“Shqipëria duhet të intensifikojë përpjekjet për të dënuar korrupsionin”, kështu është shprehur i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një takim online me gazetarët. Escobar thekson se se korrupsioni është sfida më e madhe për gjithë rajonin dhe dua të shikoj më shumë progres në rajon.
Po ashtu Escobar është përgjigjur edhe pyetjes sa i takon rrugës së Shqipërisë drejt BE.
“Kjo marrëveshje në fakt ka shumë punë përpara, BE do vijojë të facilitojë procesin. Ne vendosëm pikat si do procedohet. Implementimi duhet të fillojë menjëherë. Shumë shpejt do shpallim disa iniciativa për të dyja vendet, por edhe sa i takon integrimit”, tha ai.