Deputetja e opozitës Jorida Tabaku është shprehur se të ardhurat e shqiptarëve janë më të ulëtat në rajon. Sipas Tabakut, shtresa e mesme taksohet me 23%, dhe kjo është e padrejtë.
“Sot, shtresa e mesme taksohet me 23%”. Një ligj special do të taksojë sipërmarrësit e vetëpunësuar me 23%, ndërkohë që oligarkëve u jepen falje taksash pa limit. Shqipëria është vendi më pak i përshtatshëm për të bërë biznes në rajon. Ka një shtet të kapur që ka miratuar mbi 10 ligje me porosi. Sistemin e taksave që favorizon oligarkinë dhe jo konkurrencën”, tha ajo.
Në këtë drejtim, Tabaku renditi 3 nga propozimet e saj.
“Tregu i lirë përballë tregut të kapur dhe shtetit të kapur që prodhon një sistem të mbyllur; lufta kundër korrupsionit përmes ligjeve dhe vullnetit politik që kjo qeveri nuk e ka; mobiliteti social që arrihet përmes konkurrencës dhe jo oligarkisë. Ne mund ta rrëzojmë sistemin e kalbur të 3 dekadave përmes lirisë së tregut, mobilitetit social, luftës kundër korrupsionit dhe taksave të ulëta”, u shpreh Tabaku.