Author: gazetar_1

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, parashikon që nga sezoni i ri i korrjeve të përfitohen 225 mijë tonë grurë, që mbulon 50% të nevojës së tregut vendas, kryesisht në zonat rurale, ndërsa industria e blojes vijon të furnizohet me grurë nga importi. Në kushtet e tkurrjes së prodhimit të grurit shkaktuar nga kufizimet e eksporteve nga lufta Rusi-Ukrainë dhe temperaturat ekstreme të të nxehtit që po dëmtojnë të korrat, MBZHR synon të zhvillojë strategji të reja, krahas naftës falas dhe mbështetjes nga skemat, të cilat do t’u vijnë më shumë në ndihmë fermerëve për zgjerimin e prodhimit vendas të…

Read More

Numri i ndërmarrjeve eksportuese në vitin 2021 u rrit me 8,8 % duke arritur në 3.184, krahasuar me vitin 2020. INSTAT publikoi së fundmi raportin mbi tregtinë e jashtme dhe ndërmarrjet, sipas të cilit, ndërmarrjet që operojnë në industri dominojnë ndërmarrjet eksportuese. Referuar të dhënave, këto ndërmarrje kryejnë 83 % të vlerës së eksporteve, duke u rritur me 41,1%, krahasuar me vitin 2020. Ndërsa ndërmarrjet që operojnë në tregti dominojnë ndërmarrjet importuese në vitin 2021, duke kryer edhe 56 % të vlerë së importeve. Referuar tregesve të raportit të INSTAT-it, në 2021-shin më shumë se gjysmën e eksporteve e kryejnë…

Read More

Rruga e sapopërfunduar e Lumit të Vlorës jo vetëm shkurton distancën për të shkuar në bregdetin e Jonit, por ofron edhe një udhëtim spektakolar përmes luginave e peizazheve të saj të mrekullueshme. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kjo rrugë, e cila lidh zonën e lumit me bregun e detit në Qeparo, Borsh e Himarë. “Mirëmëngjes dhe me një tjetër vepër të sapopërfunduar të infrastrukturës sonë kombëtare, rrugën e Lumit të Vlorës, e cila jo vetëm shkurton distancën për të shkuar në bregdetin e Jonit nga më shumë se dy orë në më pak se një…

Read More

Me afrimin e pikut të sezonit turistik është rritur edhe fluksi i turistëve, në portin e Durrësit. Stafi i degës doganore të Durrësit me një angazhim të shtuar dhe performancë në nivele të larta të çdo doganieri, është i gatshëm 24/7, sidomos në pritjen dhe kontrollin e pasagjerëve, por dhe bizneseve që eksportojnë dhe importojnë mallra. Gjatë muajit qershor sipas statistikave të Autoritetit Portual Durrës ka pasur rritje të numrit të udhëtarëve që kanë përdorur portin për të udhëtuar jashtë vendit apo për të hyrë në vendin tonë. Sipas APD 43, 839 qytetarë kanë udhëtuar nëpërmjet linjave të trageteve të…

Read More

Sipas Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, këtë vit regjistrohen rreth 15.500  fermerë që kanë përfituar naftë falas në sektorin bujqësor. Për t’i shtyrë fermerët që të punojnë tokat, të vijojnë prodhimin dhe me qëllimin e reduktimit të kostove, qeveria vendosi në fillim 900 milionë lekë në dispozicion për këtë zë dhe më pas implementoi edhe 500 milion lekë të tjera duke e çuar mbështetjen në 1.4 miliardë lekë. Ndërkohë, burime zyrtare nga qeveria bëjnë me dije, se një paketë tjetër mbështetje për përgatitet për këtë sektor dhe së shpejti do të implementohen edhe 500 milionë lekë të tjera në…

Read More

Projekti për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, i integruar me projektin e hekurudhës Durrës-Prishtinë dhe portin e thatë në Prishtinë, përveç rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve pritet të kthejë Durrësin në një nga portat strategjike të ekonomisë së Mesdheut. Kompania prestigjioze holandeze “Royal HaskoningDHV”, e cila është e specializuar në veprat inxhinierike ndërkombëtare duke ofruar shërbime konsulence dhe menaxhim të projekteve, ka reaguar në twitter sa i përket portit të ri të Porto Romanos dhe portit të thatë në Prishtinë që pritet të ndërtohen. Pas prezantimit që kompania u ka bërë qeverive të Tiranës dhe Prishtinës…

Read More

Në tre muajt e ardhshëm, qeveria shqiptare do të emetojë rreth 84 miliardë lekë bono dhe obligacione. Referuar kalendarit të publikuar nga Ministria e Financave, në muajin korrik janë planifikuar të zhvillohen 7 ankande bonosh dhe obligacionesh 3, 6 dhe 12 mujore. Po ashtu janë planifikuar të emetohen obligacione 10 vjeçare si dhe të bëhet rihapje obligacionesh 5 vjeçare. Në total, për muajin korrik vlera e ankandeve arrin në 24.5 miliardë lekë. Në gusht janë planifikuar 6 ankande me një vlerë totale 30 miliardë lekë ndërsa në shtator 8 ankande me një vlerë totale 29.4 miliardë lekë. Krahas këtyre ankandeve,…

Read More

Kredia e re për bizneset e sektorit privat në pesë muaj e parë të këtij viti, arriti vlerën 72.2 miliardë lekë, në rritje me 39% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, huadhënia nga bankat tregtare për biznesin paraqitet në rritje, si për nevojat afatshkurtra për kapital qarkullues, ashtu edhe për investime në makineri, teknologji etj. Sipas BSH-së, trendi në rritje i kreditimit është nxitur nga rritja e volumit të aktivitetit dhe rritja e inflacionit, por edhe nga vijimësia e zgjerimit të investimeve. Referuar statistikave, gjatë këtij 5-mujori, kredia ka shënuar…

Read More

Bordi i Transparencës në mbledhjen e fundit ka ulur sërish çmimet e karburanteve në vend. Nafta do të tregtohet me 6 lekë më pak për litër, ndërsa çmimi i benzinës do të jetë 235 lekë litri ose 7 lekë më pak se sa ishte më parë. Një ulje e lehtë është edhe për gazin. Një litër gaz do të tregtohet me 81 lekë nga 83 lekë. Njoftimi i plotë Bordi i Transparencës në datë 1 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë…

Read More

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj, deklaroi sot se, në Shqipëri janë mbështetur të gjitha shtresat. Në fjalën e tij në Kuvend gjatë diskutimeve mbi Aktin Normativ për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi. Ahmetaj foli për subvencionet dhe kompensimet që ka bërë qeveria këto 3 vite krize, në 3 kriza të ndryshme. “E para, është marrë me qytetarët që kanë humbur shtëpitë. Një filozofi e drejtpërdrejtë sociale subvencionuese, shtëpi falas, grante për të rindërtuar apo për të meremetuar shtëpitë. E paprecedentë nga ana sociale. E paprecedentë në asnjë vend. Asnjë vend s’e ka bërë, kanë dhënë kredi dhe kreditë kanë…

Read More