Kategoria: korrupsioni

Pothuajse gjysma e shqiptarëve mendojnë se problemet e fundit me rrugët dhe tunelet në vend janë shkaktuar kryesisht nga faktorë njerëzorë, ku sondazhi përfshin ndërtimin e dobët, korrupsionin dhe mungesën e mirëmbajtjes. Sipas Sondazhit Kombëtar për Shqipërinë të Institutit Republikan Ndërkombëtar, 48% e të anketuarve ua atribuojnë kryesisht këtyre faktorëve problemet e evidentuara në infrastrukturën

Shëndetësia perceptohet nga qytetarët si sektori ku korrupsioni është më i përhapur në Shqipëri, duke lënë pas sistemin e drejtësisë, administratën publike dhe qeverinë qendrore. Sipas Sondazhit Kombëtar për Shqipërinë të Institutit Republikan Ndërkombëtar, 36% e të anketuarve e përmendën shëndetësinë kur u pyetën se në cilat nivele ose sektorë korrupsioni ishte më i përhapur.

Nga Dr. Elton Musa* Evazioni fiskal në Shqipëri nuk është më vetëm historia e një fature të palëshuar, e një xhiroje të fshehur apo e një bilanci të manipuluar. Në një ekonomi që po përpiqet të formalizohet dhe të rrisë besueshmërinë e saj, evazioni është bërë më i sofistikuar, më i vështirë për t’u identifikuar

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka referuar 16 raste pranë organeve ligjzbatuese, si rezultat i kontrolleve të deklaratave të pasurisë dhe hetimeve administrative të kryera ndaj zyrtarëve publikë. Megjithatë, pavarësisht numrit të konsiderueshëm të referimeve dhe faktit se kontrolli ka përfshirë

Veprat penale të korrupsionit në Shqipëri kanë shënuar rënie gjatë vitit 2025, por numri i çështjeve të dërguara në gjykatë dhe i të pandehurve të dënuar është rritur, sipas raportit të Prokurorit të Përgjithshëm mbi kriminalitetin. Në total, pesha e korrupsionit në raport me të gjitha procedimet penale në vend ka zbritur në 0.48% në

Goditja e sistemit të mbyllur korruptiv në sektorin dixhital dhe nxjerrja jashtë lojë e AKSHI-t ka filluar të japë efektet e para pozitive për taksapaguesit. Për herë të parë, një tender në teknologjinë e informacionit është fituar me kursim të konsiderueshëm të parasë publike. Bëhet fjalë për kontratën e instalimit të portave elektronike të kalimit

Informaliteti vijon të mbetet një nga plagët më të qëndrueshme të ekonomisë shqiptare, pavarësisht ndërhyrjeve të viteve të fundit. Sipas anketës së vitit 2025 të Këshillit të Investimeve, rreth 7 në 10 kompani deklarojnë se informaliteti është i pranishëm në treg, një tregues që ka mbetur pothuajse i pandryshuar që nga viti 2017. Të dhënat

Shqipëria renditet ndër vendet me performancën më të dobët në Evropë sa i përket sundimit të ligjit për vitin 2025, duke marrë një vlerësim prej 0.49 pikë në indeksin “Rule of Law”, sipas të dhënave nga World Justice Project. Indeksi i sundimit të ligjit mat performancën e vendeve mbi bazën e disa kritereve themelore, që