Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shqipëria drejt marrëveshjes për punonjës të huaj edhe me Indinë

22:26 - Prill 18, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqipëria dhe India po përgatiten të formalizojnë një marrëveshje për migracion të rregullt të punëtorëve indianë drejt tregut shqiptar të punës, në një zhvillim që pritet të ndikojë si në sektorin e punësimit, ashtu edhe në atë të turizmit.

Deklarata është bërë nga ambasadori i Indisë në Shqipëri, Ravindra Prasad Jaiswal, gjatë një vizite në Pogradec, ku ai theksoi se bisedimet me Qeverinë shqiptare janë në fazë të avancuar dhe synojnë krijimin e një kuadri të rregullt për lëvizjen e fuqisë punëtore.

Sipas tij, India cilësohet një burim i rëndësishëm i punëtorëve të kualifikuar, ndërsa bizneset shqiptare po i shohin gjithnjë e më shumë ata si potencial për sektorë të ndryshëm ekonomikë. Aktualisht, në Shqipëri janë dhënë rreth 1 mijë e 200 viza pune për shtetas indianë, një shifër që pritet të rritet.

Ambasadori theksoi se po diskutohet një marrëveshje partneriteti që do të garantojë një migracion “të organizuar dhe të kontrolluar”, duke synuar shmangien e problemeve dhe rritjen e transparencës në tregun e punës.

Turizmi indian në rritje

Një tjetër shtyllë e bashkëpunimit mbetet turizmi. Që prej heqjes së vizave në vitin 2020, fluksi i turistëve indianë drejt Shqipërisë është rritur ndjeshëm.

Sipas të dhënave të cituara nga ambasadori, vitin e kaluar kanë vizituar Shqipërinë rreth 30-35 mijë turistë indianë

Në katër muajt e parë të vitit 2025, fluksi është pothuajse dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm

Kjo prirje shihet si një treg i ri me potencial të madh për industrinë shqiptare të turizmit.

Investime dhe bashkëpunim kulturor

Në fushën ekonomike, ambasadori njoftoi se në Shqipëri janë të regjistruara 18 kompani indiane, kryesisht në sektorin minerar, megjithëse aktiviteti i tyre nuk është ende plotësisht i konsoliduar.

Paralelisht, po diskutohet edhe zgjerimi i bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve. Në kuadër të 70-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike, janë planifikuar aktivitete të ndryshme, përfshirë një ekspozitë fotografike për Nënë Terezën, vizita zyrtare nga përfaqësues të qeverisë indiane, sjellja e një trupe kulturore në Shqipëri si dhe aktivitete artistike edhe në qytete si Pogradeci.

Ambasadori nënvizoi se marrëdhëniet Shqipëri-Indi janë ende në fazë zhvillimi, por me një trend të qartë rritjeje si në turizëm, ashtu edhe në punësim dhe investime. Sipas tij, vitet në vijim pritet të sjellin një prani më të dukshme të Indisë në ekonominë shqiptare./Vox News

 

Ekofin Media
Ekofin Media
india indianet kompani marrëveshje shqipëria të huajt
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

gazetar_217:12 - Korrik 20, 20260

Në disa fshatra të Shqipërisë, shtëpitë e vjetra janë kthyer në bujtina. Oborret, dikur të…

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026

Shqipëria, mes shteteve me rritjen më të lartë të trafikut ajror në qershor

13:08 - Korrik 20, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:12 - Korrik 20, 2026

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

15:07 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

13:27 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter