Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Sejko me Ambasadoren e Hungarisë, rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve hungareze në vend

    Maj 22, 2025

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    Maj 22, 2025

    Abi Bank ble 10% të aksioneve të kompanisë turistike “Premier Group”

    Maj 22, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Java e Parasë, Guvernatori Sejko: Edukimi financiar objektiv i BSH

    Mars 20, 2023 Ekonomi
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Në ceremoninë e çeljes së javës së parasë 2023, që u mbajt sot në ambientet e Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Gent Sejko, u shpreh se ka pasur një rritje të nivelit të edukimit financiar. Guvernatori Sejko gjithashtu theksoi se është vënë re një përdorim i madh jo vetëm i llogarive bankare, por edhe i produkteve bankare.

    “Me gjithë ndërhyrjet e qenësishme të qeverive dhe bankave qendrore në mbarë botën, në përgjigje të këtyre goditjeve të njëpasnjëshme dhe të fuqishme në ekonomi, ku përfshihen paketat ndihmëse, kontrollet mbi çmimet dhe ndërhyrjet e politikës monetare, vlerësojmë se efektshmëria e tyre është e lidhur pashmangshmërisht me një ambient me nivel të lartë kulture dhe përfshirjeje financiare. Një individ i kulturuar financiarisht – pra që zotëron njohuritë, tregon sjelljen dhe mban qëndrimet e duhura financiare – jo vetëm merr vendime të mirinformuara në marrëdhëniet e tij të përditshme financiare, por dhe kupton dhe reagon në mënyrën e duhur ndaj mesazheve të autoriteteve politikëbërëse, duke i bërë më efektive masat e marra prej tyre. Po ashtu, një individ i përfshirë financiarisht është në gjendje të përfitojë sa më shumë nga produktet e shërbimet novatore në dispozicion, dhe falë kulturës financiare di të lundrojë në mënyrë të sigurt në një treg financiar që evoluon me shpejtësi. Për këto arsye, Banka e Shqipërisë e ka shndërruar kulturën dhe përfshirjen financiare në një prej objektivave të rëndësishëm të mandatit të saj, duke e bërë pjesë integrale të detyrave të saj institucionale,” tha Sejko.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Sejko nënvizoi gjithashtu moton e aktivitetit “Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde!”, duke theksuar edhe njëherë rëndësinë e një përqasjeje të kujdesshme e proaktive ndaj parasë, për siguruar një të ardhme të begatë për te rinjtë duke i pajisur me njohuritë e duhura mbi një treg financiar gjithnjë e më të pasur me risi.

    Edhe këtë vit, Java e Parasë synon ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë qytetarë të ardhshëm të përgjegjshëm dhe të aftë financiarisht. Gjatë kësaj feste mbarëglobale, partnerë të shumtë rreth-e-qark tij, nën koordinimin e Rrjetit Ndërkombëtar të Edukimit Financiar të OECD-së, do të organizojnë aktivitete të larmishme për t’i përfshirë financiarisht fëmijët dhe të rinjtë, duke u mësuar si të kujdesen për paratë, si të kursejnë, si të fitojnë të ardhura nëpërmjet sipërmarrjes dhe të vendosin bazat për të ardhmen e tyre. Ky është viti i nëntë që Banka e Shqipërisë bëhet pjesë e këtij kremtimi, duke synuar si përherë të ofrojë një program sa më interesant e tërheqës për përfshirjen e një numri sa më të madh nxënësish dhe studentësh në aktivitetet tona edukuese. Aktiviteti vijoi me ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fituesit 5 konkurseve të para të organizuara nga Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave me rastin e Javës së Parasë.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    BSH edukimi financiar java e parasë sejko
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Sejko me Ambasadoren e Hungarisë, rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve hungareze në vend

    Maj 22, 2025

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    Maj 22, 2025

    Marrëveshje me IFC për parqet eko-industriale, Gonxhja: Synohet dekarbonimi i industrisë

    Maj 22, 2025
    Komento

    Comments are closed.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    gazetar_1Maj 22, 20250

    Bankat tregtare kanë shlyer plotësisht të gjitha detyrimet ligjore dhe rregullatore sa i përket Fondit…

    Marrëveshje me IFC për parqet eko-industriale, Gonxhja: Synohet dekarbonimi i industrisë

    Maj 22, 2025

    Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës shqiptare

    Maj 22, 2025

    Drona, pajisje inteligjente dhe radarë, Rrugorja “ bën namin”, 6 mijë gjoba në 72 orë

    Maj 22, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Maj 22, 2025

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    Maj 22, 2025

    Marrëveshje me IFC për parqet eko-industriale, Gonxhja: Synohet dekarbonimi i industrisë

    Maj 22, 2025

    Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës shqiptare

    Të Fundit

    Sejko me Ambasadoren e Hungarisë, rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve hungareze në vend

    Maj 22, 2025

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    Maj 22, 2025

    Abi Bank ble 10% të aksioneve të kompanisë turistike “Premier Group”

    Maj 22, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter