Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Sulmet e Izraelit ndaj Iranit, tregjet globale “në tension”, rriten çmimet e arit dhe naftës

    Qershor 13, 2025

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 13, 2025

    Cilat janë përfitimet e kafesë, studimi i fundit hedh dritë mbi efektet e saj

    Qershor 13, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Tatimi mbi fitimin dhe të ardhurat nga puna “mbajnë” Buxhetin e Shtetit

    Maj 2, 2023 Ekonomi
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Buxheti i shtetit ka arkëtuar 155.6  miliardë lekë apo rreth 1.4 miliardë euro në 3 muajt e parë të vitit, me një rritje prej 146 milionë eurosh në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin Mars 2023, të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë regjistruar me një rritje prej rreth 5.9 miliardë lekësh. Por si kanë ecur zërat kryesorë të buxhetit gjatë muajit që lamë pas dhe cili ka pasur performancë më pozitive?

    Konkretisht, nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar,  janë arkëtuar 15.4 miliardë lekë nga 16 miliardë të arkëtuara në Mars 2022, me një rënie të regjistruar në 600 milionë lekë. Për të dytin muaj radhazi të ardhurat nga TVSH vijojnë të tregojnë dobësi, çka lidhet drejtpërdrejt me rënien e konsumit por dhe me një ndryshim në trajektoren e çmimeve.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Nga Tatimi mbi Fitimin në Mars 2023 janë arkëtuar 16.2 miliardë lekë nga 10.2 miliardë lekë të arkëtuara në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke regjistruar rritje prej 6 miliardë lekësh.  Afro 4.2 miliardë lekë janë arkëtuar nga tatimi mbi të ardhurat personale, me një rritje prej afro 700 milionë lekësh gjë që ka qenë e pritshme dhe vjen si rrjedhojë e ndryshimit të pagave. 3.8 miliardë lekë janë mbledhur nga akcizat, thuajse në të njëjtin nivel të muajit Mars 2022.

    Nga taksat nacionale janë arkëtuar 2.9  miliardë lekë, zë që ka pësuar rënie me 500 milionë lekë krahasuar me Mars 2022.  Ndërkohë rënie të ndjeshme vijojnë të kenë të ardhurat nga pushteti vendor, ndërsa kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore kanë rezultuar me rritje në afro 1.5 miliardë lekë.

    Nga ana tjetër shpenzimet e përgjithshme për muajin Mars kanë qenë në rreth 52 miliardë lekë,  duke shënuar rritje në masën 3.4 miliardë lekë, ku një ndikim të rëndësishëm kanë pasur shpenzimet kapitale. Vetë në muajin mars janë disbursuar 11.1 miliardë lekë.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    buxheti tatimi mbi fitimin të ardhurat
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Sulmet e Izraelit ndaj Iranit, tregjet globale “në tension”, rriten çmimet e arit dhe naftës

    Qershor 13, 2025

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 13, 2025

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025
    Komento

    Comments are closed.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Sulmet e Izraelit ndaj Iranit, tregjet globale “në tension”, rriten çmimet e arit dhe naftës

    gazetar_1Qershor 13, 20250

    Një sulm ajror në shkallë të gjerë i kryer nga Izraeli ndaj Iranit ka shkaktuar…

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 13, 2025

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Qershor 12, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Qershor 13, 2025

    Sulmet e Izraelit ndaj Iranit, tregjet globale “në tension”, rriten çmimet e arit dhe naftës

    Qershor 13, 2025

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 12, 2025

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Të Fundit

    Sulmet e Izraelit ndaj Iranit, tregjet globale “në tension”, rriten çmimet e arit dhe naftës

    Qershor 13, 2025

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 13, 2025

    Cilat janë përfitimet e kafesë, studimi i fundit hedh dritë mbi efektet e saj

    Qershor 13, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter