Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inflacioni po tejkalon rritjen e pagave në Evropë: Ku po humbasin më shumë punëtorët?

12:09 - Qershor 8, 2026

Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!

12:03 - Qershor 8, 2026

Inflacioni ngjitet në 3% në maj, transporti dhe qiratë shtyjnë çmimet lart

11:07 - Qershor 8, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Karta GOOL, cfarë ofron produkti që vjen si bashkëpunim mes Bankës Credins dhe FSHF

10:59 - Qershor 8, 2026 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Në kuadër të partneritetit strategjik ndërmjet Credins bank dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, u zhvillua në ambientet e zyrave qendrore të bankës një takim i rëndësishëm mes z.Maltin Korkuti (Drejtori i Përgjithshëm i Credins bank), znj.Monika Milo (zv. Drejtore e Përgjithshme), z. Armand Duka, (President i Federatës Shqiptare të Futbollit) dhe z. Ilir Shulku (Sekretar i Përgjithshëm i FSHF-së). Me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të tjerë të lartë të të dy institucioneve si dhe znj. Irida Huta (Manaxhere për Mastercard Shqipëri) takimi u fokusua në ecurinë e bashkëpunimit mes palëve, i cili e ka nisur këtë rrugëtim në vitit 2024, në mbështetje të futbollit shqiptar, promovimit të vlerave që ai përfaqëson dhe zhvillimit të iniciativave që afrojnë sportin me komunitetin dhe klientët. Të dyja palët ndanë bindjen se ky bashkëpunim ka krijuar vlerë të shtuar jo vetëm për institucionet respektive, por edhe për tifozerinë shqiptare brenda dhe jashtë vendit.

Një nga momentet kulmore të ceremonisë ishte prezantimi zyrtar i kartës së parapaguar “GOOL”, produkti më i ri i zhvilluar në kuadër të partneritetit mes Credins bank dhe Federates Shqiptare të Futbollit. E konceptuar si karta e shqiptarëve, “GOOL” vjen si një produkt inovativ që ndërthur emocionet e futbollit me përfitimet e prokteve bankare, duke krijuar një eksperiencë të re për komunitetin sportdashës si dhe klientët e Credins Mastercard.

Përmes kartës “GOOL”, klientët do të kenë mundësinë të përfitojnë nga një sërë avantazhesh ekskluzive, surprizash dhe benefite të lidhura drejtëpërdrejtë me botën e futbollit dhe jo vetëm. Produkti është ndërtuar mbi filozofinë e krijimit të eksperiencave që shkojnë përtej funksionalitetit tradicional të një kartë bankare, duke sjellë më pranë klientëve emocionin, krenarinë, energjinë dhe frymën kombëtare që bashkon miliona shqiptare rreth kombëtares dhe futbollit shqiptar.

Në fjalën e tij, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armand Duka, vlerësoi bashkëpunimin me Credins bank si një partneritet të suksesshëm që ka sjellë vlera konkrete për të dy institucionet.

“Credins bank është një partner i rëndësishëm dhe i besueshëm i FSHF, duke mbështetur jo vetëm Kombëtaren Shqiptare, por edhe vizionin tonë për zhvillimin e futbollit në Shqipëri. Kur dy institucione serioze ndajnë të njëjtat vlera, rezultatet janë gjithmonë pozitive. Me lançimin e kartës “GOOL”, ne po sjellim një produkt inovativ që lidh edhe më shumë tifozët me Kombëtaren tonë. Kjo kartë nuk është thjesht një mjet financiar modern, por një simbol identiteti, pasioni dhe krenarie kombëtare. Jam i bindur se “GOOL” do të pritet shumë mirë nga tifozët kuqezi, pasi përmes saj ata do të kenë mundësi të ndihen edhe më pranë Kombëtares, duke përfituar benefite dhe eksperienca të dedikuara”.

Nga ana e tij, z.Maltin Korkuti, (Drejtori i Përgjithshëm i Credins bank) theksoi rëndësinë e zhvillimit të produkteve inovative që krijojnë avantazhe të shtuara për klientët dhe njëkohësisht materializojnë partneritete të suksesshme afatgjata.

“Partneriteti me Federatën Shqiptare të Futbollit, e kemi konsideruar gjithmonë si një bashkëpunim institucional të rëndësishëm. Ai ka krijuar mundësinë për të ndërtuar iniciativa konkrete që lidhin pasionin për sportin me komoditetet që krijon sot industria bankare. Karta “GOOL” është një tjetër rezultat i këtij vizioni të përbashkët dhe një produkt që vjen për të krijuar një eksperiencë të re për klientët tanë, duke sjellë më pranë futbollit dhe duke i orjentuar gjithmonë e më shumë në përdorimin e shërbimeve dhe produkteve bankare.”

Lançimi i kartës “GOOL” shënon një tjetër etapë të rëndësishme në këtë rrugëtim të përbashkët, duke konfirmuar angazhimin e Credins bank dhe Federatës Shqiptare të Futbollit për të vazhduar zhvillimin e iniciativave që promovojnë sportin shqiptar, shpërblejnë tifozerinë dhe krijojnë vlerë të qëndrueshme për komunitetin. Kështu në fjalën e saj përshëndetëse znj. Monika Milo (zv. Drejtore e Përgjithshme) u shpreh:

“Për ne është kënaqësi që ky partneritet vijon të konsolidohet si një model bashkëpunimi afatgjatë i ndërtuar mbi qëllime dhe vlera të përbashkëta, duke patur në fokus gjithmonë komunitetin. Përmes mekanizmave të ndryshme si realizimi i aktiviteteve, eventeve, fushatave shpërblyese apo edhe produkteve të dedikuara me benefite, ky bashkëpunim me shumë se biznes është i orjentuar nga ana sociale. Credins bank, do të vazhdojë strategjinë e zhvillimit dhe zgjerimit të partneriteteve të ndryshme që gjenerojnë vlera kultrore, sportive, ekonomike, etj, duke patur si etalon ofrimin cilësor të produkteve bankare për klientët e saj.”

Përgjatë atmosferës së ceremonisë zyrtare vëmendje mori edhe rrugëtimi frymëzues i Kombëtares Shqiptare, një histori e ndërtuar mbi përkushtimin, sfidave të tejkaluara dhe ambicien për ta çuar flamurin kuqezi gjithmonë e më lart. Përveç performancës gjithmonë e në rritje të skuadrës kombëtare të futbollit, u theksua gjithashtu edhe rëndesia e vizionit afatgjatë, bashkëpunimeve me partnerë prestigjiozë, të cilët kontribuojnë në zhvillimin dhe forcimin e futbollit shqiptar, duke e kthyer suksesin në një mision të përbashkët.

Ekofin Media
Ekofin Media
credins bank Federata Shqiptare e Futbollit karta partneritet strategjik
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Zgjerohet rrjeti i internetit me fibër optike, në fund të 2025 zuri 75% të tregut

05:58 - Qershor 8, 2026

Aksionet evropiane të AI-së shpërthejnë në bursa, rritje deri në 2,245% në 2026

10:58 - Qershor 7, 2026

Fondi BESA siguron 7 milionë euro financim nga BSTDB për kreditimin e bizneseve

15:38 - Qershor 5, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!

gazetar_112:03 - Qershor 8, 20260

Në një kohë që protestat në vend kanë hyrë në ditën e 9 të tyre…

Inflacioni ngjitet në 3% në maj, transporti dhe qiratë shtyjnë çmimet lart

11:07 - Qershor 8, 2026

Për herë të parë pas shumë vitesh, bien çmimet e banesave në qendër dhe periferi të Tiranës

08:51 - Qershor 8, 2026

Vit zgjedhor, 45.6% e buxhetit të bashkive në 2025 u shpenzua për paga dhe sigurime

06:04 - Qershor 8, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:03 - Qershor 8, 2026

Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!

11:07 - Qershor 8, 2026

Inflacioni ngjitet në 3% në maj, transporti dhe qiratë shtyjnë çmimet lart

08:51 - Qershor 8, 2026

Për herë të parë pas shumë vitesh, bien çmimet e banesave në qendër dhe periferi të Tiranës

Inflacioni po tejkalon rritjen e pagave në Evropë: Ku po humbasin më shumë punëtorët?

12:09 - Qershor 8, 2026

Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!

12:03 - Qershor 8, 2026

Inflacioni ngjitet në 3% në maj, transporti dhe qiratë shtyjnë çmimet lart

11:07 - Qershor 8, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter