Prodhimi i luleshtrydheve këtë vit duket se është i mbarë dhë po merr shtrirje në shumë zona të vendit. Ky fryt është goxha i kërkuar jo vetëm për konsumatorët vendas por tashmë dhe për të huajt. Kultivuesit e luleshtrydhes shprehen se një pjesë të sasisë së prodhimit e çojnë në pikat e grumbullimit të zonës për eksport, pasi tregjet e rajonit dhe BE-së kanë shfaqur interes falë cilësisë që ka kanë luleshtrydhe e prodhuara në serat shqiptare.
Nga fillimi i këtij viti më shumë se 200 tonë luleshtrydhe të prodhuara në Kafaraj të Fierit si dhe të certefikuara janë eksportuar nga kompania “AgroPlant” drejt vendeve të BE-së.
Krahasuar me një vit më parë numri sipërfaqes së mbjellë me luleshtrydhe është rritur me 20 hektarë. Fillimisht rreth vitit 2018, luleshtrydhet janë mbjellë masivisht vetëm në qarkun e Fierit. Më pas gjeografia e prodhimit të saj përfshiu edhe Lushnjën, që ishte e dyta pas Fierit me 14% të prodhimit.