Author: gazetar_1

Nafta i është rikthyer sërish humbjeve në sesionin e sotëm, për shkak të rritjes së infektimeve me Covid-19 në Kinë, që është importuesi më i madh i naftës bruto në botë, dhe shqetësimeve që kanë të bëjnë me ngadalësimin e ekonimisë globale. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 105 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 102 dollarë për fuçi. Shumë qytete në Kinë po vendosin masa kufizuese kundër Covid-19, pasi nënvarianti i ri i Omicron është zbuluar në vend. Në anën tjetër, sanksionet e vendeve perëndimore ndaj Rusisë, për shkak të luftës në…

Read More

Bujqësia shqiptare po tregon një qëndrueshmëri madje duke shënuar dhe rritje të prodhimit dhe eksporteve bujqësor në vend. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se, gjatë këtyre pesë muajve të parë të këtij viti, janë eksportuar 168 mijë tonë produkte bujqësore. Krahasuar me 5-mujorin e parë të vitit 2021, eksportet bujqësore përbënin një rritje me 30.7% të sasisë dhe 28.5% në vlerë. Referuar statistikave eksportet bujqësore gjate pesë mujorit të pare të këtij viti u rritën me 41 milionë euro. Ndërsa struktura e eksporteve është kryesisht bujqësi dhe agroindustri. Sipas MBZHR-së, rritje eksporteve bujqësore ka qenë konstante…

Read More

Në tregun e këmbimit valutor vendas monedha europiane ka humbur pikë të martën në raport me lekun, duke u barazuar për herë të parë me dollarin amerikan. Sot 1 euro është e barabartë me 1 dollarë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit valutor të Bankës së Shqipërisë euro këmbehet me 117.57 lekë, pothuajse në të njëjtën vlerë sa këmbehet dollari me 117.51 lekë. Euro zbriti sot me 0.50 lekë ndërsa dollari amerikan u forcua me 0.79 lekë. Në raport me lekun, pikë kanë humbur sot edhe paundi britanik dhe franga zvicerane. Respektivisht ato këmbehen me 138.94 lekë, 0.49 lekë më pak…

Read More

Bordi i Transparencës ka ndryshuar katër herë çmimin e naftës gjatë kësaj jave. Sipas vendimit më të fundit, të sapopublikuar, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, duke e rritur me pesë lekë për litër nga vendimi i ndjeshëm, ku çmimi ishte ulur në 235 lekë për litër. Në datën 6 korrik, nafta tregtohej me 243 lekë për litër. Ndërsa të hënën, Bordi e rriti çmimin me 9 lekë për litër, duke e çuar në 252 lekë/litër. Sipas vendimit të fundit: ✅Çmimi i shitjes me pakicë…

Read More

Kreditë e marra nuk po shlyhen dot në afat për të dytin muaj rradhazi, një tregues që sinjalizon se tashmë ekonomitë familjare kryesisht, por edhe bizneset po përballen me efektet e para serioze të krizës së çmimeve. Sipas Bankës së Shqipërisë, në maj, treguesi i kredive me probleme arriti në 5.44%, nga 5.42% muajin e mëparshëm, teksa në mars shënonte nivelin më të ulët të viteve të fundit, 5.24%. Rritja e raportit të kredive me probleme vjen pikërisht në kohën kur inflacioni ka kërcyer në shifrat më të larta të viteve të fundit, 7.4% dhe kur Banka e Shqipërisë…

Read More

Në vitin 2021, sasia e qumështit të grumbulluar rezulton rreth 115 mijë tonë. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT-i, sasia e grumbulluar e qumështit të lopës është rreth 94 mijë tonë, sasia e grumbulluar e qumështit të deles është 13 mijë tonë dhe sasia e grumbulluar e qumështit të dhisë është rreth 8 mijë tonë. Krahasuar me vitin 2020, sasia e grumbulluar e qumështit të lopës paraqitet me rënie 7.4 %, ndërsa sasia e grumbulluar e qumështit të deles dhe dhisë paraqitet me rritje përkatësisht me 26.3 % dhe 8 %. Nga sasia gjithsej e qumështit të grumbulluar, rreth…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor apeloi të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë normat e qarkullimit rrugor. DPSHTRR bëri të ditur se nëse drejtuesi i mjetit humbet të gjitha pikët, do të rikthehet në autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë duhet të rifitojë patentën. Patenta, sipas DPSHTRR-së, rifitohet vetëm nëse drejtuesi i mjetit ka 3 ose më pak gabime në pyetësorin me 30 fjali, si edhe nëse kalon në testin e praktikës. Sipas DPSHTRR-së, sot ishte hera e dytë e testimit për norma sjellje, për ata shkelës të rëndë të rregullave të qarkullimit që me…

Read More

Norma e inflacionit arriti një nivel historik, 7.4 % në muajin qershor. Kjo pasi invazioni rus në Ukrainë, por edhe kriza energjetike në tregjet botërore ka përshpejtuar rritjen e çmimeve. INSTAT publikoi sot Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK), në muajin qershor 2022. Sipas INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin qershor 2022 është 7,4 %, një vit më pare ky ndryshim ishte 1,6 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin qershor 2022, krahasuar me maj 2022 është -0,1 %. Referuar INSTAT-it, rritja vjetore e çmimeve në muajin qershor është ndikuar kryesisht…

Read More

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu prezantoi sot përpara deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë raportin vjetor të veprimtarisë së KLSH-së për vitin 2021. Gjatë fjalës së tij, Shehu paraqiti performancën e punës së institucionit duke e vënë theksin tek vëmendja që i është kushtuar aktivitetit auditues dhe jo vetëm, duke kontribuar në rritjen e besimit tek institucioni, për rolin e tij në rritjen e përgjegjshmërisë në menaxhimin e fondeve publike, si dhe rritjen e transparencës ndaj taksapaguesve shqiptarë. “Edhe për këtë vit raportues, puna audituese është përqendruar kryesisht në fushat për të cilat Kontrolli i Lartë i…

Read More

Bajpasi i Vlorës, aksi i ri panoramik që lehtëson qarkullimin e automjeteve gjatë pikut të sezonit, do të hapet përfundimisht sot. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë një interpelance në Kuvend. Ministrja Balluku gjatë inspektimeve të kësaj vepre ka bërë të ditur se bajpasi i Vlorës është ndërtuar me standardet më të mira dhe parametrat më të lartë të sigurisë. Rruga lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë, duke ndikuar edhe në lehtësimin e fermerëve, për daljen më shpejt në tregje, të prodhimit bujqësor dhe nxitjen e agroturizmit. Rruga e re…

Read More