Author: gazetar_1

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi. Në qytetin e vogël kroat të Sisak, rreth 50 kilometra në jug-lindje të Zagrebit, lumi Sava shpërtheu brigjet e tij dhe përmbyti stallat e një shoqate të kalërimit terapeutik. Stacioni televiziv kroat HRT raportoi se të gjithë kuajt u siguruan të padëmtuar. Kroatët që jetojnë në qytetet Karlovac, Petrinja, Hrvatska Kostajnica, Gracac dhe Obrovac gjithashtu luftuan me përmbytjet ditët e fundit, megjithëse nuk u raportuan të plagosur apo vdekje. Situata ishte gjithashtu e vështirë në Bosnjën veriperëndimore pasi lumenjtë Una dhe Glina shkaktuan përmbytje në qytetet Bihac, Velika…

Read More

Përfundojnë punimet në Nyjen e Fllakës pranë autostradës Tiranë-Durrës. Me ndërtimin e katër rampave që lidhin mbikalimin me zonën përreth, do ketë lehtësi qarkullimi për banorët dhe bizneset. Kryeministri Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga përfundimi i këtyre punimeve. Bizneset që operojnë në afërsi të Nyjes së Fllakës, përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, do të kenë akses në të dy anët e kësaj rruge, pa rrezikuar të shkaktojnë aksidente. Në të gjithë gjatësinë e rampave hyrëse dhe dalëse janë vendosur guardrail, ndërsa janë realizuar dhe dy rrethrrotullime që lidhin rrugën ekzistuese me rampat e reja. Në kuadër të rritjes së…

Read More

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj prezantoi sot planin e masave në mbështetje të kompanive eksportuese, në kushtet e emergjencës së efekteve nga zhvlerësimi i euros. Në një deklaratë për mediet, në prani edhe të përfaqësuesve të kompanive të eksportit, Ibrahimaj deklaroi se, qeveria do të miratojë një Akt Normativ, përmes së cilit do të vendoset ngurtësimi i parapagimit të kësteve të tatimfitimit për kompanitë që eksportojnë më shumë se 70 % të prodhimit të tyre. “Të ardhurat e eksportuesve kanë ardhur në reduktim, ndërkohë që shpenzimet e tyre edhe mund të jenë rritur. Kemi vendosur që MFE me…

Read More

Huadhënia për bizneset gjatë tremujorit të parë të këtij viti ka shfaqur shenja të ngadalësimit. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se kjo ecuri është ndikuar nga rënia e kërkesës për kredi si pasojë e likuiditetit të shtuar të bizneseve, stabilizimit të çmimeve në ekonomi dhe rënies së pasigurisë, si edhe nga shtrëngimi i kushteve të kreditimit nga bankat. Sipas madhësisë së bizneseve vihet re ngadalësimi i kredisë për biznesin e madh, tkurrja e kredisë për biznesin e vogël dhe rritja e qëndrueshme e kredisë për biznesin e mesëm. Sipas sektorëve të ekonomisë, kredia për sektorin…

Read More

E keni vënë re sa të plogësht e të përgjumur jeni pas konsumit të një dreke të bollshme? Ngopja dhe qetësia vështirësojnë mbajtjen hapur të syve dhe dëshira për një gjumë ‘të fuqishëm’ është shumë e madhe. Me zhargonin popullor, kjo ndjesi mund të përshkruhet mirë duke thënë se në këto raste ‘të zë buka.” Në përgjithësi, dëshira për gjumë pas ngrënies është krejt normale dhe nuk ka vend për shqetësim. Tretja Ekzistenca jonë lidhet fort me energjinë e organizmit. Këtë energji e marrim nëpërmjet ushqimit që shpërbëhet në glukozë dhe kalon në sistemin tretës. Gjatë transformimit të ushqimit në…

Read More

Natyra është treguar bujare, duke na ofruar një sërë ushqimesh që kanë aftësi pastruese dhe zhbllokuese krejt mirëbërëse. Më poshtë do të gjeni 10 ushqimet që ndihmojnë në zhbllokimin e arterieve, enëve të gjakut dhe mbrojnë zemrën. Shega Ky frut kaq i këndshëm përmban fitoushqyes që mbrojnë veshjen e brendshme të arterieve. Lëngu i shegës stimulon prodhimin e lëndës kimike të quajtur oksid nitrik. Ai ndihmon qarkullimin e gjakut dhe i mban arteriet të hapura. Brokoli Ju pëlqen ose jo, brokoli është një nga më të pasurit me vitaminë K, që parandalon dëmet e shkaktuara nga kalciumi në arterie. Brokoli…

Read More

Pasuritë e sekuestruara përmes ligjit antimafia do shiten në ankande pa pritur vendimin përfundimtar të konfiskimit të tyre. Bëhet fjalë për ato pasuri të cilat zhvleftësohen me shpejtësi, apo dalin jashtë përdorimit në kohë të shkurtër. Përmes një Udhëzimi, Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe procedurat e ankandeve që do të zhvillohen nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), strukturë në varësi të Ministrisë së Brendëshme. Do të jetë kjo Agjenci e cila, pasi administron pasurinë e sekuestruar dhe pasi vlerëson se sendi mund të dëmtohet, i bie vlera në mënyrë të ndjeshme ose me…

Read More

Rritjet e njëpasnjëshme të normës bazë të interesit kanë rritur me më shumë se dyfish pjesëmarrjen e individëve në tregun me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë. Për muajt janar mars të vitit 2023, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare raporton në total 5,895 transaksione të kryera nga individët në tregun primar të titujve të qeverisë, me një rritje prej rreth 113% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur totali i tyre ishte 2,762. Një rritje e tillë e numrit të transaksioneve është shoqëruar edhe me rritjen e volumit të parave të investuara në bono e obligacione…

Read More

Leku vijon të forcojë pozitat në raport me euron. Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me të enjten, ndërsa euroja humbi terren. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.26 lekë dhe këmbehet me 101.03 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.21 lekë dhe këmbehet me 110.94 lekë. Paundi britanik, krahasuar me një ditë më parë, u mbiçmua me 0.12 lekë, duke u ngjitur në kuotën 127.45 lekë. Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 113.34 lekë, ose 0.037 lekë më pak se ditën e…

Read More

Mungesa e qëndrueshmërisë së çmimeve të energjisë në tregje dhe mundësitë e zhvillimit të Bursës Shqiptare të Energjisë nuk e kanë frenuar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të vijojë procedurat për blerje afatgjatë të energjisë. Ky dikaster njoftoi se thirrjes për shprehje interesi për kontratë 3 dhe 5-vjeçare të importit të energjisë kanë shprehur interes 5 subjekte, duke konfirmuar avancimin e garës së shpallur në mesin e muajit mars. Këto kompani do të kalojnë fazën e parakualifikimit, ndërkohë që subjektet që do përmbushin kriteret do të duhet të paraqesin ofertat e tyre, mbi çmimet me të cilat do të hyjnë në garë…

Read More