Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u njihet ndihmësve personalë si periudhë sigurimi për pensionin e pleqërisë dhe përfitimin e barrëlindjes. Masa do të zbatohet për personat që nuk janë ekonomikisht aktivë dhe nuk sigurojnë të ardhura nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore, ndërsa efektet e saj nisin nga 1 tetori 2026.

Vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave zgjeron skemën e mbrojtjes së veçantë që prej vitit 2022 zbatohej për gratë e papuna me tre ose më shumë fëmijë deri në moshën 18 vjeç. Në këtë skemë përfshihen tashmë edhe ndihmësit personalë të personave me aftësi të kufizuara dhe të përfituesve të statusit të të verbrit.

Përfitimi nuk do të jetë automatik për çdo person që ofron kujdes. Vendimi përcakton se periudha do të njihet si periudhë sigurimi vetëm kur ndihmësi personal nuk është ekonomikisht aktiv dhe nuk përfiton të ardhura nga sigurimet shoqërore të detyrueshme.

Në praktikë, njohja e kësaj periudhe u mundëson ndihmësve personalë që vitet e kaluara në kujdes të mos mbeten jashtë historikut të sigurimeve. Kontributet e paguara do të merren parasysh për plotësimin e kushteve të pensionit të pleqërisë dhe për përfitimin e barrëlindjes.

Për administrimin e skemës do të ngarkohen bashkitë. Njësitë vendore duhet të përcaktojnë listat e ndihmësve personalë dhe, çdo muaj, të llogarisin dhe të kryejnë pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Kostoja financiare do të përballohet nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

 

Ekofin Media
Ekofin Media
gratë Kujdesi papuna personal shoqëror sigurimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter