Author: gazetar_1
Prodhimi i luleshtrydheve këtë vit duket se është i mbarë dhë po merr shtrirje në shumë zona të vendit. Ky fryt është goxha i kërkuar jo vetëm për konsumatorët vendas por tashmë dhe për të huajt. Kultivuesit e luleshtrydhes shprehen se një pjesë të sasisë së prodhimit e çojnë në pikat e grumbullimit të zonës për eksport, pasi tregjet e rajonit dhe BE-së kanë shfaqur interes falë cilësisë që ka kanë luleshtrydhe e prodhuara në serat shqiptare. Nga fillimi i këtij viti më shumë se 200 tonë luleshtrydhe të prodhuara në Kafaraj të Fierit si dhe të certefikuara janë eksportuar…
Pas tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit që goditën Turqinë e Sirinë, një ekip shqiptar prej 10 vetësh i kërkim-shpërthimeve ka mbërritur atje dhe ka dhënë kontributin e tyre për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat. Ata kanë dhënë një intervistë për mediat vendase ku kanë shprehur emocionet që përjetuan në operacionet e zhvilluara në Turqi. Ata morën pjesë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit në qytetin e Malatya deri më 15 shkurt. Nebi Muçaj, drejtuesi i ekipit, tha se ata ishin shumë të emocionuar, veçanërisht kur gjetën babë e bir të vdekur duke u përqafuar nën rrënoja. “Ngjarja më prekëse, jo vetëm…
Franga zvicerane këmbehet sot më 21 shkurt më lart se euro dhe dollari amerikan. Ajo këmbehet sot në blerje me 116 lekë, ndërsa në shitje me 116.9 lekë, Dollari amerikan blihet me 107.6 lekë dhe shitet me 108.4 lekë, euro blihet me 115 lekë dhe shitet 115.6 lekë. Paundi britanik sot blihet me 129.1 lekë dhe shitet me 130.1 lekë,ndërsa dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 79.3 lekë dhe në shitje me 81.5 lekë
Fabrikat e prodhimit të veshjeve dhe të këpucëve u tkurrën në numër dhe në punonjës gjatë vitit 2021 në krahasim me vitet e mëparshme për shkak të problemeve që po krijohen mungesa e punonjësve. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se numri i ndërmarrjeve në sektorin fason arriti në 783 gjatë vitit 2021 nga 907 që ishin në vitin pandemik 2020. Numri i bizneseve në sektorin fason u tkurr me 3% në krahasim me vitin 2020 dhe 16% në krahasim me vitin para-pandemik 2019. Numri i tyre shënoi kulmin në vitin 2016 me 1189 fabrika. Burimet nga sektori pohojnë se…
Pas goditjes tjetër që mori sërish Turqia jugore nga tërmeti mbrëmjen e së hënës, gjeoshkencëtari turk, Prof. Dr. Naci Gorur ka deklaruar se provinca që u godit, Hatay, për një kohë nuk do të ketë probleme me tërmetin por sipas tij radhën e ka Stambolli. “Hatay e ka zbrazur energjinë, koha po afrohet për Stambollin, nëse nuk përgatitemi, do të jetë shkatërrues për vendin tonë. Unë dhe miqtë e mi gjeoshkencëtarë i bëmë këto paralajmërime, por askush nuk na dëgjoi dhe nuk na e vuri veshin. Jo vetëm që nuk u konsultuam, por edhe fotografia e tërmeteve në Kahramanmaras tregonte…
Të dhënat e fundit nga “Anketa Strukturore pranë Ndërmarrjeve” sigurojnë informacione të vlefshme mbi nivelin e investimeve të ndërmarrjeve të regjistruara në Regjistrin Statistikor në Shqipëri. Në vitin 2021 investimet arritën vlerën 174 miliardë lekë duke pësuar një rënie me 10.2%, krahasuar me 194 miliardë lekë në vitin 2020. Ky është niveli më i ulët i investimeve që në vitin 2013 ku vlera e tyre ishte 162 miliardë lekë. Ndërkohë që niveli më i lartë i investimeve ka qënë në vitin 2019, pranë vlerës 241 miliardë lekë ose 28% më shumë krahasuar me investimet e realizuara në vitin 2021. Rënia…
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është fituesi i edicionit të 31-të të “Pankina e Artë” në Serie A për sezonin e 2021-22. Në “Coverciano”, trajneri i kuqezinjve u zgjodh më i mirë i sezonit të kaluar me 33 vota, përpara Davide Nicola me 4 vota dhe Spalletti (Napoli) me 3 vota. “Jam i emocionuar sepse kur shoh atë që bëmë vitin e kaluar, ende i ndjej ato emocione. Dua ta ndaj këtë çmim me të gjithë ata që punojnë me ne në Milanello, me klubin dhe me drejtuesit. Me stafin tim të cilët janë motori i punës sime dhe veçanërisht…
Normalizimi i politikës monetare dhe rritja e normës bazë të interesit që nisi marsin e kaluar u transmetua në rritje të normave të interesit të kredive gjatë vitit 2022 dhe sidomos në pjesën e dytë të tij. Por, të dhënat për normat e interesit sipas segmenteve kryesore të klientëve tregojnë se shtrenjtimi i kredive ka prekur më shpejt dhe në masë më të madhe individët dhe bizneset e vogla, ndërsa ka qenë më i vonuar te bizneset e mëdha. Sipas analizave të Bankës së Shqipërisë, interesi mesatar për kredinë e re në lekë dhënë biznesit rezultoi 7% në tremujorin e…
The New York Times”, një nga gazetat më prestigjoze amerikane i ka kushtuar një artikull projektit transformues të Piramidës së Tiranës. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale shkrimin e “The New York Times”. “Një nga gazetat më prestigjioze amerikane i kushton një artikull projektit transformues të Piramidës së Tiranës, në një qendër të madhe rajonale të teknologjisë dhe inovacionit që do të hapet këtë pranverë”, shkruan Rama. Rindërtimin e piramidës, “The New York Times” e cilëson si një tempull që shkëlqen për shpresat ambicioze për të ardhmen e Shqipërisë. Gazeta kujton braktisjen e Piramidës gjatë viteve të para…
Në kuadër të 42 vjetorit të vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Japoni, Kryeministri Edi Rama në datat 21 deri 25 shkurt do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tokyo. Gjatë vizitës së tij zyrtare në Tokyo, Kryeministri Rama do të zhvillojë një sërë takimesh, në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimeve mes dy shteteve, duke rikonfirmuar miqësinë mes dy vendeve, si edhe angazhimin e ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferën dypalëshe dhe shumëpalëshe, në përballimin e sfidave së bashku si miq dhe aleatë që ndajnë të njëjtat vlera. Dy vendet ndajnë interesa të përbashkëta lidhur me…
