Author: gazetar_1

Dollari amerikan ka regjistruar sërish rënie këtë mëngjes pasi në raport me një ditë parë ka humbur sërish pikë duke u blerë sot me 97.3 lekë dhe duke u shitur me 98.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane gjithashtu e ka nisur këtë të mërkurë në vlera negative duke shënuar zbritje të ndjeshme të kuotës nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 106.4 lekë dhe është shitur me 107.3 lekë. Franga zvicerane ka pasur edhe ajo një luhatje negative nga një ditë më parë pasi ka pasur edhe ajo një zbritje të kuotës mëngjesin e…

Read More

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi projektrezolutën për veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë për vitin 2023. Kuvendi i kërkoi Bankës së Shqipërisë që gjatë këtij viti të angazhohet në drejtim të monitorimit në vazhdimësi të të gjitha zhvillimeve të brendshme dhe të jashtme të ekonomisë dhe të kujdeset të formulojë një politikë monetare, e cila të mundësojë kthimin e inflacionit në objektiv, me sa më pak kosto mbi rritjen afatgjatë të ekonomisë. Kuvendi, po ashtu i kërkon BSH-së që të analizojë me prioritet zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme, si dhe të monitorojë me kujdes ekspozimin e sektorit bankar…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve zbuloi një skemë mashtrimi me sigurimet shoqërore. Subjekte të ndryshme, që operojnë në sektorin fason, të lidhura me njëra-tjetrën kanë përdorur skemën e hapjes dhe mbylljes së NIPT-ve, kalimin e biznesit nga një emër në një tjetër me qëllim shmangien e pagesës së sigurimeve shoqërore për punonjësit e tyre. Në subjektet e identifikuara nga administrata tatimore janë konstatuar individë me shtetësi shqiptare dhe italiane, që ushtrojnë aktivitete ekonomike në disa qytete të Shqipërisë, të cilët kanë transferuar aktivitetin e tyre, nga një emër në një emër tjetër si palë të lidhura, me qëllim shmangien e…

Read More

Nga Fatos Çoçoli Sa prej nesh kanë trashëguar një pronë, e cila nuk është kthyer sipas ligjeve në fuqi, por është mbivendosur e masakruar nga anëtarët e mafies së tokave në Shqipëri? Të cilët ia kanë rrëmbyr qytetarit pronën legjitime, të ndihmuar nga qindra sekserë e punonjës abuzues deri dje në Zyrat Vendore të Pasurive të Patundshme (hipotekat) dhe sot në agjencitë rajonale të Kadastrës Shtetërore. Sa prej nesh zotërojnë titujt e një prone të fituar me blerjen e saj me kontratë të rregullt me akt noterial, ose me trashëgimi, që janë format e njohura nga ligji për të qenë…

Read More

Ditët kur zgjoheni të lodhur e me dhimbje të vazhdueshme të trupit, me siguri që i keni provuar të paktën një herë në jetë dhe i mbani mend. Veçanërisht dhimbjet e qafës, si një pjesë shumë delikate dhe e ndjeshme e trupit, mund të kthehen shumë shpejt në dhimbje kronike. Shkaktarë mund të jenë faktorë nga më të ndryshmit, por për dhimbjen gjatë natës ka një shpjegim specifik nga ekspertët. Në këtë artikull ju tregojmë disa mënyra të lehta dhe të shpejta se si ta evitoni këtë problem që prek një numër shumë të madh njerëzish. Çfarë e Shkakton Dhimbjen…

Read More

Strategjia e komunikimit e Parlamentit për zgjedhjet e BE-së 2024 do të mbështetet në një rrjet mediash dhe organizatash të shoqërisë civile, me një buxhet prej 37 milionë euro ose 0,08 euro për qytetar, “pothuajse asgjë” krahasuar me buxhetet e institucioneve dhe qeverive të tjera, Drejtori i Komunikimit dhe Zëdhënësi i Parlamentit të BE-së Jaume Duch tha për EURACTIV. Duke qenë se “duhet të jemi të kujdesshëm me paratë e taksapaguesve”, Parlamenti po ndërton fushatën e tij rreth “krijimit të një vale” e cila do të mbështetet nga një rrjet i brendshëm dhe i jashtëm, duke u fokusuar në mobilizimin…

Read More

Fondi i pagave në aktivitetet e tregtisë, që përfshin tregtinë me shumicë, tregtinë me pakicë dhe riparimin e automjeteve dhe motoçikletave, në tremujorin e parë të vitit 2023, u rrit me 22.8 %. Sipas raportit të publikuar së fundmi nga INSTAT, shitjet neto në volum në aktivitetet e tregtisë shënuan rritje 2.7 %, krahasuar me tremujorin e parë 2022, ndërsa edhe numri i të punësuarve shënoi rritje 2.7 %. Në aktivitetin e hotelerisë, shitjet neto në volum shënuan rritje me 2.7 %, krahasuar me tremujorin e parë 2022, ndërsa numri i të punësuarve shënoi rritje 4.4 %. Njëkohësisht, rritje shënoi…

Read More

Shifrat e strukturave akomoduese të publikuara nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se turizmi në vend ka patur një ecuri mjaft pozitive përgjatë katër muajve të parë të vitit. Të dhënat për muajin prill sërish flasin për një rekord si të numrit të vizitorëve ashtu edhe të numrit të netë qëndrimeve, nëse do ta krahasonim me të njejtin muaj të viteve të kaluara. Në prill janë regjistruar gjithsej 115,033 vizitorë. Kjo shifër është jo vetëm më e lartë se prilli i vitit 2022 dhe 2021, por ka tejkaluar edhe prillin e vitit 2019-të dhe 2018-të, të cilët regjistronin rreth 103 mijë…

Read More

Gjatë takimit me Guvernatorin e Bankës Qendrore, Gent Sejko, shefja e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Anke Weber, ndër të tjera, inkurajoi monitorimin e vazhdueshëm të rrezikut të kredisë bankare, kursit të këmbimit dhe  normës së interesit. Guvernatori Sejko u shpreh se Banka Qendrore nuk targeton një nivel të caktuar të kursit të këmbimit, por i kushton një vëmendje të veçantë ecurisë së tij. Guvernatori shtoi se tregu valutor ka funksionuar normalisht gjatë dy viteve të fundit, duke mos shfaqur çrregullime, apo fenomene spekulative, çka   sugjeron se forcimi i kursit të këmbimit të lekut është një fenomen i përcaktuar nga …

Read More

Çmimi preferencial është vetëm për prodhimin e bukës dhe jo për zhvillimin e aktiviteteve të tjerë tregtarë”. Kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti ka reaguar në lidhje me debatin për çmimin e energjisë elektrike për këto subjekte, duke shtuar se përgjatë këtyre viteve është abuzuar, duke tregtuar edhe artikujt të tjerë brenda furrave. Ahmeti e konsideroi të pamundur edhe instalimin e 2 matësve, sipas aktivitetit që ushtrohet, një kërkesë kjo e bërë nga Shoqata e Bukës. Tregtimi i prodhimeve të brumit, pastiçerisë apo produkteve të tjerë ushqimorë nga furrat e bukës riktheu pak ditë më parë debatin e…

Read More