Goja jonë është portë për hyrjen e organizmave të shumtë të dobishëm por edhe të dëmshëm për trupin tonë. Kështu që ne duhet të kujdesëmi për higjenën e gojës tonë duke larë dhëmbët tre herë në ditë dhe jo më pak se dy minuta. Për të kryer larje sa më mirë është e rëndësishme të përzgjedhim furçë dhe pastë cilësore. Para larjes së dhëmbëve këshillohet ta mbani furçën e dhëmbëve të lagur për disa sekonda e më pas të vendosni pastën, në mënyrë që të hiqni mbetjet e vjetra që nuk janë hiqur me larjen e mëparshme. Sigurohuni që sasia e pastës të jetë e madhe sa ose pak a shumë se një kokërr fasule.
Në fillim pastrohet është pjesa e poshtme e nofullës, pastaj pjesa e sipërme, dhe më pas bëni një kombinim mes dy pjesëve. Mënyra e duhur për të vendosur furçën e dhëmbëve në gojën tonë për një larje të mirë është rreth 40 gradë në raport me pozicionin e dhëmbëve. Pjesa e sipërme e molarëve duhet të pastrohet butësisht dhe në mënyrë rrethore.
Mos harroni se gjuha juaj është gjithashtu pjesë e gojës tuaj, kështu që pastrimi është i rëndësishëm për të kontribuar në shëndetin e dhëmbëve dhe për të shmangur erën e keqe të gojës. Ka disa furça që kanë një anë të veçantë për pastrimin e gjuhës ose ka mjete të specializuara për pastrimin e gjuhës të quajtur “pastrues i gjuhës. Për të përfunduar larjen, kalojeni furçën lehtë mbi mishrat e dhëmbëve duke u siguruar që nuk po i dëmtoni ato.
Pas ngrënies, nëse jeni larg shtëpisë dhe nuk keni marrë furçën e dhëmbëve me vete, shpëlajeni gojën me ujë mineral. Kjo do të parandalojë erën menjëherë dhe do t’ju japë kohë për të shkuar në shtëpi për të larë dhëmbët. Nëse mundeni, sigurohuni që filli dentar të jetë një mjet i pranishëm në çantën tuaj.