Kategoria: prokuroret
Ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale kanë sjellë kundërshtimin e parë nga prokurorët. Shoqata e Prokurorëve në një reagim të gjatë ku merr në analizë ndryshimet në 105 nenet e Kodit të Procedurës Penale, thotë se ato në vend që të rrisin efektivitetin e drejtësisë penale, rrezikojnë të ngadalësojnë zbulimin e veprave penale,
Shqipëria ishte në vitin 2025 vendi i tretë jashtë Bashkimit Evropian me numrin më të lartë të çështjeve ku u përfshi Eurojust, agjencia e BE-së për bashkëpunimin gjyqësor. Me 121 çështje, vendi ynë u rendit pas Zvicrës me 275 dhe Mbretërisë së Bashkuar me 244, duke lënë pas Ukrainën me 101 dhe Serbinë me 94
Gjatë vitit 2025, Komisioni për Mbrojtjen e Prokurorëve ka shqyrtuar gjithsej 13 kërkesa për mbrojtje. Nga këto, 12 kërkesa janë miratuar dhe kanë rezultuar në dhënien e mbrojtjes së veçantë, ndërsa vetëm 1 kërkesë është refuzuar, pasi nuk plotësonte kriteret ligjore për përfitimin e mbrojtjes. Kjo do të thotë se mbi 92% e kërkesave të
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbyllur gjatë vitit 2025 katër procedime disiplinore ndaj prokurorëve, por të dhënat tregojnë se një pjesë e madhe e tyre nuk ishin çështje të reja. Krahasimi me raportin vjetor të vitit 2024 tregon se shumica e rasteve të trajtuara në vitin 2025 ishin raportuar më herët si hetime ose
Krahasimi i të dhënave të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitet 2024 dhe 2025 tregon se numri i ankesave ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve ka vijuar të rritet, ndërsa ritmi i hetimeve disiplinore mbetet relativisht i ulët në raport me volumin e pretendimeve të qytetarëve. Sipas raportit të ILD-së për vitin 2025, gjatë vitit janë
Botohen në Fletoren Zyrtare ndryshimet në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, pavarësisht kundërshtimeve të forta të Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, e cila kishte paralajmëruar për rreziqe kushtetuese dhe cenim të pavarësisë së pushtetit gjyqësor. Një nga pikat më të debatueshme është shtimi i nenit 170/3, i cili lejon që
Në prokurori ushtrojnë efektivisht detyrën 220 prokurorë, por vetëm 3 prej tyre kanë qenë objekt i procedurave disiplinore nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP). Sipas raportit vjetor të 2024, gjatë këtij vitit KLP përfundoi tri procedura disiplinore ndaj prokurorëve, me rezultate të ndryshme nga kërkesat fillestare të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD). Dy
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, sipas ligjit, është autoriteti përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe për fillimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm. ILD ka gjithashtu tagër për
Shkolla e Magjistraturës ka bërë publike listën e konkurrentëve që garojnë për gjyqtarë, prokurorë, këshilltarë ligjorë në gjykatë, prokurori dhe avokat shteti. Numri i kuotave për vitin akademik 2025-2026 janë 10 vende vakante për profilin gjyqtar dhe 3 vende vakante për profilin ndihmës ligjor në gjykatë, 12 vende vakante për profilin prokuror, 3 vende vakante
Seanca dëgjimore e datës 21 nëntor 2024, për Marjola Belulin, gjyqtaren e Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Durrës, shënon edhe fundin e rivlerësimit (vettingut) të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Shqipëria nisi në vitin 2016 zbatimin e reformës në drejtësi me rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, me qëllim garantimin e