Zgjerimi i aksesit në financë dhe ofrimi i produkteve të shpejta dhe të thjeshta për klientët ka shtuar konkurrencën në tregjet financiare. Në Shqipëri janë licencuar gjatë viteve të fundit një sërë institucionesh të parasë elektronike, ndërkohë që gjithnjë e më shumë aktorë të tregut financiar e kanë përqendruar vëmendjen te ofrimi i zgjidhjeve digjitale për klientët e tyre.
IuteCredit është nga ato kompani, e cila që nga nisja e aktivitetit në Shqipëri në vitin 2015, ka patur në fokus teknologjinë dhe digjitalizimin e shërbimeve. E ka realizuar këtë si përmes sistemeve të operimit, të ndërtuara nga inxhinierë dhe ekspertë IT nga Estonia (një nga vendet më të përparuar në Europë sa i përket digjitalizimit), ashtu edhe nëpërmjet aplikacionit My Iute. Përmes këtij aplikacioni, klientët, por edhe qytetarët e interesuar, mund të kryejnë lehtësisht një sërë shërbimesh, që nga aplikimi për marrjen e një kredie konsumatore, informacioni për kredinë, pagesa e kësteve të kredisë, etj.
Për të zgjeruar edhe më tej gamën e shërbimeve digjitale dhe për t’iu përgjigjur më së miri zhvillimeve të kohës, Iutecredit është në kërkim të vazhdueshëm të opsioneve më të mira në këtë drejtim. Në këtë kuadër, Drejtues të institucionit financiar të mikrofinancës zhvilluan një takim me drejtues dhe ekspertë të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC), pjesë e grupit të Bankës Botërore, me fokus Projektin e Shërbimeve Financiare Digjitale.
Drejtori Ekzekutiv i Iutecredit, Akan Ajdini, i prezantoi misionit të IFC risitë më të fundit të aplikuara nga kompania në fushën e Fintech, si edhe synimet për zgjerimin e tyre, për të rritur përfshirjen financiare të klientëve, si edhe për përfshirjen e nënshkrimit elektronik si një formë për të krijuar sa më shumë lehtësi për qytetarët. Ekspertët e IFC shprehën nevojën e tejkalimit të barrierave dhe rritjes së aksesit në financë, si faktorë kyç për rritjen e mëtejshme të ekonomive në zhvillim.
Vitin e kaluar, institucioni i parasë elektronike, Velox Pay Albania, në pronësi të kompanisë mëmë, IuteCredit Europe, mori licencën e operimit edhe në Shqipëri. Përmes Velox Pay, klientët e IuteCredit do të mund të kryejnë pagesa, të marrin dhe të dërgojnë para, të transferojnë para në një llogari IBAN, të tërheqin nga ATM-të dhe të kryejnë çdo transaksion nëpërmjet aplikacionit në celular. Kjo sjell më shumë lehtësi, kursim kohe, por edhe kosto më të ulëta në kryerjen e këtyre veprimeve.
Gjithashtu, IuteCredit është e vetmja kompani në tregun e mikrofinancës që i ofron klientëve të saj marrjen e një kredie konsumatore brenda pak minutash, duke e realizuar këtë përmes aplikacionit My Iute, i cili është gjithmonë në zhvillim dhe përmirësuar me përfshirjen e opsioneve të reja, si edhe tërheqjen e parave nëpërmjet ATM-ve (bankomatëve) të instaluara pranë zyrave të saj në qytete të ndryshme të vendit. /ekofin.al
