Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Ministri i Financave konfirmon “lumin” e lejeve të ndërtimit në Tiranë e bregdet

12:02 - Korrik 21, 2026

Shqipëria shpenzon 247 dollarë për frymë për energjinë, më pak se vendet e rajonit

11:52 - Korrik 21, 2026

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

11:11 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

“Lumë” ankesash nga qytetarët, por ILD nisi hetim disiplinor vetëm ndaj 13 magjistratëve në 2025-ën

12:57 - Maj 26, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Krahasimi i të dhënave të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitet 2024 dhe 2025 tregon se numri i ankesave ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve ka vijuar të rritet, ndërsa ritmi i hetimeve disiplinore mbetet relativisht i ulët në raport me volumin e pretendimeve të qytetarëve.

Sipas raportit të ILD-së për vitin 2025, gjatë vitit janë depozituar 1,792 ankesa të reja, nga 1,718 persona fizikë dhe 74 persona juridikë. Bashkë me 1,480 ankesa të mbartura nga viti 2024, numri total i çështjeve në trajtim arriti në 3,272 ankesa. Nga këto, ILD shqyrtoi 1,635 ankesa gjatë vitit 2025.

Në raport me vitin 2024, ka një rritje të volumit të punës. Një vit më parë, sipas raportimit publik të ILD-së, ishin shqyrtuar 1,378 ankesa, ndërsa në total ishin administruar rreth 2,874 ankesa. Pra, në vitin 2025 numri i ankesave të shqyrtuara është rritur me rreth 18.6%, ndërsa ankesat e reja të depozituara mbeten në nivele të larta.

Megjithatë, edhe pse ka rritje të ankesave dhe të volumit të shqyrtimit, hetimet disiplinore rezultojnë më të pakta se një vit më parë. Në vitin 2024, ILD kishte miratuar 23 vendime për hetim disiplinor ndaj 25 magjistratëve, ndërsa në vitin 2025 janë miratuar vetëm 12 vendime për fillim hetimi disiplinor ndaj 13 magjistratëve.

Raporti i vitit 2025 tregon se 7 magjistratë janë hetuar mbi bazë ankese; 4 magjistratë janë hetuar me iniciativë të ILD-së dhe me nismë të ankuesit; 2 magjistratë janë hetuar vetëm me iniciativë të ILD-së.

Në vitin 2024, nga 25 subjektet e hetuara, 14 hetime kishin nisur mbi bazë ankese dhe 11 me iniciativë të ILD-së.

Tregues që mbetet problematik edhe në vitin 2025 është numri i ulët i referimeve nga vetë drejtuesit e sistemit të drejtësisë. Në vitin 2024, në ILD ishin paraqitur vetëm 2 ankime nga kryetarët e gjykatave dhe 20 nga drejtuesit e prokurorive. Në vitin 2025, situata mbetet pothuajse në të njëjtat nivele: janë regjistruar vetëm 1 ankim nga kryetarët e gjykatave dhe 8 ankime nga drejtuesit e prokurorive.

Hetimet disiplinore dhe masat e propozuara

Gjatë vitit 2025, Inspektori i Lartë i Drejtësisë nisi hetim disiplinor ndaj 13 magjistratëve, pas dyshimeve të arsyeshme për shkelje gjatë ushtrimit të detyrës. Shkeljet kryesore lidhen me vonesa dhe zvarritje të pajustifikuara të procedurave në 5 raste, mospërmbushje të përsëritur të funksioneve gjatë gjykimit ose hetimit në 4 raste, si dhe veprime apo mosveprime që kanë sjellë përfitime të padrejta ose dëme për palët në proces në 3 raste. Hetimet kanë përfshirë gjithashtu shkelje të rënda të legjislacionit procedural dhe material, si edhe nxjerrje të akteve të paarsyetuara.

Në përfundim të hetimeve disiplinore, ILD miratoi 23 vendime për 25 magjistratë, ku për 8 prej tyre kërkoi nisjen e procedimit disiplinor pranë KLGJ dhe KLP. Për 6 magjistratë hetimi u mbyll pasi nuk u konstatuan shkelje disiplinore, ndërsa për 11 të tjerë procedura u mbyll për shkak të humbjes së statusit të magjistratit.

Më konkretisht, sipas raportit, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka paraqitur 3 kërkesa për procedim disiplinor në Këshilli i Lartë Gjyqësor, ku në një rast është kërkuar “ulje e përkohshme e pagës deri në 40 % për një periudhë jo më të gjatë se një vit”, procedurë që vijon të jetë ende në proces. Ndërsa në dy raste të tjera është kërkuar masë “vërejtje publike”, ku një kërkesë është pranuar dhe tjetra është rrëzuar.

Ndërkohë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka paraqitur 5 kërkesa për procedim disiplinor në Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Në një rast është kërkuar “shkarkim nga detyra”, por procedura është mbyllur pa vendim përfundimtar. Në dy raste të tjera është propozuar “ulje e përkohshme e pagës deri në masën 40% për një periudhë njëvjeçare”, ku një procedim është mbyllur pa vendim përfundimtar dhe tjetri është pezulluar. Gjithashtu, në dy raste është kërkuar masë “vërejtje publike”, por të dyja kërkesat janë rrëzuar.

Sipas raportit, dy kërkesa për procedim disiplinor të paraqitura në KLP janë mbyllur pa një vendim përfundimtar për shkak të humbjes së statusit të magjistratit nga subjektet e proceduara disiplinarisht.

Raporti tregon gjithashtu se niveli i ankimeve kundër vendimeve të ILD ka qenë i ulët. Nga 835 vendime të ankimueshme, vetëm 116 janë ankimuar, ndërsa asnjë vendim për mbyllje të hetimit disiplinor nuk është kundërshtuar.

Sipas ILD, asnjë prej ankimeve të shqyrtuara nuk është kthyer për rishqyrtim nga komisionet përkatëse të KLGJ dhe KLP. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
gjyqtaret hetimi ILD prokuroret Propozimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Ministri i Financave konfirmon “lumin” e lejeve të ndërtimit në Tiranë e bregdet

12:02 - Korrik 21, 2026

Shqipëria shpenzon 247 dollarë për frymë për energjinë, më pak se vendet e rajonit

11:52 - Korrik 21, 2026

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

11:11 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Ministri i Financave konfirmon “lumin” e lejeve të ndërtimit në Tiranë e bregdet

gazetar_112:02 - Korrik 21, 20260

Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë prezantimit të Aktit Normativ “Për disa shtesa dhe ndryshime…

Shqipëria shpenzon 247 dollarë për frymë për energjinë, më pak se vendet e rajonit

11:52 - Korrik 21, 2026

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

11:11 - Korrik 21, 2026

Punësimi, rriten me 80% lejet e punës për të huajt në 4 muajt e parë të vitit 2026

10:21 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:02 - Korrik 21, 2026

Ministri i Financave konfirmon “lumin” e lejeve të ndërtimit në Tiranë e bregdet

11:52 - Korrik 21, 2026

Shqipëria shpenzon 247 dollarë për frymë për energjinë, më pak se vendet e rajonit

11:11 - Korrik 21, 2026

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

Ministri i Financave konfirmon “lumin” e lejeve të ndërtimit në Tiranë e bregdet

12:02 - Korrik 21, 2026

Shqipëria shpenzon 247 dollarë për frymë për energjinë, më pak se vendet e rajonit

11:52 - Korrik 21, 2026

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

11:11 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter