Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

14:21 - Korrik 27, 2026

Pagë shtesë për zjarrfikësit dhe forcat e Emergjencave Civile: Në fund të vitit mbërrijnë edhe tre avionë të rinj

14:03 - Korrik 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Zbresin më tej komisionet e ndërmjetësimit në sigurime

11:42 - Maj 5, 2023 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Vijojnë të zbresin komisionet e ndërmjetësimit në sigurimin e detyrueshëm motorik, duke arritur në një mesatare tregu prej 16%.

Nga janari i vitit 2023, bazuar në rregulloren e miratuar nga AMF, niveli i komisioneve të aplikueshme nga shoqëritë e sigurimit për produktet e sigurimit të detyrueshëm motorik (tpl, karton jeshil, kufitare) nuk mund të jetë më i lartë se 18% të primit të shkruar bruto.

Përpara hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje në janar të vitit 2022, komisionet mesatare në nivel tregu për sigurimin e detyrueshëm motorik ishin 27%.

Sipas burimeve zyrtare, synimi i vendosjes së niveleve tavan të komisioneve nga ana e AMF për ndërmjetësit (agjentët/brokerat) ishte rritja e eficiencës së shpenzimeve të shoqërive të sigurimit të Jo-Jetës.

Kjo masë ka dhënë rezultat të drejtpërdrejtë edhe në rritjen e ndjeshme të pagesës së dëmeve në sigurimin e detyrueshëm motorik.

Rënia e komisioneve të ndërmjetësimit në sigurimin e detyrueshëm motorik në fund të 3-mujorit të parë të vitit 2023 ka sjellë një rënie të përgjithshme të komisioneve për të gjitha produktet e sigurimit.

Në fund të vitit 2022, mesatarja e komisioneve në nivel tregu ishte 21%, ndërsa në 3-mujorin e parë të këtij viti ka zbritur në 18%. Kufizimi me rregullore i komisioneve të ndërmjetësimit ka sjellë ulje të mëtejshme edhe të kostove të marrjes në sigurim për shoqëritë e Jo-Jetës.

Sipas të dhënave, rezulton se shpenzimet e shoqërive për të gjitha produktet e sigurimit në fund të tre-mujorit të parë të vitit 2023 kanë zbritur në 24.3%, nga 28.2% që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sa i përket pagesës së dëmeve, tendenca rritëse e vitit 2022, ka vijuar edhe në 3-mujorin e vitit 2023, me 10% rritje në vlerë të dëmeve të paguara krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo ka ndikuar edhe në reduktimin e mëtejshëm të praktikave të dëmeve pezull. Në fund të vitit 2022, numri i dëmeve pezull zbriti në nivelin më të ulët historik. Gjithashtu, edhe dëmet e paguara në numër ishin në nivelin më të lartë historik.

Ekofin Media
Ekofin Media
komisione sigurime
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

14:21 - Korrik 27, 2026

Pagë shtesë për zjarrfikësit dhe forcat e Emergjencave Civile: Në fund të vitit mbërrijnë edhe tre avionë të rinj

14:03 - Korrik 27, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

gazetar_114:46 - Korrik 27, 20260

Administrata Tatimore u ka bërë thirrje të gjithë individëve që rezultojnë me tatim të mbipaguar…

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

14:21 - Korrik 27, 2026

Pagë shtesë për zjarrfikësit dhe forcat e Emergjencave Civile: Në fund të vitit mbërrijnë edhe tre avionë të rinj

14:03 - Korrik 27, 2026

Demo: Qeveria, masa për përmirësimin e trajtimit financiar të efektivëve të zjarrfikësve

13:19 - Korrik 27, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:46 - Korrik 27, 2026

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:21 - Korrik 27, 2026

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

14:03 - Korrik 27, 2026

Pagë shtesë për zjarrfikësit dhe forcat e Emergjencave Civile: Në fund të vitit mbërrijnë edhe tre avionë të rinj

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

14:21 - Korrik 27, 2026

Pagë shtesë për zjarrfikësit dhe forcat e Emergjencave Civile: Në fund të vitit mbërrijnë edhe tre avionë të rinj

14:03 - Korrik 27, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter