Kategoria: kompani

Shkëmbimet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë kanë kaluar vlerën e 1 miliard eurove, ndërsa në tregun shqiptar operojnë më shumë se 300 kompani greke. Dy vendet po zgjerojnë bashkëpunimin ekonomik përmes investimeve në infrastrukturë, logjistikë, turizëm, teknologji dhe energji, ndërsa aktualisht po zbatohen edhe 20 projekte të përbashkëta me vlerë 25 milionë euro. Këto të

29 339 kompani me kapital 100% të huaj ose të përbashkët janë regjistruar në Shqipëri deri në korrik 2026, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB). Informacioni është bërë publik nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, AIDA. Nga kompanitë e regjistruara, 19 370 janë aktive, ose rreth 66%, duke ruajtur nivele të

Ekonomia shqiptare e mbylli vitin 2025 me një bilanc tregtar më të dobët, pasi rënia e eksporteve ishte shumë më e fortë se tkurrja e importeve. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se eksportet e mallrave zbritën në 346 miliardë lekë, me një rënie prej 6.1% krahasuar me vitin 2024, ndërsa importet arritën në

Agjencia e Inteligjencës Financiare ka evidentuar në raportin e vitit 2025 një skemë të dyshuar të përdorimit të llogarive personale për aktivitet tregtar të paregjistruar, ku përmes depozitimeve të shpeshta, kartave të parapaguara dhe blerjeve online të produkteve luksoze janë qarkulluar rreth 1.9 milion euro. Sipas raportit, shtetasi shqiptar A kishte hapur llogari në bankën

Forumi ekonomik “Beyond Borders”, i mbajtur më 12 maj në Shkup, konfirmoi rritjen e interesit të investitorëve nga Maqedonia e Veriut drejt tregut shqiptar, në një kohë kur marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve po hyjnë në një fazë të re bashkëpunimi rajonal. Në forum morën pjesë përfaqësues institucionesh dhe biznesesh nga të dy vendet, ndërsa

Shqipëria dhe India po përgatiten të formalizojnë një marrëveshje për migracion të rregullt të punëtorëve indianë drejt tregut shqiptar të punës, në një zhvillim që pritet të ndikojë si në sektorin e punësimit, ashtu edhe në atë të turizmit. Deklarata është bërë nga ambasadori i Indisë në Shqipëri, Ravindra Prasad Jaiswal, gjatë një vizite në

Sipas një raporti të publikuar të enjten nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Studimeve Ekonomike të Francës (INSEE), numri i të punësuarve në industrinë automobilistike franceze është ulur ndjeshëm midis vitit 2010 dhe 2023. Punësimi në këtë sektor ra nga 425,500 në 286,800, që përfaqëson një humbje prej afërsisht 139,000 vende pune me kohë të

Viti 2025 ka shënuar një rritje të ndjeshme të interesit për licencim në tregtimin e energjisë elektrike. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, gjatë vitit që lamë pas janë dhënë 14 licenca të reja për ushtrimin e aktivitetit të tregtimit të energjisë, një shifër dukshëm më e lartë krahasuar me vitin 2024, kur