Author: gazetar_1

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca bëri të ditur se, në datën 20 mars hapet thirrja për aplikime në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2023. Gjatë një interviste televizive, Krifca theksoi se, “do të vijoj mbështetja për një sërë sektorësh. Skema e naftës gjithashtu do të vijojë për të tretin vit radhazi me një buxhet prej 1.4 miliard lekë, ndërsa blegtoria do të jetë prioritet”. Ministrja bëri të ditur se, risia në blegtori dhe bletari është fakti që do të financohen të gjithë aplikantët në mënyrë propocionale në përputhje me buxhetin që është në dispozicion. “Pra e…

Read More

Leku vijon të mbetet i fortë kundrejt monedhave të huaja, duke e nisur javën pothuajse në të njëjtën nivele ku edhe e mbylli. Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 107.8 lekë dhe do të shitet me 108.5 lekë. Euro vazhdon në nivele të ulëta. Sot do të blihet me 114.7 lekë dhe do të shitet me 115.2 lekë. Ndërkohë franga zvicerane sot blihet me 114.5 lekë dhe shitet me 115.4 lekë. I nënvlerësuar paraqitet edhe paundi britanik, i cili sot do blihet me 129.2 lekë dhe do shitet me 130.2.

Read More

Rënia e fortë e normave të interesit të bonove të thesarit, veçanërisht gjatë muajit janar, ka shkaktuar edhe një zhvendosje masive të parave nga letrat me vlerë të qeverisë drejt depozitave bankare. Për muajt dhjetor 2022-janar 2023, totali i depozitave në sistemin bankar është shtuar me më shumë se 14 miliardë lekë. Një masë e madhe e këtyre luhatjeve të depozitave vlerësohet se ka të bëjë me atë që ka ndodhur me bonot e thesarit, të cilat në ankandet e fundit kanë pësuar rënie të fortë, pas kërcimit të normave vitin e kaluar. Nga të dhënat zyrtare të Bankës së…

Read More

Mbi 10 mijë biznese kanë kaluar në filtrin e inspektimeve të Inspektoratit Shtetëror të Punës përgjatë vitit 2022.  Referuar të dhënave zyrtare të siguruara, 135 subjekte janë gjobitur për shkak të shkeljes së Kodit të Punës. Të dhënat tregojnë se për vitin e kaluar janë 24.4 % më shumë masa administrative me gjobë krahasuar me vitin 2021. Vlera totale e gjobave të vendosura arrin në 28.3 milionë lekë, me një rritje me 23.6% krahasuar me vitin 2021. Kontrollet në subjekte të kryera nga ky institucion fokusohen kryesisht tek inspektimet në punë për kushte punë të denja; për hetimin e aksidenteve…

Read More

Në Japoninë jugperëndimore autoritetet në prefekturën Kagoshima, kanë gjetur një top hekuri me diametër rreth 1.5 metra. Origjina e topi prej hekuri në bregun e një prej ishujve lokalë mbetet e panjohur. Më 21 shkurt, një top i ngjashëm u gjet në bregdetin e prefekturës Shizuoka në pjesën qendrore të vendit. Autoritetet e Kagoshimës, si rezultat i kontrollit, konstatuan se topi ishte i zbrazët brenda, por ishte aq i rëndë sa ishte e vështirë për ta lëvizur. Sipas një prej supozimeve, mund të jetë një vozë deti që ka dalë në breg.

Read More

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi një takim me përfaqësuesit e minoriteteve në vendin tonë, ku diskutuan për gjetjen e mjeteve dhe mënyrave më të mira për informimin dhe edukimin e pakicave në gjuhët e tyre amëtare për çështjet zgjedhore. Celibashi theksoi se “KQZ e njeh dhe e respekton plotësisht këtë të drejtë themelore të tyre”. “Shkalla e demokracisë në një vend dhe niveli i zhvillimit të një shoqërie përcaktohen shumë nga ajo se si ai vend dhe ajo shoqëri i i trajton pakicat”, u shpreh kreu i KQZ.

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor informoi sot se nga 288 riregjistrime pas humbjes së të gjithë pikëve të lejedrejtimit, vetëm 30 veta e kanë rifituar atë, ose 10.4%. Sipas njoftimit të DPSHTRR-së, vetëm 2 kanë kaluar në testin e rimarrjes së lejedrejtimit, në seancën e 15-të të ritestimit që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në Autoshkollë (6 Qershor 2022), nga 26 kandidatë për këtë seancë. DPSHTRR thekson se s’ka shpëtim përveç riedukimit për ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të…

Read More

Autoriteti i Konkurrencës vendosi ditën e sotme të ndalojë zbatimin e akt-marrëveshjes që parashikonte rritjen e çmimit të patentave për drejtimin e automjeteve. Me një njoftim zyrtar, Autoriteti njoftoi se Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 01.03.2023, mori në shqyrtim çështjen “Mbi vlerësimin ligjor të akt-marrëveshjes së lidhur midis DPSHTRR, DPT, Shoqatës Kombëtare të Autoshkollave, Shoqatës së Autoshkollave “Siguria në Rrugë”, në lidhje me përcaktimin e tarifës së pagesës dhe kostos minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi. Në respektim të nenit 44 të Ligjit nr.9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, Komisioni i Konkurrencës vlerësoi se…

Read More

Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës po vijojnë me ritme të shpejta. Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale pamje nga punimet në këtë hekurudhë me degëzim në aeroportin “Nënë Tereza”. Rama informon se, “është drejt përfundimit e gjithë traseja hekurudhore për vendosjen e shinave”. Në linjën hekurudhore Tiranë-Durrës, me degëzim në aeroportin “Nënë Tereza”, një tjetër projekt i rëndësishëm infrastrukturor në vend, ka përfunduar 35 % e volumit të punimeve. E gjithë linja hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas ka një gjatësi prej 39 km në total, 34 prej të cilave i përkasin segmentit Tiranë-Durrës dhe 5 km është gjurma e re që…

Read More

Këshilli i Ministrave vendosi sot trajtimin me pagë minimale të naftëtarëve të rafinerisë së Ballshit. Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u shpreh se ky vendim vjen në vijim të paketave sociale të qeverisë shqiptare. “Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin e rëndësishëm për përcaktimin e procedurave të marrjes së pagesës së barabartë me pagën minimale për punonjësit e Ballshit për një periudhë 6- mujore deri në muajin korrik. Ky vendim vjen si pjesë e paketave sociale të qeverisë shqiptare në mbështetje të naftëtarëve të Ballshit”, tha ajo.

Read More