Një ditë pas aksidentit në Kroaci si pasojë e motit të keq janë zbuluar emrat e të gjithë pasagjerëve që ndodheshin në autobusin e aksidentuar. Pesë persona po trajtohen në spitalin e qytetit të Karlovacit, dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Tre të tjerë ndodhen në spitalin e Ogulinit, ndërsa një prej pasagjerëve ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
5 pasagjerët që po trajtohen në spitalin e qytetit të Karlovacit:
Veli Muca
Armand Shaba
Herman Gjeci
Gjovalin Kola
Adem Rexha (shoferi)
3 pasagjerët që po trajtohen në spitalin e qytetit të Ogulinit:
Roland Kola
Naile Bajraktari (në gjendje të rëndë)
Klodian Vata (pronari i autobusit)
Në autobusin me targa shqiptare që doli nga rruga dhe u përmbys, mbeti i vdekur Gazmir Kordi, pjesë e Forcave Ajrore në Shqipëri, i cili punonte si ndihmës shofer në këtë linjë autobusash. Në momentin që ndodhi aksidenti në timon ishte Rexha, ndërsa Korbi ishte ulur në një nga sediljet e pasagjerëve.