Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    HelloSafe: Shqipëria, destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025

    Maj 16, 2025

    Pse brokoli është një nga perimet më të shëndetshme që mund të hani

    Maj 16, 2025

    Coinbase, sulmet kibernetike mund të sjellin deri në 400 milionë dollarë humbje

    Maj 16, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Rriten edhe më tej çmimet, inflacioni kërcen në 7.4%

    Korrik 8, 2022 Ekonomi
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Norma e inflacionit arriti një nivel historik, 7.4 % në muajin qershor. Kjo pasi invazioni rus në Ukrainë, por edhe kriza energjetike në tregjet botërore ka përshpejtuar rritjen e çmimeve.

    INSTAT publikoi sot Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK), në muajin qershor 2022.

    Sipas INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin qershor 2022 është 7,4 %, një vit më pare ky ndryshim ishte 1,6 %.

    Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin qershor 2022, krahasuar me maj 2022 është -0,1 %.

    Referuar INSTAT-it, rritja vjetore e çmimeve në muajin qershor është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,38 %, pasuar nga grupi “transporti” me 1,53 %.

    Çmimet e grupit “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhënë ndikim me 0,54 %, ndërsa çmimet e grupit “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,28 %.

    INSTAT bën të ditur se çmimet e grupit “hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me 0,25 %, ndërsa çmimet e grupit “pije alkoolike dhe duhan” me 0,23 %.

    Çmimet e grupit “veshje dhe këpucë” kontribuuan me 0,07 %, ndërsa çmimet e grupit “shëndeti” me 0,01 %.

    Krahasuar me muajin qershor 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “transporti” me 26.9 %, pasuar nga grupet “ushqime dhe pije joalkoolike” me 12.6 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 5.6 %, “pije alkoolike dhe duhan” me 4.7 %, “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3.8 %, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2.8 %, “veshje dhe këpucë” me 1.6 %, “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1 %, “komunikimi” dhe “shërbimi arsimor” me 0.6 % secili dhe “shëndeti” me 0.3 %.

    Nga ana tjetër, grupi “argëtim dhe kulturë” u ul me 0.9 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u rritën me me 30.3 %, pasuar nga nëngrupet “bukë dhe drithra” me 19.1 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 18.5 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 14.3 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 10.3 %, “mish” me 9 %, “peshk” 8.6 %, etj.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    çmimet inflacioni instat
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    Maj 16, 2025

    Ku u rritën dhe ku ranë më shumë pagat reale në Evropë në vitin 2024?

    Maj 15, 2025

    Avokati i Popullit ngre alarmin: Mjekë të huaj ushtrojnë profesionin pa licencë në Shqipëri

    Maj 15, 2025
    Komento

    Comments are closed.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    gazetar_1Maj 16, 20250

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot punimet në Tiranë nën logon “New…

    Avokati i Popullit ngre alarmin: Mjekë të huaj ushtrojnë profesionin pa licencë në Shqipëri

    Maj 15, 2025

    Portimet e numrave celularë në vitin 2024 shënuan rënie me 50%

    Maj 15, 2025

    Dështon edhe përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Maj 15, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Maj 16, 2025

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    Maj 15, 2025

    Avokati i Popullit ngre alarmin: Mjekë të huaj ushtrojnë profesionin pa licencë në Shqipëri

    Maj 15, 2025

    Portimet e numrave celularë në vitin 2024 shënuan rënie me 50%

    Të Fundit

    HelloSafe: Shqipëria, destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025

    Maj 16, 2025

    Pse brokoli është një nga perimet më të shëndetshme që mund të hani

    Maj 16, 2025

    Coinbase, sulmet kibernetike mund të sjellin deri në 400 milionë dollarë humbje

    Maj 16, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter