Author: gazetar_1

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor informoi se, gjatë periudhës janar-prill 2023, janë regjistruar për herë të parë 19,940 mjete ose 39% më shumë se viti 2019. Sipas DPSHTRR, shtetet kryesore të origjinës së mjeteve janë: Gjermania 22.7%, Italia 23.3% dhe Zvicra 10.6%. “1,874 mjete, me moshë mesatare mbi 22-vjeçare, janë çregjistruar plotësisht nga sistemi. Më shumë mjete të reja në qarkullim e më pak mjete të vjetra. Regjistrimi i autoveturave EURO 5 e sipër është rritur me 69.2%, krahasuar me janar – prill 2021, duke rritur regjistrimet e autoveturave ‘eco-friendly’ e më pak ndotëse”, thekson DPSHTRR. Ndërkohë…

Read More

Pavarësisht se Qeveria dhe Banka e Shqipërisë kanë hequr nga vetja përgjegjësinë për të iniciuar ndërhyrje konkrete ndaj normalizimit të kursit të këmbimit, eksportuesit vijojnë të këmbëngulin se kjo situatë duhet trajtuar me seriozitet dhe duhen marrë masa lehtësuese. Përfaqësues të Shoqatës “Proeksport Albania” së bashku me Përfaqësues të Shoqatave të tjera Eksportuese dhe Shërbimeve zhvilluan një takim me  grupin teknik të Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave kryesuar nga  Guvernatori Gent Sejko dhe Ministrja Delina Ibrahimaj ku shprehën shqetësimin për zhvlerësimin e euros dhe humbjet që ka sjellë për një kategori të bizneseve shqiptare. Eksportuesit bëjnë me dije…

Read More

Puna në shtet është lakmuar më shumë nga femrat në vitin 2022. Të dhënat zyrtare të Departamentit të Administratës Publike (DAP) tregojnë se 61 për qind e aplikimeve për vendet vakante u bënë nga femrat ndërsa meshkujt zunë vetëm 39 për qind të tyre. Në raport me vitin paraardhës ka një rritje të aplikimeve nga femrat të cilat në 2021 zinin 58 për qind të aplikimeve kurse meshkujt 42 për qind të tyre. Ndryshimet në këtë raport variojnë nga viti në vit. Për vitin 2022 sipas të dhënave të DAP kishte në total 3926 aplikime ndërkohë që në plotësimin e…

Read More

Vijojnë të zbresin komisionet e ndërmjetësimit në sigurimin e detyrueshëm motorik, duke arritur në një mesatare tregu prej 16%. Nga janari i vitit 2023, bazuar në rregulloren e miratuar nga AMF, niveli i komisioneve të aplikueshme nga shoqëritë e sigurimit për produktet e sigurimit të detyrueshëm motorik (tpl, karton jeshil, kufitare) nuk mund të jetë më i lartë se 18% të primit të shkruar bruto. Përpara hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje në janar të vitit 2022, komisionet mesatare në nivel tregu për sigurimin e detyrueshëm motorik ishin 27%. Sipas burimeve zyrtare, synimi i vendosjes së niveleve tavan të komisioneve…

Read More

Nëse në mbyllje të vitit 2022, afro 40 për qind e fondit total të shpenzimeve publike nuk ishte disbursuar, situata ka ndryshuar në 3 mujorin e parë të këtij viti. Në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit, duket se qeveria ka lëshuar dorën s ai takon investimeve publike të bëra gjatë periudhës Janar-Mars, dhe kryesisht në muajin Mars. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, rezulton se në 3 muajt e parë të vitit janë disbursuar për investime publike 12.7 miliardë lekë, nga 8 miliardë lekë që disbursuan në të njëjtën periudhë të një viti më parë, me…

Read More

Tregu i sigurimeve në muajt e parë të vitit 2023 ka shënuar rritje të ardhurash nga primet. Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar-mars 2023 kapën vlerën 5,1 miliardë lekë, rreth 50 milionë dollarë, ose 20.12% më shumë se në janar-mars 2022. Gjatë muajit janar-mars 2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 285,282, po ashtu  me një rritje prej 15.23% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Segmenti i sigurimit të automjeteve është edhe ai që ka peshëm më të…

Read More

Rënia e euros në nivele më të ulëta historike, duke iu afruar 110 lekëve ka shqetësuar eksportuesit, të cilët i dërguan një shkresë Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë, ku i kërkonin që të hetoheshin shkaqet e rënies dhe të ndërhyhej për normalizimin e situatës. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, u ka kthyer përgjigje zyrtarisht eksportuesve, në një shkresë ku në dijeni është vënë në dijeni dhe ministrja e Financave Delina Ibrahimaj. Banka e Shqipërisë thotë se: Banka ka adoptuar dhe zbatuar prej kohësh një regjim fleksibël të kursit të këmbimit.Banka theksoi se tregu valutor ka funksionuar…

Read More

Ndryshimet në ligjin “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura”, pritet të miratohet nga Kuvendi në muajin maj, çka do t’i hapë rrugën edhe miratimit të vendimeve të Këshillit të Ministrave për rritjen e pagave të administratës. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot se tashmë pr/ligji është depozituar në Kuvend dhe pritet të miratohet brenda këtij muaji. “Menjëherë pas miratimit nga Kuvendi do të vijohet me miratimin e vendimeve të qeverisë për rritjen e pagave të administratës. Punonjësit do të mund të marrin shtesën e…

Read More

Nuk deklaruan mbi 5.7 mln euro, Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim 15 shoqëri tregtare call center dhe 9 shtetas italianë e 4 shqiptarë. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar P.p.nr.3230 viti 2022 për veprën penale të “Mashtrimit kompjuterik” dhe “Fshehjes së të ardhurave” parashikuar nga neni 143/b e 180 i K.Penal. Në vijim të veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, janë referuar materiale në lidhje me veprimtarinë e paligjshme të disa subjekteve me aktivitet në fushën e Call Center nga ana e policisë gjyqësore të Sektorit të Hetimit Tatimore pranë Drejtorisë së Përgjithshme…

Read More

Nga sot kompanitë mund të aplikojnë përmes e-albania për të përfituar subvencionimin për koston shtesë të kontributeve shoqërore për aplikimin e pagës minimale prej 40 mijë lekësh. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot edhe kategoritë e kompanive që do të mund të përfitojnë. Gjatë konferencës për shtyp mbi zhvillimet në ekonomi përgjatë 3-mujorit të parë, Ibrahimaj tha se përfituese janë kompanitë në industrinë përpunuese, ato në sektorin e peshkimit dhe pyjeve. “Nga sot në e-albania shfaqet linku i aplikimit, në seksionin specifik të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësimit (AKPA). Kategoritë e subjekteve që përfitojnë…

Read More