Author: gazetar_1

Depozitat në euro kanë vijuar rritjen edhe në muajin mars. Banka e Shqipërisë bëri të ditur se në fund të tremujorit 2023 totali i depozitave bankare në monedhën europiane arriti në 6.42 miliardë euro. Depozitat në monedhën europiane janë shtuar më tej me 27 milionë euro krahasuar me shkurtin. Ndërsa me bazë vjetore, rritja e depozitave në euro është përshpejtuar më tej në 16.8%, nga 16.5% që rezultonte në fund të muajit shkurt. Në periudhën pas pandemisë, depozitat në euro në sektorin bankar janë rritur me rreth 45%. Pothuajse tre të katërtat e depozitave në euro i takojnë individëve. BSH-ja…

Read More

Në projektligjin e hedhur për konsultim publik nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për “Barnat Narkotike dhe Lëndët Psikotrope” bëhet i ditur lejimi për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale në vendin tonë. Neni 9 i cili më parë nuk lejonte kultivimin e kanabisit ka ndryshuar si më poshtë: “Në Republikën e Shqipërisë ndalohen kultivimi i Papaver somniferum për prodhimin e opiumit dhe të kashtës, kultivimi i bimës së kokës (Erythroxylon coca) për prodhimin e alkaloideve e të lëndëve aromatike. Kultivimi dhe përpunimi i bimës së cannabisit dhe prodhimi i nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe…

Read More

Ligji i ri për sigurinë kibernetike ka zgjeruar gamën e subjekteve private që do të konsiderohen Operatorë të infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të informacionit, por duke shtuar edhe detyrimet që ata duhet të përmbushin në këtë kuadër. Operatorë kritikë do të konsiderohen subjektet që ofrojnë shërbime në sektorët e energjisë, në sektorët e transportit ajror, detar, hekurudhor, rrugor dhe postar; në sektorët e ekonomisë, financës, infrastrukturës së tregut financiar, sektorin bankar, fintek, shoqëritë e sigurimeve si dhe sistemet mikrofinanciare; në sektorët e infrastrukturës digjitale, telekomunikacionit, si dhe shërbimet digjitale; Subjektet që ofrojnë hërbime në sektorët për përpunimin dhe transmetimin…

Read More

Deputetja e PD, Jorida Tabaku në ‘Facebook’ shkruan se shkak për rënien e euros në kohë fushate dhe zhvlerësimi i lekut, lidhet me paranë e pisët, ku thekson ‘po i hapet gropa ekonomisë’. Tabaku deklaron se euro ka rënë pasi në vend po bëhet pazar politik për të blerë vota dhe se qeveria po i shërben pastrimit të parave në vend. Sakaq shton se në vendin tonë po shpenzohen miliona para dhe bën thirrje që qytetarët mos t’i besojnë sloganit të pemëve, pasi në hije mban paratë e pista. Postimi i plotë: Sa herë në Shqipëri ka zgjedhje po aq…

Read More

Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WIIW) rishikoi me rritje parashikimet për ecurinë ekonomike të Shqipërisë në vitin 2023. Projektimet e WIIW për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2023 janë 3.3 %, nga 3 % që ishin në raportin e vjeshtës. “Ekonomia shqiptare shfaqi një elasticitet të jashtëzakonshëm në vitin 2022, me një normë rritjeje prej 4.8%, e nxitur nga një sezon turistik i shpejtë, flukse të fuqishme hyrëse të IHD-ve dhe konsumi i fortë i familjeve, si pasojë e rritjes së të ardhurave reale”, thuhet në raportin e pranverës, të publikuar nga WIIW. Në raport vlerësohet se…

Read More

Eksportet drejt Kosovës shënuan një rritje të lehtë gjatë 3 muajve të parë të këtij viti, ndërsa importet ranë me 800 milionë lekë. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) mbi tregtinë e jashtme, eksportet drejt Kosovës gjatë periudhës janar-mars ishin gati 10.2 miliardë lekë, nga 9.9 miliardë lekë që ishin në 3-mujorin e 2022-shit. Ndërkohë, importet për 3-mujorin llogaritën 2.6 miliardë lekë nga 3.4 miliardë lekë që ishin në 3-mujorin e 2022-shit. Eksportet kryesore të Shqipërisë drejt Kosovës përfaqësohen nga eksporti i materialeve të ndërtimit dhe metaleve, mineraleve dhe lëndëve djegëse, ushqimeve si dhe produkteve kimike dhe…

Read More

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se zhvlerësimi i euros dhe forcimi i monedhës shqiptare lidhet kryesisht me turizmin dhe investimet e huaja neto. “Zhvlerësimi i euros dhe forcimi i lekut është i lidhur me hyrjet e të ardhurave që kemi pasur gjatë vitit 2022. Kemi pasur gjatë vitit 2022 një sezon turistik të lartë dhe me një fluks turistësh që ka qenë më i larti i të gjitha kohërave. Kjo ka bërë që hyrjet e kapitalit të jenë më të larta dhe kjo është reflektuar në bilancin e pagesave. Nga ana tjetër edhe investimet e huaja…

Read More

Këshilli i Ministrave ka miratuar Dokumentin Politik “Për Krijimin e një Mjedisi Mundësues për Zhvillimin e Tregjeve të Kapitalit në Shqipëri, 2023-2027”, i hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Dokumenti analizon situatën e tregut të kapitaleve në Shqipëri dhe infrastrukturën e tij, duke propozuar ndërmarrjen e planeve konkrete të veprimit për zhvillimin e tregut të kapitaleve përgjatë një periudhe 5-vjeçare. Objektivi i përgjithshëm është promovimi i tregjeve eficiente të kapitalit nëpërmjet nxitjes së zhvillimit të këtyre tregjeve dhe mbikëqyrjes efektive të tyre. Për arritjen e këtij objektivi, Dokumenti Politik merr në konsideratë…

Read More

Pas zbardhjes në fletoren zyrtare, nis zyrtarisht zbatimi i Kodit të ri Rrugor, të miratuar në Kuvend pak javë më parë, pas një dakordësie mes PD dhe PS. Një nga risitë është dhe përfitimi i uljes së gjobës së marrë me 50 % në rast se, ajo paguhet brenda një afati 15-ditor nga marrja e saj. Më herët, drejtuesit e mjeteve që paguanin një masë administrative brenda 5 ditësh, përfitonin 20 % ulje. Ligji i ndryshuar u botua në Fletoren Zyrtare me 6 prill 2023 dhe sipas nenit 21 të tij, hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren…

Read More

Nga Fatos Çoçoli Më 23 mars 2023, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë(BSH) vendosi të rrisë normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje, duke e çuar në nivelin 3 përqind, niveli më i lartë që nga fundi i vitit 2013. Norma bazë e interesit është përqindja që banka jonë qendrore vendos mbi depozitat që bankat e nivelit të dytë, bankat tregtare mbajnë pranë saj. Në rast se kjo normë interesi rritet, shtohen edhe përqindjet e interesit mbi huatë e bankave tregtare, duke shtuar në këtë mënyrë vlerën, koston e parasë, lekut. Banka e Shqipërisë është e mendimit, se, edhe…

Read More