Author: gazetar_1
Instat ka publikuar rezultatet e një ankete lidhur me përdorimin e internetit për qëllime kulturore. Rezultatet tregojnë se meshkujt e përdorin më shumë se femrat internetin për këtë qëllim. Meshkujt shqiptarë, rezultojnë se e përdorin më shumë se femrat internetin për qëllime kulturore. Kjo e dhënë publikohet nga Instituti i Statistikave që ka realizuar anketën e përdorimit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit duke u fokusuar te përdorimi i internetit te meshkut dhe femrat për aktivitete kulturore si pjesëmarrja në rrjete sociale, leximi i gazetave/ revistave në internet, komunikimi me mesazhe të shkurtra dhe blerjet online të librave/ revistave/ gazetave…
Numri i bagëtive ka thelluar rënien në vitin 2022 në të gjitha kategoritë, duke e çuar sektorin në një spirale krize me ndikim negativ në çmimet e produkteve të bulmetit. Të dhënat e sotshme të INSTAT tregojnë se numri i krerëve të bagëtive që prodhojnë qumësht, gjedhë, dele dhe dhi pësoi rënie me 8.3 për qind në vitin 2022 në krahasim me vitin 2021. Rënien më të madhe e pati gjedhi me 39 mijë krerë më pak se më 2021 ose me rënie vjetore 12 për qind. Numri i dhive pësoi rënie me 7 për qind dhe po në të…
Në Festivalin Folklorik Kombëtar, që zhvillohet në qytetin e gurtë nga data 24 qershor deri në 1 korrik, Ansambli Folklorik “Tirana” do të përfaqësojë Tiranën dhe Gjirokastrën në këtë event kulturor. Ky ansambël, pjesë e Qendrës Kulturore Tirana – Teatri Metropol, ka në repertorin e tij valle të trevave të ndryshme të Shqipërisë, nga Shqipëria e Mesme, e Jugut dhe valle veriu. Ansambli Tirana, i përbërë nga artistë të rinj, do të përfaqësoj qarkun e Tiranës në skenën e madhe të Kalasë së Gjirokastrës në datën 26 qershor me fabulën “Rituali i jetës”, që flet për të gjitha proceset e…
Gjatë një seance parlamentare në Bundestag, kancelari gjerman Olaf Scholz ka mbështetur planet e diskutueshme të Bashkimit Evropian për politika më të ashpra të azilit dhe migracionit, përgjatë kufijve të jashtëm të bllokut. Scholz: Kjo është një marrëveshje historike sepse tregon se BE-ja mund të kapërcejë mosmarrëveshjet e saj edhe për çështjet më të diskutueshme.Gjermania do të jetë gjithashtu përgjegjëse për krijimin e një sistemi të ri dhe të drejtë, pasi deri më tani ne kemi qenë destinacioni kryesor për migrimin e brendshëm, kryesisht të pakontrolluar brenda zonës Shengen. Në fillim të qershorit, vendet e BE-së votuan në favor të…
Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (neto), u realizuan në masën 18.6 miliardë lekë, 2 miliardë lekë ose 12% më shumë se 5 mujori 2022, si dhe 196 milionë lekë ose 1.1% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 5 mujorin 2023. Referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në import për 5 mujorin rezultojnë 58.2 miliardë lekë, 1.1 miliardë lekë ose 1.9 % më pak se një vit më parë, si dhe 178 milionë lekë ose 0.3% më shumë se plani…
Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme 23 qershor 2023, tregon sërish renie të disa valutave si dollari dhe euro. Dollari amerikan blihet me 96.8 lekë dhe shitet me 98 lekë. Euro blihet me 106.6 lekë dhe shitet 107.5 lekë. Paundi britanik sot blihet me 123.2 lekë dhe shitet me 124.5 lekë. Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 107.7 lekë, ndërsa në shitje me 109 lekë. Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 73.4 lekë dhe në shitje me 75.4 lekë.
Një hapësirë e re publike i është shtuar qytetit të Lezhës, pjesë e projektit “Dua të Luaj” të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje ky projekt i përfunduar tashmë. Në një mesazh në rrjetet sociale, Rama shkruan se “Dua të Luaj” është krijuar si pjesë e programit të ri kombëtar të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. “Mirëmëngjes dhe me hapësirën më të re të projektit “Dua të Luaj”, krijuar në Lezhë si pjesë e programit të ri kombëtar të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.
Buxheti ka arkëtuar 257.9 miliardë lekë në pesë muajt e parë të këtij viti, me një rritje prej 10.5 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas statistikave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Ritmet e rritjes janë përshpejtuar në raport me 4-mujorin, kur zgjerimi ishte 10.2 %. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e përmirësimit të mbledhjes së të ardhurave në maj, ku u arkëtuan 50.8 miliardë lekë, ose 12.3 % më shumë se i njëjti muaj i një viti më parë. Në prill zgjerimi kishte qenë minimal prej 5.3 % (ecuri reale negative nëse…
Kuvendi diskutoi sot, projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për “Përmirësimin e aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit Govtech”. Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi tha se, “marrëveshja e huas, parashikon që Shqipërisë t’i akordohet një financim në vlerën 60 milionë euro nga BERZH që do të mundësojë rritjen e aksesit universal në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet teknologjisë (Govtech), përmirësimin e portalit “e-Albania” dhe infrastrukturave mbështetëse të tij, duke sjellë funksionalitete të reja për qytetarët dhe…
Vjena e Austrisë është renditur sërish në krye, si qyteti më i mirë për të jetuar në nivel global, sipas një indeksi vjetor të përpiluar nga Njësia e Inteligjencës Ekonomist (EIU), pjesë e The Economist. Indeksi Botëror i Jetueshmërisë 2023, ia atribuoi suksesin e Vjenës “kombinimit fitues” të stabilitetit, kulturës dhe argëtimit, infrastrukturës së sigurt, arsimit shembullor dhe shërbimeve shëndetësore. “Ai e ka zënë këtë pozicion rregullisht, gjatë disa viteve të fundit, ku vetëm pandemisë Covid-19 qyteti nuk ka zënë vendin e parë,” shtoi raporti. Kopenhaga ruan gjithashtu pozicionin si qyteti i dytë më i jetueshëm në botë, ndërsa qytetet…
