Author: gazetar_1

“Shqipëria duhet të intensifikojë përpjekjet për të dënuar korrupsionin”, kështu është shprehur i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një takim online me gazetarët. Escobar thekson se  se korrupsioni është sfida më e madhe për gjithë rajonin dhe dua të shikoj më shumë progres në rajon. Po ashtu Escobar është përgjigjur edhe pyetjes sa i takon rrugës së Shqipërisë drejt BE. “Kjo marrëveshje në fakt ka shumë punë përpara, BE do vijojë të facilitojë procesin. Ne vendosëm pikat si do procedohet. Implementimi duhet të fillojë menjëherë. Shumë shpejt do shpallim disa iniciativa për të dyja vendet, por…

Read More

Në ceremoninë e çeljes së javës së parasë 2023, që u mbajt sot në ambientet e Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Gent Sejko, u shpreh se ka pasur një rritje të nivelit të edukimit financiar. Guvernatori Sejko gjithashtu theksoi se është vënë re një përdorim i madh jo vetëm i llogarive bankare, por edhe i produkteve bankare. “Me gjithë ndërhyrjet e qenësishme të qeverive dhe bankave qendrore në mbarë botën, në përgjigje të këtyre goditjeve të njëpasnjëshme dhe të fuqishme në ekonomi, ku përfshihen paketat ndihmëse, kontrollet mbi çmimet dhe ndërhyrjet e politikës monetare, vlerësojmë se efektshmëria e tyre është e…

Read More

Deputetja e opozitës Jorida Tabaku është shprehur se të ardhurat e shqiptarëve janë më të ulëtat në rajon. Sipas Tabakut, shtresa e mesme taksohet me 23%, dhe kjo është e padrejtë. “Sot, shtresa e mesme taksohet me 23%”. Një ligj special do të taksojë sipërmarrësit e vetëpunësuar me 23%, ndërkohë që oligarkëve u jepen falje taksash pa limit. Shqipëria është vendi më pak i përshtatshëm për të bërë biznes në rajon. Ka një shtet të kapur që ka miratuar mbi 10 ligje me porosi. Sistemin e taksave që favorizon oligarkinë dhe jo konkurrencën”, tha ajo. Në këtë drejtim, Tabaku renditi…

Read More

Në Kodin e ri Rrugor janë bërë një sërë ndryshimesh me qëllim rritjen e sigurisë në kabinë, për fëmijët. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPRRTSH), drejtuesve të mjeteve me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Kodin Rrugor, iu ndalohet ulja e fëmijëve në sediljen e parë, edhe nëse mbajnë rrip sigurimi, nëse gjatësia e tyre nuk i kalon 1.50 metra. Ndërsa lejohen fëmijët të sigurohen në sediljen e parë, kur kjo mundësohet me sisteme të posaçme fiksuese, të homologuara, vetëm me fytyrë mbrapsht, me Airbag të çaktivizuar. Në nenin 170, pika 4 përcaktohet se fëmijët deri…

Read More

Goja jonë është portë për hyrjen e organizmave të shumtë të dobishëm por edhe të dëmshëm për trupin tonë. Kështu që ne duhet të kujdesëmi për higjenën e gojës tonë duke larë dhëmbët tre herë në ditë dhe jo më pak se dy minuta. Për të kryer larje sa më mirë është e rëndësishme të përzgjedhim furçë dhe pastë cilësore. Para larjes së dhëmbëve këshillohet ta mbani furçën e dhëmbëve të lagur për disa sekonda e më pas të vendosni pastën, në mënyrë që të hiqni mbetjet e vjetra që nuk janë hiqur me larjen e mëparshme. Sigurohuni që sasia…

Read More

Pranvera sjell me vete një buqetë shumëngjyrëshe frutash dhe perimesh të cilat kanë vlera të çmuara ushqimore për trupin tonë. Argjinarja, brokoli, bizelet, shparagu, finoku, sallata e ujit, luleshtrydhet dhe kajsitë. Ja cilat janë vlerat e tyre ushqyese për secilën nga prej tyre: Argjinarja, është pjesë e familjes së lule diellit (Compositae). Argjinarja arrin kulmin e prodhimit në mars. Majat e gjetheve dhe zemra e argjinares janë të ngrënshme. Petalet e forta të jashtme nuk duhen konsumuar asnjëherë. Një filxhan me argjinare përmban më shumë antioksidantë se boronicat e egra, boronicat e kuqe, lëngu i portokallit, specat e kuq apo…

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mirëpriti pajtueshmërinë mes Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjes së tyre të 27 shkurtit për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve. ”Përgëzojmë presidentin e Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës për lidershipin e tyre në arritjen e kësaj marrëveshjeje. Përmbushja e obligimeve të Kosovës dhe Serbisë sipas Marrëveshjes Themelore, si pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për pajtim, do të sigurojë mundësi domethënëse për popujt e të dy vendeve dhe do të përshpejtojë rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në deklaratën e publikuar nga DASH. ”Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbeten…

Read More

Të gjithë fermërët, blegtorët, peshkatarët dhe bletarët të cilët duan të përfitojnë nga subvencionet në bujqësi, duke nisur nga sot deri në datën 11 prill, mund të aplikojnë në platformën digjitale e-albania. Ka qënë vetë kryeministri Edi Rama i cili në rrjetët sociale i ka ftuar ata të aplikojnë pa asnjë kosto. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Ministria e Financave kanë miratuar udhëzimin që përcakton mënyrën se si do të administrohet fondi prej 3.3 miliardë lekësh, me të cilin do të financohen në total 9 masa: Masa 1Për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermat me…

Read More

Ndonse jemi në mes te muajit mars, zonat malore të qarkut Elbasan janë përfshirë nga reshjet e dëborës gjatë natës. Trashësia e dëborës arrin deri në 5 cm në zonën Stebleve. Aksi nacional Librazhd- Stebleve kërkon kujdes në disa segmente, teksa temperaturat kanë arritur -3 gjatë natës. Edhe në Korçë, gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar. Në rrugën e Dardhës, km 5-km14,  trashësia e dëbores është 5 cm -10 cm. Në segmentin rrugor Qafa e Qarrit, aksi Korçë-Ersekë,  trashësia ka arritur 3cm – 7cm. Autoritetet rrugore bëjnë me dije se në akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk…

Read More

Mbështetja e naftës për bujqësinë e zbatuar në dy vitet e fundit do të vazhdojë edhe për vitin 2023. Grupi i kulturave bujqësore përfituese do të jetë 3, si: bimë arash, dru frutore, perime. Udhëzimi i përbashkët i ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe ministrisë së Financave dhe Ekonomisë përcakton se në dallim nga viti i kaluar, mbështetja me naftë do të përfitohet vetëm për mbjelljet e sezonit të parë. Ndryshimi tjetër tek kriteret e përfitimit për vitin 2023 ka të bëjë me madhësinë totale të fermës, e cila parashikohet të jetë me sipërfaqe jo më pak se 1…

Read More