Fatëkeqësia që ka goditur Turqin mëngjesin e sotëm si pasoje e tërmetit shkatërrues, ka sjellë reagimet e zyrtarve më të lartë të Shqipërisë, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjet e viktimave. Shqipëria do të jetë një nga vendet e cila do të ofrojë dhe ajo ndihmën e saj ndaj Turqisë.
Ja mesazhet që kanë përcjellë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, Kryeministri Edi Rama si dhe politikanë të tjerë.
“Thellësisht i trishtuar nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme. Mendimet dhe lutjet tona të sinqerta janë me ata”, shkruan Presidenti Begaj.
“I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi do të niset sot për në Turqi”, shkruan Kryeministri Edi Rama.
Të gjithë jemi të tronditur e hidhëruar nga lajmi për tërmetin shkatërrimtar në disa qytete të Turqisë Juglindore, për mbi pesëqind viktimat që humbën jetën, të lënduarit e të bllokuarit si edhe rrënimin e banesave të shumta. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, ndaj dhimbjen me Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, z. Mustafa Şentop, me familjet e viktimave e të të dëmtuarve dhe popullin turk. Lutemi për ju dhe ju jemi pranë në këto ditë të rënda. Solidaritet, kurajo e forcë për të përballuar pasojat e kësaj goditjeje të natyrës!” – shkruan Lindita Nikolla.
“Tronditje dhe trishtim për qindra viktima dhe mijëra të plagosur që shkaktoi tërmeti shkatërrimtar i këtij mëngjesi, në Turqi dhe Siri. Jemi me zemër dhe mendje pranë familjeve të viktimave, shërim të shpejtë të lënduarve”, shkruan Niko Peleshi në Tëitter
“Lutjet tona shkojnë për viktimat e tërmetit tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë sot duke shkaktuar qindra viktima.
“Në këtë moment të vështirë ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Turqinë në çdo mënyrë që mundemi.”- shkruan Ministrja për Punët e Jashtme dhe për Evopën Olta Xhaçka.
“Sot Tirana u zgjua me lajmin e tërmetit shkatërrues në Turqi. Zemrat dhe mendjet tona shkojnë për të gjithë të prekurit dhe familjet që kanë humbur të dashurit e tyre! Jemi me ju, me kujtimet ende të freskëta nga tragjedia jonë e 26 nëntorit, por edhe me ngrohtësinë e solidaritetit mes dy kombeve tona”, shkruan Erjon Veliaj në facebook