Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Rritja e pagave dhe konsumit mbush arkën e shtetit: Të ardhurat në pesëmujor

11:11 - Qershor 17, 2026

Lehtësohet lëvizja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Shkupi miraton sistemin “One Stop Shop”

10:50 - Qershor 17, 2026

KLP, vetëm 4 procedime disiplinore në 2025 ndaj prokurorëve, 3 nga të cilat të nisura në 2024

06:04 - Qershor 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

KLP, vetëm 4 procedime disiplinore në 2025 ndaj prokurorëve, 3 nga të cilat të nisura në 2024

06:04 - Qershor 17, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbyllur gjatë vitit 2025 katër procedime disiplinore ndaj prokurorëve, por të dhënat tregojnë se një pjesë e madhe e tyre nuk ishin çështje të reja. Krahasimi me raportin vjetor të vitit 2024 tregon se shumica e rasteve të trajtuara në vitin 2025 ishin raportuar më herët si hetime ose kërkesa të nisura nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Në pamje të parë, viti 2025 duket pak më aktiv se viti 2024. KLP raporton katër procedime disiplinore të përfunduara, ndërsa një vit më parë kishte përfunduar tri të tilla. Por dallimi është i vogël dhe, më e rëndësishmja, disa nga emrat (inicialet) që shfaqen në raportin e vitit 2025 gjenden edhe në raportin e vitit 2024.

Në vitin 2024, KLP kishte përfunduar tri procedura disiplinore. Dy kërkesa të ILD-së ishin rrëzuar, ndërsa në një rast Këshilli kishte vendosur një masë më të lehtë nga ajo që ishte propozuar. Rastet kishin të bënin me prokurorët A. P. në Berat, Sh. M. në Shkodër dhe A. B. në Shkodër. Për A. B., ILD kishte kërkuar ulje të përkohshme page deri në 40%, por KLP vendosi vetëm masën “vërejtje publike”.

Në vitin 2025, KLP mbylli katër procedime disiplinore. Dy prej tyre lidhen me të njëjtin prokuror, K. Ll., në Sarandë. Në njërin rast KLP vendosi masën “vërejtje publike”, ndërsa në rastin tjetër vendosi ulje të përkohshme të pagës me 20% për tre muaj dhe largimin nga detyra të Kryetarit të Prokurorisë Sarandë. Dy rastet e tjera, ndaj prokurores A. K. në Korçë dhe prokurorit B. S. në Sarandë, përfunduan me rrëzimin e kërkesave të ILD-së.

Por këto raste nuk janë krejtësisht të reja. Në raportin e vitit 2024, KLP kishte njoftuar se ILD kishte nisur hetime disiplinore pikërisht ndaj K. Ll., A. K. dhe B. S.. Për K. Ll., raporti i vitit 2024 sqaronte se ILD kishte paraqitur kërkesë për procedim disiplinor dhe caktim mase, e cila po ndiqte rrugën e shqyrtimit në Këshill. Kjo do të thotë se tre nga katër procedimet e mbyllura në vitin 2025 lidhen me raste që ishin bërë të ditura që në vitin 2024.

Edhe procedurat që nuk janë përfunduar me vendim përfundimtar tregojnë një tjetër problem: ndikimin e vettingut. Në raportin e vitit 2025 përmenden disa ish-magjistratë për të cilët procedimet disiplinore nuk kanë vijuar në themel, pasi ata kanë humbur statusin e magjistratit pas shkarkimit në procesin e rivlerësimit kalimtar. Në këto raste, KLP nuk mund të vazhdojë më procedimin disiplinor, sepse personat nuk janë më pjesë e sistemit si magjistratë. Rasti tjetër eshtë mbyllur pasi nuk është konstatuar shkelje disiplinore.

Një situatë e ngjashme ishte raportuar edhe në vitin 2024. Atë vit, KLP kishte shpjeguar se disa procedime ishin pezulluar ose nuk mund të përfundonin për shkak se prokurorët përkatës ishin njëkohësisht në proces vettingu. Sipas raportit, humbja e statusit të magjistratit e bën të pamundur vijimin e shqyrtimit disiplinor nga KLP.

Në raportin e vitit 2025 përmenden edhe disa hetime të reja të njoftuara nga ILD-ja, ndaj magjistratëve Y. P. në Tiranë, E. A. në Vlorë dhe A. P. në Berat. Megjithatë, këto nuk janë ende procedime të përfunduara nga KLP. Ato janë në fazën e hetimit nga ILD dhe vetëm nëse Inspektori konstaton shkelje dhe paraqet kërkesë për masë disiplinore, Këshilli mund të hapë procedurën për vendimmarrje. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
disiplinore ILD klp mbartura procedimet prokuroret
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Rritja e pagave dhe konsumit mbush arkën e shtetit: Të ardhurat në pesëmujor

11:11 - Qershor 17, 2026

Lehtësohet lëvizja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Shkupi miraton sistemin “One Stop Shop”

10:50 - Qershor 17, 2026

Java e parë e Botërorit, ora amerikane penalizon baret dhe restorantet në Shqipëri

06:02 - Qershor 17, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Rritja e pagave dhe konsumit mbush arkën e shtetit: Të ardhurat në pesëmujor

gazetar_111:11 - Qershor 17, 20260

Financat publike kanë regjistruar një performancë më të mirë se pritshmëritë gjatë pesë muajve të…

Lehtësohet lëvizja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Shkupi miraton sistemin “One Stop Shop”

10:50 - Qershor 17, 2026

KLP, vetëm 4 procedime disiplinore në 2025 ndaj prokurorëve, 3 nga të cilat të nisura në 2024

06:04 - Qershor 17, 2026

Java e parë e Botërorit, ora amerikane penalizon baret dhe restorantet në Shqipëri

06:02 - Qershor 17, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:11 - Qershor 17, 2026

Rritja e pagave dhe konsumit mbush arkën e shtetit: Të ardhurat në pesëmujor

10:50 - Qershor 17, 2026

Lehtësohet lëvizja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Shkupi miraton sistemin “One Stop Shop”

06:04 - Qershor 17, 2026

KLP, vetëm 4 procedime disiplinore në 2025 ndaj prokurorëve, 3 nga të cilat të nisura në 2024

Rritja e pagave dhe konsumit mbush arkën e shtetit: Të ardhurat në pesëmujor

11:11 - Qershor 17, 2026

Lehtësohet lëvizja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Shkupi miraton sistemin “One Stop Shop”

10:50 - Qershor 17, 2026

KLP, vetëm 4 procedime disiplinore në 2025 ndaj prokurorëve, 3 nga të cilat të nisura në 2024

06:04 - Qershor 17, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter