Author: gazetar_1
Angjinaret, janë ndër perimet më të pasura me antioksidant, ato përmbajnë fibra, vitamina, minerale. Kjo bimë e ka origjinën në Mesdhe dhe është përdorur me shekuj për vetitë e saj medicinale së bashku me ekstraktin e saj, i cili përmban përqendrime të larta të përbërësve që gjenden në bimë. Janë shumë të pasura me folate, vitaminë C dhe K, e me minerale të rëndësishme, si magnezi, fosfori, kaliumi dhe hekuri. Argjinaret ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut pasi janë të pasura me kalium, përmirsojnë shëndetin e mëlçisë duke larguar toksinat. Kjo perime njihet po ashtu si burim i shkëlqyer…
Projektligji që parashikon shtyrjen me dy vjet të kontratës së koncesionit të pullave fiskale dhe uljen 10% të tarifës ka zbritur këtë të enjte në seancë plenare. Sipas ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj përmes kësaj marrëveshjeje të arritur me “SICPA Security Solutions” S.A. e “SICPA Security Solutions Albania” sh.p.k, po tentohet t’i rikthehen qeverisë ato kontrata që janë nënshkruar nga opozita kur ishte në pushtet në mënyrë korruptive, në dëm të popullit. “Ju flisni e akuzoni vetveten, pasi thoni se nuk duhet të lejohen kontrata korruptive. Ne po tentojmë t’ia rikthejmë qeverisë ato kontrata që keni nënshkruar në…
Kujdes! Është ky apeli që Administrata Tatimore i drejton bizneseve në lidhje me persona që mund të prezantohen si punonjës tatimorë por që s’janë të tillë. Në një njoftim për mediat, Administrata sqaron tatimpaguesit dhe opinioni publik se punonjësit e Administratës Tatimore ushtrojnë detyrat e tyre funksionale, në zbatim të legjislacionit tatimor në fuqi, duke u identifikuar në subjekte me disa elemente identifikuese si: Badge identifikues (Emer/Mbiemër/Foto/Pozicioni i punës/Emërtimi i Drejtorisë)Urdhri i punës i firmosur nga drejtuesi i Drejtorisë përkatëseUniformat dalluese me mbishkrimin: Administrata Tatimore. Të gjithë tatimpaguesit që përballen me persona që nuk kanë këto element, të denoncojnë menjëherë…
Viti 2023 ka nisur me rritje të eksporteve të mallrave dhe sipas INSTAT ato arritën vlerën 42 mld lekë, duke u rritur me 20,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë . Importet e mallrave arritën vlerën 58 mld lekë, duke u rritur me 5,8 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u ulur me -38,5 %, në krahasim me Dhjetor 2022.Defiçiti tregtar i këtij muaji është 16 mld lekë, duke u ulur me -19,4 %, krahasuar me Janar 2022 dhe me -70,3 %, në krahasim me Dhjetor 2022. Në rritjen e…
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ka njoftuar se është hapur thirrja SURE5.0, një program akselerues për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM). Ky program i financuar nga Bashkimi Europian do të shpërndajë fondin prej 2.6 milionë eurosh, për të ndihmuar procesin e transformimit digjital të bazuar në parimet e Industry 5.0. Nga kjo thirrje mund të përfitojnë edhe ndërmarrjet shqiptare. Aplikimet në këtë thirrje do të pranohen nga ndërmarrje që duke zbatuar parimet e Industry 5.0, dëshirojnë të arrijnë një model biznesi më të qëndrueshëm dhe elastik, si dhe që operojnë në industritë: transport dhe automobilistikë; hapësirë ajrore…
250 mijë certefikata pronësie janë lëshuar për vitin 2022, nga Kadastra Shqiptare nga 127 mijë në që u lëshuan në 2018. I thirrur në një seancë dëgjimore në komisionin e ligjeve Artan Lame tha se, sot është reduktuar ndjeshëm dhe koha e aplikimit për marrjen e shërbimeve. “Kur aplikon, koha mesatare e dhënies së shërbimeve, po të shihet nga grafikët nga 130 ditë, është reduktuar në 21 ditë. Vjet ishte 23 ditë, parvjet 24 ditë. Pas hyrjes në fuqi të ligjit ka ndryshime drastike. Në vitin 2022, jemi te 22 ditë mesatarja. Teorikisht jemi te afati ligjor që është 21…
1 milion euro është shifra që do të shkojë nga Shqipëria për rindërtimin e Turqisë, pas goditjes që mori nga tërmeti i 6 shkurtit. Këtë e bëri me dije kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh i nderuar që u bë pjesë e fushatës sensibilizuese televizive “Turqia, një zemër”. Në një lidhje telefonike teksa fushata sensibilizuese transmetohej në të njëjtën kohë në 13 kanale televizive në Turqi, Rama shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe deklaroi mbështetjen për popullin turk. Po ashtu kujtoi se si presidenti turk Erdogan iu gjend pranë popullit shqiptar në vitin 2019 kur vendi ynë u…
Nga Anastas Angjeli A është sot koha për ndry shime, përmirësime dhe përsosje të mëtejshme të reformave në politikat sociale? Kjo pyetje është bërë objekt i shumë diskutimeve në nivele të ndryshme shoqërore, institucione të shoqërisë civile, komunitetit të biznesit, pse jo edhe të politikës. Në shumicën e mendimit në mes të këtij debati, përgjigjja është PO, duke kuptuar se karakteristikë e pandryshueshme është që politika sociale është në funksion të sistemit ekonomik. Shpërndarja e të mirave në shoqëri dhe mbështetja me të ardhura apo shërbime sociale që shkojnë tek individë dhe grupe në nevojë, si edhe investimet e politikës sociale…
Shqipëria bëhet pjesë e panairit më të rëndësishëm në Evropë për produktet bujqësore të freskëta, “FRUIT LOGISTICA”, në Berlin të Gjermanisë. 10 përpunues dhe eksportues bujqësorë kanë prezantuar ekselencën shqiptare në fruta-perime në një nga pavionet e këtij panairi. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me fokus ndaj eksporteve bujqësore, organizoi pavionin shqiptar në këtë panair, duke promovuar fort prodhuesit tanë në tregjet ndërkombëtare. Kompanitë pjesëmarrëse patën mundësi të krijojnë një rrjet ndërkombëtar kontaktesh, kontrata shitjesh dhe mundësi eksporti të mallrave të tyre. Sektori i fruta-perimeve është me rëndësi të lartë për bujqësinë shqiptare dhe zë 36% të totalit…
53 operator ekonomik i janë nënshtruar kontrollit nga Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, me qëllim garantimin e sigurisë për produkteve elektrike, lodrave, sigurinë e ashensorve, jo ushqimore, si dhe metrologjinë dhe për mbrojtjen e konsumatorit. “ISHMT, krahas informimit të konsumatorëve mbi të drejtat e tyre për të pasur produkte, pajisje apo instalime të sigurta, po punon edhe për rritjen e ndërgjegjësimit të operatorëve ekonomikë mbi kriteret ligjore që duhet të zbatojnë në fushën e sigurisë së produkteve joushqimore, pronësisë intelektuale si dhe të konsumatorëve mbi të drejtat e tyre”. Për sigurinë e ashensorëve, trupat inspektuese të ISHMT-së kryen gjatë…
