Author: gazetar_1
Suedia duhet të kërkojë më shumë përjashtime nga ligjet e Bashkimit Evropian, si pjesë e një rivendosje të marrëdhënieve me bllokun 27-anëtarësh, ka thënë të martën kreu i demokratëve të Suedisë, partisë së dytë më të madhe të vendit dhe njëkohësisht pjesë joformale e qeverisë suedeze. Duke i bërë jehonë kritikave nga euroskeptikët në mbarë kontinentin, Jimmie Akesson ka thënë se fuqia gjithnjë e më e madhe e BE-së nënkupton se “politikanët gjermanë, polakë apo francezë praktikisht vendosin se çfarë veture mund të blesh, sa e shtrenjtë duhet të jetë benzina dhe cilën pemë mund ta presësh në pronën tënde”.…
Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave (FDIC) e konfirmoi të hënën, më 1 maj, se banka e madhe amerikane, First Republic, ka falimentuar. Gjiganti bankar i investimeve, JP Morgan Chase, do ta marrë përsipër tani këtë bankë. Sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga rregullatorët, JP Morgan Chase do t’i marrë përsipër të gjitha depozitat dhe shumicën e aksioneve të bankës First Republic. First Republic është banka e tretë amerikane që ka falimentuar gjatë muajve të fundit, gjë që ka nxitur shqetësimet për një krize më të gjerë bankare. Aksionet e bankës me seli në San Francisko ranë për më shumë se…
Të paktën 108 zyrtarë policorë janë plagosur në përleshjet më protestuesit nëpër Francë, të cilët ishin grumbulluar në qytete të ndryshme për të protestuar kundër reformave për pensione. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, i cili tha se një numër kaq i madh i të plagosurve nga ana e policisë është një gjë jashtëzakonisht e rrallë. Ai gjithashtu bëri të ditur se 291 persona ishin arrestuar gjatë trazirave. Qindra mijëra njerëz morën pjesë në demonstratat e 1 Majit kundër reformave të presidentit Emmanuel Macron. Shumica ishin paqësore, por grupet radikale hodhën bomba me benzinë dhe…
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, paralajmëroi se SHBA-ja mund të mbetet pa para deri më 1 qershor, nëse Kongresi nuk arrin ta rrisë tavanin e borxhit. Arritja e tavanit të borxhit do të thotë se Qeveria nuk mund të marrë më shumë para hua. Yellen i kërkoi Kongresit që të veprojë “sa më shpejt që të jetë e mundur” për të adresuar tavanin prej 31.4 trilionë dollarësh. Presidenti Joe Biden thirri një takim të udhëheqësve të Kongresit për këtë çështje, më 9 maj. Tavani i borxhit është rritur, zgjatur ose rishikuar 78 herë në SHBA që nga viti 1960.…
Çmimet e larta dhe inflacioni ka rritur numrin e familjeve shqiptare që janë detyruar të marrin borxhe për të përballuar shpenzimet gjatë gjysmës së dytë të vitit të shkuar, në një kohë në rritje është edhe numri i atyre që i janë drejtuar të afërmve për të marrë borxhe. Banka e Shqipërisë ka kryer një vrojtim mbi një kampion prej 1205 familjesh, i cili ka konkluduar se 26% e familjeve që janë përgjigjur (ose 275 familje), deklarojnë se kanë hua për të paguar në momentin e intervistimit. Kjo peshë është rritur me 4 pikë përqindje në terma gjashtëmujorë dhe me…
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 155.6 miliardë lekë apo rreth 1.4 miliardë euro në 3 muajt e parë të vitit, me një rritje prej 146 milionë eurosh në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin Mars 2023, të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë regjistruar me një rritje prej rreth 5.9 miliardë lekësh. Por si kanë ecur zërat kryesorë të buxhetit gjatë muajit që lamë pas dhe cili ka pasur performancë më pozitive? Konkretisht, nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, janë arkëtuar 15.4 miliardë lekë nga 16 miliardë të arkëtuara në Mars 2022, me një…
Bizneset dhe konsumatorët duken më optimistë për të ardhmen e ekonomisë. Të paktën në këtë përfundim ka arritur vrojtimi i fundit i Bankës së Shqipërisë i kryer gjatë muajit prill. Treguesi i ndjesisë ekonomike regjistroi një tjetër nivel të lartë historik, duke qëndruar 14.6 pikë mbi mesataren afatgjatë, përcaktuar nga rritja e besimit në sektorët e industrisë, ndërtimit, tregtisë, si dhe nga përmirësimi i besimit konsumator. Pritjet e bizneseve të industrisë për prodhimin dhe punësimin në të ardhmen janë rritur, ndërsa çmimet që këto biznese do të vendosin në të ardhmen nuk pritet të ndryshojnë. Treguesi i besimit në ndërtim u rrit…
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi sot ecurinë e punimeve në aksin Elbasan – Qafë Thanë. Balluku deklaroi se brenda kësaj vere do të jetë e përfunduar e gjithë traseja e rrugës në këtë lot, ndërsa në shtator nis asfaltimi. Sipas Ballukut, përfshirje e këtij aksi rrugor, pjesë e Korridorin 8 në korridorin Pan-Evropian, krijon edhe mundësinë e financimit të hekurudhës nga fondet e BE-së. “Kemi marrë miratimin nga BE për përfshirjen e këtij segmenti, pjesë të Korridorit 8, në korridorin Pan-Evropian. Pritet vetëm miratimi zyrtar. Përfshirja e këtij korridori në korridorin Ten-T e bën Korridorin…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku reagoi sot për situatën ekonomike në vend, ndërsa shtoi se “qeveria kujdeset që përditë të na tregojë që Shqipëria ka një rritje ekonomike fenomenale”. Tabaku theksoi se “kushdo nga qytetarët e di që shqiptarët po largohen nga vendi, që është një krizë thuajse permanente për punëtorë por qeveria thotë që nuk janë larguar mbi 200 mijë shqiptarë pasi në fakt qeveria ka rritur punësimin dhe shqiptarët që mungojnë janë thjesht të punësuar”. Sipas saj, “kredimarrësit e dinë që kësti i kredisë së marrë në bankë është duke u rritur përditë, por qeveria na thotë…
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se rritja ekonomike në Shqipëri gjatë vitit 2022 ishte 4.8 %, ndër më të lartat në rajon, përjashtuar Malin e Zi. Në konferencën për shtyp mbi zhvillimet në ekonomi gjatë muajve të parë të këtij viti, Ibrahimaj tha se kjo rritje ekonomike ishte përtej jo vetëm parashikimeve të qeverisë, por edhe partnerëve financiarë ndërkombëtarë. “Rritja ekonomike në vend në vitin 2022 rezultoi 4.8%, ndjeshëm më e lartë se ajo që kishim planifikuar jo vetëm ne, por të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë. Këtë vit ne vijojmë t’i qëndrojmë parashikimit për një rritje…
