Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

ILDKPKI me 16 referime për fshehje pasurie në vitin 2025, por asnjë rast i dërguar në SPAK

12:09 - Qershor 3, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka referuar 16 raste pranë organeve ligjzbatuese, si rezultat i kontrolleve të deklaratave të pasurisë dhe hetimeve administrative të kryera ndaj zyrtarëve publikë. Megjithatë, pavarësisht numrit të konsiderueshëm të referimeve dhe faktit se kontrolli ka përfshirë deputetë, kryetarë bashkish, drejtues institucionesh, prokurorë dhe funksionarë të tjerë të lartë publikë, raporti vjetor nuk evidenton asnjë rast të referuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ky është një nga elementët që ngre më shumë pikëpyetje në raportin e institucionit për vitin 2025, të siguruar nga ekofin.al. Në një kohë kur SPAK ka juridiksion ekskluziv për hetimin e korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe kur deklarimet e pasurisë konsiderohen një nga instrumentet kryesore për zbulimin e pasurive të pajustifikuara apo konflikteve të interesit, mungesa e plotë e referimeve drejt strukturës së posaçme bie në sy.

Sipas raportit, gjatë vitit 2025 ILDKPKI administroi 4,486 deklarata të interesave privatë, përfshirë 3,096 deklarata periodike vjetore, 639 deklarata para fillimit të detyrës, 561 deklarata pas largimit nga funksioni dhe 190 deklarata kandidatësh. Pas procesit të verifikimit paraprak, institucioni kaloi në kontroll të plotë 655 subjekte deklaruese.

Lista e kategorive të kontrolluara përfshin pikërisht funksionarët që, në rast konstatimi të elementëve penalë, mund të bien nën juridiksionin e SPAK-ut: deputetë, kryetarë bashkish, titullarë institucionesh publike, prokurorë, anëtarë bordesh dhe drejtues të administratës publike.

Megjithatë, raporti mjaftohet të deklarojë se janë kryer 16 “referime penale dhe referime të tjera”, pa specifikuar se cilat institucione kanë qenë përfituese të këtyre kallëzimeve, cilat kanë qenë natyra e shkeljeve të konstatuara dhe sa prej tyre lidhen me zyrtarë të nivelit të lartë.

Në raport theksohet se gjatë periudhës 2014-2025 janë referuar gjithsej 610 subjekte pranë Prokurorisë, Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Hetimit Tatimor dhe Agjencisë së Inteligjencës Financiare. Edhe në këtë statistikë afatgjatë nuk jepet një pasqyrë e qartë mbi numrin e rasteve që kanë përfunduar pranë SPAK-ut, institucion që prej vitit 2020 është kthyer në strukturën kryesore të ndjekjes së korrupsionit të nivelit të lartë.

Në aspektin formal, ILDKPKI e konsideron vitin 2025 një vit me performancë të lartë. Sipas metodologjisë së OECD-së, 16 referimet e kryera i japin institucionit vlerësimin maksimal për indikatorin që mat historikun e rasteve të referuara pranë organeve ligjzbatuese. Po ashtu, 75 masa administrative me gjobë të vendosura gjatë vitit 2025 vlerësohen si tregues i efektivitetit të mekanizmave të kontrollit.

Por pikërisht këtu lind dilema kryesore. Nëse gjatë vitit 2025 janë kontrolluar plotësisht 655 zyrtarë, përfshirë funksionarë të nivelit të lartë, dhe janë konstatuar raste që kanë çuar në 16 referime penale, si shpjegohet që asnjë prej tyre nuk rezulton të jetë adresuar te struktura e specializuar për korrupsionin e zyrtarëve të lartë?

Mungesa e transparencës mbi destinacionin e këtyre referimeve e bën të vështirë vlerësimin real të ndikimit të punës së ILDKPKI-së në luftën kundër korrupsionit. Statistikat tregojnë aktivitet, por nuk tregojnë rezultatet konkrete të këtij aktiviteti. Raporti nuk sqaron nëse referimet kanë prodhuar procedime penale, nëse janë regjistruar hetime, apo nëse ndonjë prej rasteve ka përfunduar me vendime gjyqësore.

Në një kohë kur reforma në drejtësi ka vendosur SPAK-un në qendër të luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë, mungesa e referimeve drejt kësaj strukture, ose të paktën mungesa e raportimit të tyre, përbën një boshllëk të rëndësishëm në raportimin e ILDKPKI-së. Përtej numrave dhe vlerësimeve pozitive të OECD-së, pyetja që mbetet pa përgjigje është nëse kontrollet e pasurive po çojnë realisht në hetimin e korrupsionit të zyrtarëve të lartë apo po mbeten kryesisht në nivelin e sanksioneve administrative dhe referimeve ndaj institucioneve të tjera. /ekofin.al

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave korrupsioni krimi i organizuar raport shqiperine
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter