Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Cilat janë përfitimet e kafesë, studimi i fundit hedh dritë mbi efektet e saj

    Qershor 13, 2025

    Revolucioni i inteligjencës artificiale është ndryshimi më i shpejtë teknologjik në histori

    Qershor 13, 2025

    Sa është vlera e Bitcoin krahasuar me kompanitë gjigande në botë?

    Qershor 13, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Raporti i KLSH, Shehu: Shkeljet më të mëdha, administrimi i të ardhurave

    Korrik 7, 2022 Kryesore
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu prezantoi sot përpara deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë raportin vjetor të veprimtarisë së KLSH-së për vitin 2021.

    Gjatë fjalës së tij, Shehu paraqiti performancën e punës së institucionit duke e vënë theksin tek vëmendja që i është kushtuar aktivitetit auditues dhe jo vetëm, duke kontribuar në rritjen e besimit tek institucioni, për rolin e tij në rritjen e përgjegjshmërisë në menaxhimin e fondeve publike, si dhe rritjen e transparencës ndaj taksapaguesve shqiptarë.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    “Edhe për këtë vit raportues, puna audituese është përqendruar kryesisht në fushat për të cilat Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka vlerësuar një nivel të lartë risku, por edhe që vijojnë të shfaqin ndër vite, problematika në lidhje me menaxhimin dhe qëndrueshmërinë e financave publike, të cilat në vlerësimin tonë kërkojnë një vëmendje të shtuar të Kuvendit dhe qeverisë” , tha Shehu.

    Më konkretisht, ai theksoi se janë gjetur parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën prej 19.2 miliardë lekë.

    “Edhe këtë vit, shkeljet më të mëdha me efekte të konsiderueshme në buxhetin e shtetit dhe jo vetëm, lidhen me keqadministrimin e të ardhurave, menaxhimin jo të kujdesshëm në procesin e përdorimit të fondeve publike, keqadministrimit të pronës shtetërore e ndjekur nga paligjshmëritë procedurale dhe ineficiencat në realizimin e procedurave të prokurimit publik, etj, shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 54.8 miliardë lekë, ose afërsisht 452 milionë euro, nga e cila, 11 miliardë lekë, ose 91 milionë euro në fushën e të ardhurave, 43.8 miliardë lekë ose 361 milionë euro, në fushën e shpenzimeve të kryera jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve, si dhe në kushtet e shkeljeve, të disiplinës buxhetore të parashikuara, lidhur me programimin dhe realizimin e shpenzimeve dhe procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor. Bazuar në rezultatet e auditimeve, konstatohet se kjo shkelje e disiplinës financiare është e përhapur kryesisht në procedurat e prokurimit dhe të zbatimit të kontratave”, tha Shehu.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    arben shehu KLSH kuvend raporti shkelje
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Qershor 12, 2025

    Tatimet nisin kontrollet e apartamenteve në AirBnb dhe Booking, verifikime në qershor-shtator

    Qershor 12, 2025
    Komento

    Comments are closed.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    gazetar_2Qershor 12, 20250

    Shqipëria vijon të përballet me një rënie të popullsisë. Sipas të dhënave më të fundit…

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Qershor 12, 2025

    Tatimet nisin kontrollet e apartamenteve në AirBnb dhe Booking, verifikime në qershor-shtator

    Qershor 12, 2025

    Miratohet vendimi/ 10 mijë m2 tokë shtetërore me 1 euro për resortin në Korçë

    Qershor 12, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Qershor 12, 2025

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Qershor 12, 2025

    Tatimet nisin kontrollet e apartamenteve në AirBnb dhe Booking, verifikime në qershor-shtator

    Të Fundit

    Cilat janë përfitimet e kafesë, studimi i fundit hedh dritë mbi efektet e saj

    Qershor 13, 2025

    Revolucioni i inteligjencës artificiale është ndryshimi më i shpejtë teknologjik në histori

    Qershor 13, 2025

    Sa është vlera e Bitcoin krahasuar me kompanitë gjigande në botë?

    Qershor 13, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter