Leku vijon të mbetet i fortë kundrejt monedhave të huaja, duke e nisur javën pothuajse në të njëjtën nivele ku edhe e mbylli.
Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 107.8 lekë dhe do të shitet me 108.5 lekë.
Euro vazhdon në nivele të ulëta. Sot do të blihet me 114.7 lekë dhe do të shitet me 115.2 lekë. Ndërkohë franga zvicerane sot blihet me 114.5 lekë dhe shitet me 115.4 lekë.
I nënvlerësuar paraqitet edhe paundi britanik, i cili sot do blihet me 129.2 lekë dhe do shitet me 130.2.