Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Coinbase, sulmet kibernetike mund të sjellin deri në 400 milionë dollarë humbje

    Maj 16, 2025

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    Maj 16, 2025

    Ku u rritën dhe ku ranë më shumë pagat reale në Evropë në vitin 2024?

    Maj 15, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Rama: Në prill rriten pagat e mjekëve me 50 mijë lekë, problem largimi i studentëve

    Mars 6, 2023 Kryesore
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Mjekët specialist në sistemin shëndetësor do të marrin 50 mijë lekë më shumë mbi pagën duke nisur nga muaji prill. Lajmi është njoftuar nga vet Kryeministri Edi Rama gjatë Kongresit të Shëndetësisë. Nga rritja me 50 mijë lekë do të përfitojnë vetëm mjekët specialistë, ndërkohë që për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët do të aplikohet rritja me 7%, ashtu siç ishte premtuar nga qeveria.

    “Ne i kemi rritur pagat me 63% nga 2013. Kjo nuk mjafton dhe gara që bëhet gjithnjë e më e tashmë na dikton që të shpejtojmë. Siç ju e dini, jeta është ajo që ndodh kur ne jemi duke bërë plane të tjera. Autonomia është një mekanizëm i ri që ka filluar të testohet tani në spitalin memorial dhe do krijojë mundësinë që të këtë në sistemin shëndetësor paga më të mira, por jo të barabarta. Autonomia do iu rrisë pagat atyre që punojnë më shumë, që bëjnë më shumë operacione vixita, por ndërkohë duhet të garantojmë pagë më dinjitoze tavan. Në këtë prill, mjekët specialistë do marrin 50 mijë lekë të reja plus në pagën e tyre. Do të mbajmë zotimin për 7% për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët. Po përgatisim rritje proporcionale me këtë të mjekëve specialistë dhe në hyrje të 2024 edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët një rritje të ngjashme” – u shpreh Rama

    Kryeministri Edi Rama, foli po ashtu edhe  mbi fenomenin e largimit nga vendi të studentëve të mjekësisë pasi diplomohen.

    “Sot jemi përpara një problemi që duhet ta adresojmë dhe ta zgjidhim në mënyrë të ndershme. Arsyeja pse shtetet investojnë, financojnë në të gjitha mënyrat e mundshme për ta bërë sa më të lehtë procesin e studimeve është për të garantuar shëndetin e popujve të tyre. Sot studentët e mjekësisë paguajnë 1/16 e kostosë reale. Shteti nuk e paguan këtë që ditën që të marrin diplomën ata që financohen nga shtetit të ikin drejt Gjermanisë. Shteti shqiptar nuk financon për sistemin shëndetësor gjerman”, tha Rama

    Largimi i mjekëve nga shqipëria ka dëmtuar sistemin shëndetësor duke krijuar boshllëqe në qendra shëndetësore jo vetëm në rrethe por edhe në Tiranë. Urdhri i mjekut konfirmoi se për vitin 2022 kanë kërkuar certifikatën e sjelljes së mirë 180 mjekë, kjo me qëllim largimin nga vendi per arsye punsimi apo edhe për të kryer e doktoraturën.

    Ndërsa sipas një ankete të bërë nga Shoqata “Together For Life”, thuhet se Shqipëria ka normën më të ulët të mjekëve për mbulimin e kujdesit shëndetësor për popullsinë, me 1.2 mjekë për 1000 banorë. Shumë njerëz, veçanërisht në zonat rurale dhe fshatra, kanë shumë vështirësi për shkak të mungesës së shërbimit shëndetësor në zonat e tyre.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    mjeke paga rama studentet e mjeksise
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    Maj 16, 2025

    Ku u rritën dhe ku ranë më shumë pagat reale në Evropë në vitin 2024?

    Maj 15, 2025

    Avokati i Popullit ngre alarmin: Mjekë të huaj ushtrojnë profesionin pa licencë në Shqipëri

    Maj 15, 2025
    Komento

    Comments are closed.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    gazetar_1Maj 16, 20250

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot punimet në Tiranë nën logon “New…

    Avokati i Popullit ngre alarmin: Mjekë të huaj ushtrojnë profesionin pa licencë në Shqipëri

    Maj 15, 2025

    Portimet e numrave celularë në vitin 2024 shënuan rënie me 50%

    Maj 15, 2025

    Dështon edhe përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Maj 15, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Maj 16, 2025

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    Maj 15, 2025

    Avokati i Popullit ngre alarmin: Mjekë të huaj ushtrojnë profesionin pa licencë në Shqipëri

    Maj 15, 2025

    Portimet e numrave celularë në vitin 2024 shënuan rënie me 50%

    Të Fundit

    Coinbase, sulmet kibernetike mund të sjellin deri në 400 milionë dollarë humbje

    Maj 16, 2025

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    Maj 16, 2025

    Ku u rritën dhe ku ranë më shumë pagat reale në Evropë në vitin 2024?

    Maj 15, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter