Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Firmos me Klik, Shqipëria integrohet me Europën përmes firmës digjitale dhe identifikimit elektronik

    Qershor 12, 2025

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Qershor 12, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    “Auto Moto Park Albania” në Elbasan, Rama: Shqipëria në një tjetër hartë

    Shkurt 3, 2023 Të tjera
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

     “Auto Moto Park Albania” do t’i hapë rrugë një epoke të re për Elbasanin dhe Shqipërinë.  Kështu ka deklaruar Kryeministri Edi Rama, i cili mori pjesë në prezantimin e projekteve nga kompani të rëndësishme që zhvillojnë aktivitetin e tyre në këtë fushë. Rama e cilësoi këtë garë si një event historik për automotorizmin shqiptar, por edhe për Shqipërinë.

    Duke falënderuar kompanitë që marrin pjesë në konkurs, Rama tha se “falë ideve të tyre dhe projekteve ne do të përzgjedhim projektin më të mirë për t’i hapur rrugë një epoke të re për Elbasanin dhe Shqipërinë. Për ta vendosur Shqipërinë në një tjetër hartë ku ajo mungon plotësisht dhe për t’i hapur Shqipërisë një tjetër derë për tjetër kategori vizitorësh që do të mund të hyjnë për të fuqizuar më tutje ekonominë tonë, imazhin tonë”.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    “Nga ana tjetër ky projekt i hap rrugë një tjetër fronti të punësimit cilësor të të rinjve jo thjesht vende pune, por vende pune të mirëpaguara, teknologji e lartë, pa diskutim dhe mundësi të reja dhe horizonte të reja për gjeneratën e re”, tha Rama.

    Kreu i qeverisë falënderoi Blendi Gonxhen dhe gjithë skuadrën që, siç tha ai, me frymëzim, me pasion, me përkushtim vazhdon të udhëheqë me forcën e shembullit transformimin e shërbimeve publike.

    “Sot shërbimet e transportit janë në krye të klasifikimit të shërbimeve tona dhe kjo falë këtij përkushtimi, kësaj përgjegjshmërie dhe mbi të gjitha këtij frymëzimi”, tha Rama.

    Kryeministri Rama vuri në dukje se “ky projekt nuk është një kërkesë në përshkrimin e punës së drejtorit të kësaj drejtorie të përgjithshme, por ky projekt është fruti i këtij frymëzimi për të cilin fola dhe jam i bindur se duke bashkuar të gjitha forcat ne do ta realizojmë dhe jam i bindur që siç shumë gjëra deri dje na dukje të pamundura tani janë në rrugën që po bëhen të mundura. Ashtu siç dukej e pamundur që në Shqipëri të kishim edhe një garë të Formula 1, e ardhmja do të tregojë që edhe kjo është e mundur”.

    Konkursi Ndërkombëtar për Projektin “Auto Moto Park Albania”, me praninë e kompanive prestigjoze të interesuara për zhvillimin e këtij projekti, sjell një hap më pranë jetësimin e ëndrrës së cirkuitit të parë motosportiv sipas standardeve të FIA dhe FIM që do të ndërtohet në Krastë, Elbasan. Ky projekt krahas promovimit të kulturës së motorsportit dhe sigurisë rrugore, do të kthehet në një destinacion tërheqës për garuesit e huaj duke e kthyer Shqipërinë në epiqendrën e rajonit për organizimin e eventeve motorsportive. 

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    automotoparkalbania elbasan kompani konkurs PROJEKT punesim rama
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Firmos me Klik, Shqipëria integrohet me Europën përmes firmës digjitale dhe identifikimit elektronik

    Qershor 12, 2025

    BKT përgënjeshtron lajmin dashakeqës: Njollosje e qëllimshme

    Qershor 12, 2025

    Tradita shqiptare, zgjidhja evropiane: SIGAL sjell produktin “TPL Plus”

    Qershor 11, 2025
    Komento

    Comments are closed.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    gazetar_2Qershor 12, 20250

    Shqipëria vijon të përballet me një rënie të popullsisë. Sipas të dhënave më të fundit…

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Qershor 12, 2025

    Tatimet nisin kontrollet e apartamenteve në AirBnb dhe Booking, verifikime në qershor-shtator

    Qershor 12, 2025

    Miratohet vendimi/ 10 mijë m2 tokë shtetërore me 1 euro për resortin në Korçë

    Qershor 12, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Qershor 12, 2025

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Qershor 12, 2025

    Tatimet nisin kontrollet e apartamenteve në AirBnb dhe Booking, verifikime në qershor-shtator

    Të Fundit

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Firmos me Klik, Shqipëria integrohet me Europën përmes firmës digjitale dhe identifikimit elektronik

    Qershor 12, 2025

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Qershor 12, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter