi i Shkozës në drejtim të Farkës do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”; trafiku që vjen nga Farka në drejtim të Tiranës (nëpërmjet Unazës) do të devijohet…
