Author: gazetar_1

Dollari amerikan i është rikthyer sërish sot kurbës zbritëse teksa është blerë këtë të premte me 98.2 lekë dhe është shitur me 99.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal duke e mbyllur kështu këtë javë negativisht. Monedha europiane ndërkaq ka regjistruar një rritje relativisht të ndjeshme që nga fillimi i kësaj jave teksa është blerë sot me 107.4 lekë dhe është shitur me 108.3 lekë nga një ditë më parë. Franga zvicerane gjithashtu ka rikuperuar disi pikë nga dita e djeshme duke u blerë mëngjesin e sotëm me 109.3 lekë dhe duke u shitur me 110.3 lekë referuar tregut të…

Read More

Volumi i shitjeve në tregtinë me pakicë shënoi rritje me 4.7 %, krahasuar me tremujorin e parë 2022. Të përshtatura sezonalisht shitjet në volum janë rritur 0.9 %, krahasuar me tremujorin paraardhës. Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e parë 2023 është rritur me 4.4 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2022. Në grupin “ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur 3.9 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022. Volumi i shitjeve, për grupin “artikuj jo-ushqimorë në…

Read More

Zgjerimi i aksesit në financë dhe ofrimi i produkteve të shpejta dhe të thjeshta për klientët ka shtuar konkurrencën në tregjet financiare. Në Shqipëri janë licencuar gjatë viteve të fundit një sërë institucionesh të parasë elektronike, ndërkohë që gjithnjë e më shumë aktorë të tregut financiar e kanë përqendruar vëmendjen te ofrimi i zgjidhjeve digjitale për klientët e tyre. IuteCredit është nga ato kompani, e cila që nga nisja e aktivitetit në Shqipëri në vitin 2015, ka patur në fokus teknologjinë dhe digjitalizimin e shërbimeve. E ka realizuar këtë si përmes sistemeve të operimit, të ndërtuara nga inxhinierë dhe ekspertë…

Read More

Pasi preku “fundin” gjatë këtij viti në nivelin 105.62 lekë, monedha e përbashkët europiane po tenton të ringrihet. Sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë, euro është këmbyer mesatarisht 107.87 lekë, duke u shitur me 107.41 dhe blerë me 108.31 lekë. Ndërkohë, në tregun e lirë valutor të enjten në orët e mesditës euro u ble me 107.4 dhe u shit me 108.4 lekë. Që nga fillimi I këtij viti, kur preku nivelin më të lartë prej 117.46 lekë, monedha e përbashkët europiane ka regjistruar një zhvlerësim të shpejtë prej gati 12 lekë. Pothuajse të njëjtën ecuri ka…

Read More

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se Komisioni Europian, në raportin vjetor të vitit 2022 vlerësoi se Shqipëria ka bërë një përparim të mirë, veçanërisht sa i takon vijimit të procesit të miratimit të legjislacionit dytësor në zbatim të ligjit për prokurimin publik. Balluku mori pjesë në konferencën ndërkombëtare, organizuar në Tiranë me pjesëmarrjen e 26 vendeve “Prokurimet e hapura dhe të qëndrueshme në Europë”. “Organizmi i kësaj konference është një vlerësim i rëndësishëm i reformave të qeverisë shqiptare, veçanërisht në drejtim të zhvillimit të prokurimeve të hapura dhe të qëndrueshme. Sipas raportit vjetor të…

Read More

Ky vit duket se nuk ka nisur mbarë për bizneset që ushtrojnë aktivitet në vend, pasi numri i subjekteve që nuk paguajnë detyrimet tatimore ka vijuar të rritet ndjeshëm muaj pas muaji. Për periudhën Janar- Maj 2023, rezulton së listës së aktiviteteve që nuk kanë paguar në kohë detyrimet kundrejt administratës tatimore, i janë shtuar 3595 subjekte, duke bërë që asetet e tyre të bllokohen. Kjo shifër lidhet edhe me situatën e vështirë ekonomike me të cilën po përballet vendi prej një kohe të gjatë, ku rritja e çmimeve ka sjellë rritje të ndjeshme të kostove për bizneset si dhe…

Read More

Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba paraqiti sot në Kuvend raportin e veprimtarisë së Autoritetit për vitin 2022. Në fjalën e tij, kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Biba u ndal në hapat e ndërmarra nga institucioni për sigurimin e një konkurrence të lirë dhe efektive në treg, në zbatim të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”, por dhe plotësimin e rekomandimeve të lëna në rezolutën e Kuvendit për vlerësimin e veprimtarisë së AK për vitin 2021. Gjithashtu, gjatë fjalës së tij, Biba informoi se, gjatë vitit 2022 janë marrë 99 vendime nga Komisioni i Konkurrencës, çka përbën jo vetëm një…

Read More

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi sot  një takim me përfaqësues të bashkisë së Himarës dhe ndërtuesit e hoteleve në zonën e Dhërmiut dhe Drimadhës, ku po zhvillohen projekte shumë të rëndësishme për strukturat e mikpritjes. Kumbaro kërkoi në këtë takim që ndërtuesit të sigurojnë që gjatë muajve të sezonit të lartë të mos shqetësojnë pushuesit. “Për këtë arsye, bashkia e Himarës po përgatit urdhrin për pezullimin e punimeve gjatë fundjavës në muajt korrik e gusht, dhe rregullimin me orare të caktuara se kur lejohen punimet, bashkë me masat që duhet të marrë çdo ndërtues në lidhje me…

Read More

Tregtimi i prodhimeve të brumit, pastiçerisë apo produkteve të tjerë ushqimorë nga furrat e bukës ka rikthyer debatin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për këto subjekte. Sipas Shoqatës së Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave, aktualisht janë rreth 4.000 furra buke që e paguajnë energjinë elektrike me një çmim preferencial prej 7.6 lekë/ kWh. Ndërkohë që, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike edhe më herët ka pretenduar se tregtimi i produkteve të tjerë nuk mund t’i klasifikojë si furra buke e për pasojë ka kërkuar rritjen e çmimit për këtë pjesë të aktivitetit. Përfaqësues të shoqatës, thanë se ende nuk…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) zhvilloi ankandin e parë të targave të personalizuara. Targa më e lakmuar dhe e paguar më shtrenjtë ishte “” me disa ofertues dhe u shit për 430,000 lekë, e pasuar nga targa “” dhe targa “”. Sipas DPSHTRR-së, shitja përmes ankandit synon transparencë në blerjen e kombinimit të preferuar, duke nisur ndërtimin e një kulture të ndershme tregtimi, përkundër sjelljeve të së shkuarës së nënbanakut e ryshfetit. “Tabu që thyhen në vendin ku mjetet rrugore private qenë herezi deri në 1990-ën, ndërsa sot flota vendase rritet në mbi 850 mijë mjete…

Read More