Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Sulmet e Izraelit ndaj Iranit, tregjet globale “në tension”, rriten çmimet e arit dhe naftës

    Qershor 13, 2025

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 13, 2025

    Cilat janë përfitimet e kafesë, studimi i fundit hedh dritë mbi efektet e saj

    Qershor 13, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Ndërtimi i Muzeut “Besa”, Rama: Do të ngrej lart historinë e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri

    Shkurt 17, 2023 Të tjera
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Konkursi i hapur për ndërtimin e muzeut “Besa”, që i dedikohet historisë së shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore  është cilësuar nga si një projekt që do të ngrejë lart historinë e shqiptarve. Kryeministri Edi Rama u shpreh se ky muze që do t’i shtohet kryeqytetit nuk do të ekspozojë vetëm dokumente e imazhe filmike por do u shërbejë atyre që duan të hyjnë më thellë në informacion.

    Rama i cilëson si arkiv të tërë skenarësh për filma të bazuara në historitë e vërteta të Holokaustit të tmerrshëm. Kreu i qeverisë thotë se pas muzeut të Vlorës, synohet që të krijohet një vepër arkitektonike e kombinuar mes kësaj shtëpie tradicionale dhe një hapësirë moderne që do ta konceptojnë arkitektë, e cila do të shërbejë si një hapësirë e kulturës, e traditës, e historisë, e artit, e librit hebraik.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Është një tjetër moment shumë i rëndësishëm për historinë dhe për zhvilimin urbanistik dhe për aktitekturën e Tiranës dhe më në fund besoj që do të marrim frymë të lehtësuar nga një barrë e kahershme detyrimi në raport me fëmijët tane dhe në raport me vizitorët e vendit tonë që lidhet me, mbase faqen më të lavdishme të historisë së shqiptarëve, shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shqipëria është i vetmi vend në Europë që kishte më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore se sa përpara Luftës së Dytë Botërore. Është një vend ku siç tregon i gjithë dokumentacioni historik, banorët nuk dorëzuan asnjë hebre të vetëm tek nazistët. 

    Është një vend ku historitë e shpëtimi të hebrenjve nga njerëzit e zakonshëm, nga familjet e zakonshme, nga familje myslimane, nga familje të krishtera, nga vetë Kleri katolik, janë një arkiv i tërë skenarësh për filma, që pa diskutimin do të rrinin me shumë dinjitet krah për krah Schindler’s List dhe të tjera kreyveprave të kinematografisë të bazura në historitë e vërteta të njërës prej kasaphanave më të jashtëzakosnhme të historisë së njerëzimit, holokaustit të tmerrshëm.

    Tani kemi nisur dhe fatmirësisht nuk është kjo vepra e parë, kjo është e dyta në radhë, pasi më parë së bashku me Fondin shqiptaro-amerikan, ne kemi nisur Muzeun e Hebrenjve në Vlorë.

    Por nëse në rastin e Vlorës kemi një muze të hebrenjve ose më saktë të kësaj historie të shpëtimit hebre, këtu kemi ambicien që të shkojmë përtej, pra të kemi një vepër arkitektonike të kombinuar mes kësaj shtëpie tradicionale, një monument kulture në rrezik që i shtohet listës së monumenteve të shpëtuara të kulturës që është një listë shumë e gjatë dhe një hapësirë moderne që do ta konceptojnë arkitektë, e cila do të shërbejë si një hapësirë e kulturës, e traditës, e historisë, e artit, e librit hebraik dhe që për të cilën kemi nisur bisedimet me qeverinë e Izraelit”, tha Rama.

    Kreu i qeverisë e cilëson këtë vepër të re si një destinacion i ri në qytet për të gjithë ata që duan të njihen me këtë faqe të lavdishme të historisë së shqiptarëve, por edhe për të rinjtë, edhe për punëtorët e mendjes në të gjitha fushat që kanë dëshirë të njihen nga afër me zhvillimet dhe po ashtu me momente të caktuara të historisë së shtetit të Izraelit.

    “Pra, është si të thuash një hapësirë e kombinuar ku natyrisht shtëpia me “sekrete” të historisë së shpëtimit të hebrenjve është qendra e gravitetit të këtij projekti. E ku realisht na krijohet mundësia që do të dokumentojmë, të arkivojmë, të kemi një punë të mirëfilltë shkencore, e cila nuk nis faktikisht me muzeun, as në Vlorë, as këtu, por ka nisur prej kohësh dhe mund të përmend me shumë respekt dhe me shumë mirënjohje profesor Shaban Sinanin, i cili është një qëmtues shumë i përkushtuar dhe shumë i vëmendshëm i kësaj historisë, autor i disa veprave me shumë rëndësi në këtë drejtim dhe të tjerë që janë të lidhur me Akademinë tonë të Shkencave, që do të jenë patjetër një mbështetje shumë e rëndësishme për t’i dhënë   jetën e përditshme këtij muzeu i të ri, i cili, jo thjeshtë do të mbledhë dhe do të ekspozojë fotografi, dokumenta apo imazhe filmike, por njëkohësisht do t’iu shërbejë atyre që duan të hyjnë më thellë me shumë më tepër informacion”, tha Rama.

    Kreu i qeverisë shtoi se sot shpallet konkursi me të gjitha kushtet për të pasur arkitekt dhe studio prestigjioze, siç faktikisht ka ndodhur me konkurset tona ndërkombëtare.

    Muzeu Besa do të jetë një prej ndërtimeve bashkëkohore që do t’i shtohet në të ardhmen arkitekturës së kryeqytetit, i cili i hap udhë krijimit të një destinacioni të historisë së lavdishme të shpëtimit të hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si edhe të historisë, traditës, kulturës dhe artit hebraik. Për këtë qëllim, u shpall konkursi i hapur për propjekt ide, ku do të tërhiqen ekipe ndërkombëtare dhe kombëtare projektuesish arkitektë, restauratorë, pejsazhistë, kurator, etj

    Konkursi do të zhvillohet në dy Faza: Në fazën e parë të aplikimit, kandidatët do të paraqesin përbërjen e ekipeve, kualifikimet, metodologjinë e punës dhe vizionin për sitin, duke përfshirë një koncept paraprak. Në fund të kësaj faze, juria do të përzgjedhë pesë skuadrat dhe konceptet më të mira, të cilët do të mund të vazhdojnë punën për fazën e dytë.

    Në fazën e dytë, juria do të shqyrtojë propozimet e 5 ekipeve të përzgjedhura dhe do të zgjedhë propozimin fitues. Juria e konkursit do të përbëhet nga shtatë anëtarë, ekspertë vendas dhe të huaj me përvojë në fushën e arkitekturës, muzealizimit, kurimit të ekspozitave.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    konkurs muzeu besa PROJEKT rama
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Revolucioni i inteligjencës artificiale është ndryshimi më i shpejtë teknologjik në histori

    Qershor 13, 2025

    Firmos me Klik, Shqipëria integrohet me Europën përmes firmës digjitale dhe identifikimit elektronik

    Qershor 12, 2025

    BKT përgënjeshtron lajmin dashakeqës: Njollosje e qëllimshme

    Qershor 12, 2025
    Komento

    Comments are closed.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Sulmet e Izraelit ndaj Iranit, tregjet globale “në tension”, rriten çmimet e arit dhe naftës

    gazetar_1Qershor 13, 20250

    Një sulm ajror në shkallë të gjerë i kryer nga Izraeli ndaj Iranit ka shkaktuar…

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 13, 2025

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Qershor 12, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Qershor 13, 2025

    Sulmet e Izraelit ndaj Iranit, tregjet globale “në tension”, rriten çmimet e arit dhe naftës

    Qershor 13, 2025

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 12, 2025

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Të Fundit

    Sulmet e Izraelit ndaj Iranit, tregjet globale “në tension”, rriten çmimet e arit dhe naftës

    Qershor 13, 2025

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 13, 2025

    Cilat janë përfitimet e kafesë, studimi i fundit hedh dritë mbi efektet e saj

    Qershor 13, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter