Pas goditjes tjetër që mori sërish Turqia jugore nga tërmeti mbrëmjen e së hënës, gjeoshkencëtari turk, Prof. Dr. Naci Gorur ka deklaruar se provinca që u godit, Hatay, për një kohë nuk do të ketë probleme me tërmetin por sipas tij radhën e ka Stambolli.
“Hatay e ka zbrazur energjinë, koha po afrohet për Stambollin, nëse nuk përgatitemi, do të jetë shkatërrues për vendin tonë. Unë dhe miqtë e mi gjeoshkencëtarë i bëmë këto paralajmërime, por askush nuk na dëgjoi dhe nuk na e vuri veshin. Jo vetëm që nuk u konsultuam, por edhe fotografia e tërmeteve në Kahramanmaras tregonte se nuk kishte përgatitje të mjaftueshme”, tha Gorur.
Tërmeti me magnitudë 6.3, vrau rreth 8 persona dhe plagosi qindra të tjerë. Nga godina e Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin Mustafa Kemal, gjithcka është rrafshuar përvec shkallëve të emergjencës.